Rrëfimi prekës i vajzës italiane: Në Bergamo dëgjon vetëm kambana morti, im atë vdiq si qen

21 Mars 2020, 08:26Bota TEMA

Italia është një nga shtetet që po e vuan më shumë situatën e shkaktuar nga CoVid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 5 mijë të prekur nga koronavirusi, ndërsa kanë humbur jetën 627 persona.

Një vajzë e cila quhet Roberta Zaninoni, ka rrëfyer eksperiencën e hidhur të vdekjes së babait të saj për shkak të koronavirusit.

 “Nuk ishte e drejtë që im atë të vdiste kështu. Po vdesin të gjithë si qen, si derra. Akoma sot njerëzit thonë që ishin të vjetër, ishin të sëmurë; ishte im atë, nuk ishte i vjetër dhe nuk ishte i sëmurë”, shprehet me dënesë Roberta Zaninoni, e bija e Giuseppe-s, vdekur në Alzano, Lombardi, nga koronavirusi.

Në intervistë për gazetën italiane La Repubblica, ajo pohon se kjo po i ndodh edhe shumë personave të tjerë në zonën e Bergamos.

Në Val Seriana“, tregon Roberta, tashmë dëgjohen vetëm sirenat e ambulancave dhe këmbanat që bien për mort”.

 Ndoshta njerëzit që nuk jetojnë këtu nuk e kuptojnë, por këtu tek ne po vdesim sikur të ishim në luftë. U bëj më shumë se 10 ngushëllime në ditë miqve dhe të njohurve në Facebook. Agjencitë funerale janë të detyruara të mbledhin arkivolët. Për tim atë duhet të presim të paktën tre javë para se ta djegim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje