Zyrtare: Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri

20 Mars 2020, 21:36Bota TEMA
Zyrtare: Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në

Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Koronavirusi në Shqipëri.

Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.

Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri.

Ndërkohë, kryeministri Rama thotë se konfirmohet negativ edhe një pacient tjetër i prekur nga koronavirusi.

Edi Rama:  TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO

? KONFIRMOHET NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR?

? MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV”

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konfirmoi lajmin për dy raste, por apeloi për kujdes pasi numri i të prekurve por ritet dhe katër persona janë terapi intensive.

Postimi i Manastirliut:

Lajm i mirë??

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv??

Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️

Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje