Italianët të sigurt: “Bomba” e tragjedisë së Bergamos shpërtheu në “ndeshjen zero”, COVID-19 e sollën tifozët e huaj

21 Mars 2020, 18:26Sport TEMA

Futbolli bashkon njerëzit, por në natën e 19 shkurtit në Milano, do të kishte qenë më mirë që të mos e kishte bërë një gjë të tillë.

Në Itali pretendojnë se aty nisi katastrofa për krahinën e Lombardisë, që shënon mijëra të vdekur si pasojë e koronavirusit, një infeksion i shpërndarë me shpejtësi falë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Atalantës dhe Valencias që u luajt në “San Siro”.

43 mijë tifozë italianë, rreth 1/3 e popullsisë së Bergamos, kishte udhëtuar drejt Milanos, i madh e i vogël me kuptimin e plotë të fjalës, pasi askush nuk dëshironte të humbte atë mundësi të artë për të parë ekipin në një skenë të tillë. Stadiumi u mbysh plot, por më parë ishin mbushur metrotë e Milanos, ku iu bashkuan edhe spanjollët.

Sipas mediave italiane dhe disa burimeve të Mbrojtjes Civile, virusi ka ardhur pikërisht nga spanjollët, pasi ishte shfaqur në jugun e Spanjës disa ditë më pare dhe shumë mbështetës të Valencias shfaqën simptomat që të nesërmen.

Kjo gjë do të ishte e pamundur nëse do të kishin rënë në kontakt me virusin në Itali. Përzierja e tifozëve spanjollë me ata italainë dhe festat e përbashkëta me birrat që kalonin dorë më dorë para fillimit të sfidës, ishte një prej “bombave” që bëri të shpërthente e përhapej me shpejtësi virusi mes turmës, ku shumë njerëz njëkohësisht e kontaktuan dhe u kthyen në vatra infeksioni për të gjithë zonën.

Një natë feste për bergamaskët, por që u kthye në makth, pasi me radhë në shtëpitë e shumë prej tyre nisi edhe shpërndarja e një njolle vdekjeprurëse që ka gjunjëzuar plotësisht veriun e Italisë dhe e ka kthyer tashmë në epiqendrën e koronavirusit në të gjithë rruzullin tokësor.

4 komente në “Italianët të sigurt: “Bomba” e tragjedisë së Bergamos shpërtheu në “ndeshjen zero”, COVID-19 e sollën tifozët e huaj”

  1. kikua says:

    Dhe futbolli qe grin parate me te medha te botes duke lene ne vuajtje njerez te tjere e “te medhenjte” as duan ta prishin terezine qe tu japin ndonje leke me teper mjekeve, , po shkaterron dhe jete direkte tani ; Mbylleni kete sport qe ha para ne kurriz te qytetareve!

    1. ca po thua says:

      Gomar, jo po te zhdukim makinat sepse ndodhin aksidente. IDIOT!

  2. Baton DR says:

    Hm….po derby i famshëm i lagjeve të katunit të Tironës…..
    Pastaj po pranvera e Presidentit me 2 mars…po kongresi i PS me patjetër
    Do shkartisen letrat të gjitha po ça vlere do ket thuj

  3. olti says:

    Futuni ne karantine o pepino llafazane, ngelet duke ua hedhur fajin te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje