Donald Trump: Trajtimi i Covid 19 mund të bëhet me ilaçet kundër malaries dhe ebolës

20 Mars 2020, 22:38Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se terapitë antivirale të përdorura për trajtimin e malaries dhe Ebolësjanë në mesin e ilaçeve që mund të vihen në dispozicion për trajtim të mundshëm të personave të infektuar me virusin COVID-19.

Por zyrtarët paralajmëruan se përdorimi i gjerë i këtyre ilaçeve është ende larg. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara sjellë hollësitë.

Një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar malarien, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, është përmendur si opsion nga Presidenti Trump për trajtimin e koronavirusit. Të enjten ai tha se klorokinaose hidroksilklorina,mund të jetë një trajtim i mundshëm premtues për virusin COVID-19.

“E mira e këtyre ilaçeve është se ato janë përdorur për një kohë të gjatë, kështu që ne e dimë që nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ato nuk do të vrasin askënd”, tha Presidenti Trump.

Muajin e kaluar, një ekspert francez i sëmundjeve infektive mbështeti idenë e përdorimit të klorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19, duke u bazuar në një studim të fundit kinez. Rezultatet fillestare janë premtuese, tha David Gortler, një ish-zyrtar mjekësor i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve.

“Edhe pse ne me të vërtetë nuk e kuptojmë mekanizmin eveprimit, kombinimi i plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën po tregon rezultate premtuese”, tha ai.

Edhe ilaçi për trajtimin e ebolës, remdesivir u përmend nga Presidenti Trump si një mundësi tjetër trajtimi, duke theksuar se administrata e tij po heq barrierat për të përfunduar sa më shpejtë këtolloje trajtimi.

Por Komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn, theksoi se nevojiten prova të mëtejshme.

“Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një prove klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbipërdorimin e tyre”, tha ai.

Të enjten, Presidenti Trump zhvilloi një video-konferencë nga selia Qendrore eAgjencisë së Menaxhimit të Emergjencave me guvernatorët e shteteve.Të 50 shtetet amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirus, dhe disaprej tyre po përballen me një krizë të paparë të shëndetit publik.

3 komente në “Donald Trump: Trajtimi i Covid 19 mund të bëhet me ilaçet kundër malaries dhe ebolës”

  1. Kim été says:

    Mission impossible. Të mbyllen të gjitha hotelet.{sa më parë}

  2. Taras Bulba says:

    Ky koktuli me lesh sqetulle se ka kuptuar akoma se cdo heqi amerika me kete president ne keto kohe kaq te veshtira , sec dreqin deshin amerikanet me zgjedhjen e ketij vetem nje zot ne qiell e kupton . Ky dhe ai dallkauku anglez , ai te pakten e kuptoi gafen dhe nderoi rruge , se sa shpejt , do ta tregoje koha ….ndoshta dhe per anglezet eshte teper vone .
    Kurse ky vazhdone llap , e pa qe sberi gme me blerjen e kompanise gjermane cure vac , qe specifikohet ne analiza dhe studime te cilesise se larte dhe tani e hodhi ne premtime dhe demagogji , po nje konsulent te prokopise nuk e ka ??? Ti thote zoti president nuk eshte koha per bla blab bla , po per masa drastike . Cte thuash ……cdo hedhesh , do presesh eshte jeta sot …..deshin Trump ,mbajeni…….

  3. pjeter says:

    Kurse Gjermanet,kane ecur perpara,kane zbuar nepermjet 3D,strukturen qe perdor virusi per tu replikuar.Kjo eshte rruha me e afert per prodhimin e nje molekule qe te bllokoje shumimin e virusit.Nje artikull tek “La Repubblica” ne Itali.

    https://www.repubblica.it/salute/medicina-e-ricerca/2020/03/20/news/_coronavirus_come_un_cristallo_gli_scienziati_studiano_un_nuovo_inibitore-251810368/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje