VIDEO-SKANDAL: Shqipëria në izolim, por Tirana bën stërvitje në stadium

20 Mars 2020, 18:10Sport TEMA

Ditën e sotme, qeveria ka vendosur të ashpërsojë masat, për të garantuar vetëizolimim e njerëzve, duke nxjerr edhe ushtrinë. Ndërkohë, janë vendosur vetëm disa orare për të shkuar, ose dalë nga puna, duke hequr çdo mundësi për të dalë rrugëve.

Madje, është e ndaluar edhe të dalin njerëzit të shoqëruar.

Trajnerët dhe futbollistët janë të shqetësuar, pasi nuk do jenë në gjëndje të mirë fizike, kur kampionati mund të rifillojë. Por, kjo duket se nuk vlen për klubin e Tiranës.

Në redaksinë e “Vipsport” kanë ardhur foto dhe video, ku vërehen se futbollistët e Tiranës bëjnë stërvitje sëbashku në stadium.

ërehen që janë në grumbull dhe kundër çdo rregulli të vendosur. Video është bërë mesditën e sotme.

Në një kohë vetëizolimi total, me masa tejet të ashpra, duket sikur kjo nuk ka mjaftuar për lojtarët e ekipit që kryesojnë renditjen, duke e bërë një gjë të tillë pikërisht në një stadium në mes të kryeqytetit dhe duke thyer në mënyrë të hapur të gjitha rregullat.

3 komente në “VIDEO-SKANDAL: Shqipëria në izolim, por Tirana bën stërvitje në stadium”

  1. dashamiresi says:

    Pse nuk i arrestojne?!

  2. Izolim shembullor says:

    Tu mbyllen dyert e stadiumit dhe te rrine brenda per 15 dite. Le te behet stadiumi shtepia e tyre per dy jave. Shteti tu hedhe nje thes me ushqime nga ajri per ditet qe vijne.

  3. florent says:

    Lejini keto idiote ne spital pa trajtim pasi te kontaminohen dhe atehere do ta kuptojn njerez pa llogjike e pa shkollim vetem topit fin ti bien pour dhe atit me zor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje