Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka inspektuar nga afër punën e Forcave të Armatosura, që kanë zbritur sot në terren për të parë nëse qytetarët respektojnë masat e qeverisë kundër COVID-19.
Në një intervistë për News24 nga terreni, dhënë për gazetarin Osman Stafa, ministrja Xhaçka tha se ushtria dhe policia do të përdorin të gjithë autoritetin, në momentin që qytetarët nuk zbatojnë urdhrat e qeverisë.
“Duke qenë se jemi në situatë të jashtëzakonshme, jemi të mobilizuar me të gjithë forcat tona. Jemi në terren në disa frone, për të ndihmuar policinë, por edhe për të bërë kontrolle.
Të gjitha forcat e ushtrisë dhe policisë janë të mobolizuara për t’u siguruar që masat po respektohen, sepse kjo është gjëja e duhur në çdo luftë. Në çdo luftë luftohet për të garantuar të drejtën e jetës dhe gjithë të drejtat e tjera që duhet të gëzojmë për të shijuar jetën.
Është një situatë e paprecedentë. Ushtria është e angazhuar në gjithë Shqipërinë, duke u përfshirë në një operacion humanitar të shpërndarjes së ndihmave. Sot ishim pranë familjeve që po vuajnë Akoma pasojat e tërmetit.
Qytetarët duhet të respektojnë masat e marra, të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë distancën, të marrin të gjitha masat mbrojtëse, sepse vetëm kështu mund të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të të tjerëve”, tha Xhaçka.
Sigurisht që do reagojnë, sepse bëhet fjalë për sigurinë, për jetën e shumë qytetarëve të këtij vendi. Nga tani e tutje do të marrim të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë i respektojnë masat. Ushtria, sa i takon, do bëjë gjithçka për t’u siguruar që masat zbatohen.
Kur do të përdoret uji me presion dhe gazi lotsjellës?
Ne kemi disa masa, kemi thënë që pas orës 13:00 asnjë qytetar nuk duhet të jetë në rrugë. Ka disa gjoba, sanksione, dhe patjetër për ata që nuk i resektojnë do të tregohet gjithë autoriteti i policisë dhe ushtrisë.
Do të sigurojmë të drejtën për të jetuar të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.
Shteti i ndyre shqiptare gjithmone me hipokrizine e tij ka sulmuar e vrare dhe prere vetem shqiptare. Qe nga krijimi i tij ne 1912.Kjo kurve forcen e ushtrise tja tregoj armiqeve te saj e jo popullit te pafajshem. I cili ka dite i burgosur dhe i uritur. Ku ishte kjo ushtri vjet kur greket thyen kufirin dhe brohororisnin vdekje shqiptareve? Kur po varrosnin terroristin Kacifa.Ku ishte kjo kurve e ndyre qe sot kapardiset me gjoksin e saj te stermadh?Qe sot kercenon shqiptaret.
Sot janë mbyllur 70 milionë njerëz në USA…….
O popull budalla merrni vesh se do perfundoni si italia nuk duhet me levizur fare. Rrini ne shtepi
O vlora.vlora! Po kete kerkoja coronavirusit 19 se ai ta ka marre jo vetem lirite dhe te drejtat e tua, por do te marre dhe jeten e do shkoshe ne qyteten e Babices pa njerez te aferm te tute; do te çojne vetem dy veta me makine te sherbimit funeral. Te ka ngele pak mendje apo e ke derguar te gjithe ne Qafe qysh sot? Apo deshe e thé dhe ti nje llaf se paske nje cope tastjere!
Nuk e kuptoj pse gjithmone shani. Zbatoni rregullat qe te mos katandisemi si Italia.Me vjen keq per popullin Italian dhe per shqiptare qe jetojne aty.