Memushaj: Nëse na thonë të qëndrojmë në shtëpi, atëherë kështu duhet të bëjmë. E kemi detyrë

20 Mars 2020, 12:39Sport TEMA

Kampionatet e të gjithë niveleve në Itali janë ndërprerë teksa tashmë futbollistët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe pse kjo dot;iu kushtojë shumë në aspektin e anës fizike.

Megjithatë, kauza është e madh ndaj në një intervistë të fundit, mesfushori i kombëtares e Peskarës, Ledian Memushaj fton njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të zabtojnë detyrën e vetme që iu kërkohet.

“Duhet të respektojmë rregullat. Nëse na kërkojnë të qëndrojmë në shtëpi, atëherë duhet të qëndrojmë në shtëpi. Unë jam shumë besnik i kësaj sjellje. Në këtë fazë, është e rëndësishme që secili qytetar të bëjë sa më pak dëm që të mundet. Kush e kishte menduar që do gjendeshim në mesin e kësaj pandemie?”.

Kampionati ? “Është normale që mendja të shkon te rifillimi i kampionatit, te rikthimi në normalitet. Objektivi jonë është të rinisim kampionatin dhe jemi të gatshëm të luajmë deri në verë. Ishte një vendim i drejtë ai për të shtyrë Europianin.

Do të ishte një krim të mos llogaritej fare kampionati, në respekt edhe të shumë klubeve si përshembull, Benevento, që ka bërë shumë dhe meriton ngjitjen në Serinë A”, u shpreh Memushaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje