Mesazhi domethënës i Ronaldos kundra COVID-19: Nëse ëndërron të luash për miliona njerëz, ky është momenti

21 Mars 2020, 17:27Sport TEMA

E gjithë bota është e përfshirë në luftën kundër Koronavirusit, i cili sa vjen e bëhet më rrezikues. Europa, dhe sidomos Italia janë duke u përballur me fuqinë e COVID-19, teksa ende njerëzimi nuk ka mjetet e duhura për ta luftuar.

E vetmja armë në favor duket se është higjiena dhe të qëndruarit në shtëpi.

Pikërisht, mbi faktin e qëndrimit në shtëpi, i cili për disa persona si në Shqipëri ashtu edhe në Europë, nuk është marrë seriozisht, vjen një mesazh mjaft domethënës nga Kristiano Ronaldo.

Luzitani ka mjaft ndjekës dhe ka kërkuar të ndërgjegjësojë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku theksin e ve pikërisht te qëndrimi në shtëpi.

“Nëse ndonjëherë keni ëndërruar të luani për miliona njerëz në botë, atëher kjo është mundësia juaj. Luani në shtëpi, luani për botën”, ishin fjalët e Ronaldos me një mesazh të fortë e mjaft të rëndësishëm.

1 komente në “Mesazhi domethënës i Ronaldos kundra COVID-19: Nëse ëndërron të luash për miliona njerëz, ky është momenti”

  1. kikua says:

    Ky eshte filozof me kater klase fillore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje