“Dikush ka më shumë nevojë”, gjesti i bukur i skuadrës së Ronaldos me tamponët

19 Mars 2020, 12:45Sport TEMA

Një gjest i bukur nga skuadra spanjolle e Valadolidit, që ka presidenti Ronaldo “Fenomenin”. Në Spanjë, situata e emergjencës nga Koronavirusi po përkeqësohet nga dita në ditë dhe qeveria ka vendosur të mbyllë çdo aktivitet, ku pjesëmarrja e njerëzve është e madhe, sepse kështu rrezikohet infektimi masiv.

Numri i viktimave është rritur menjëherë në Spanjë, ku lajmi i gjestit të Real Valadolidit ka bërë bujë. Drejtuesit e kësaj skuadre vendosën të refuzojnë tamponët e vënë në dispozicion nga Federata Spanjolle e Futbollit, duke u dhënë një mundësi atyre që kanë më shumë nevojë për to.

“Nuk i kemi pranuar tamponët për arsye mjekësore dhe sociale. Asnjë futbollist i skuadrës sonë nuk ka shfaqur simptoma dhe kemi menduar se dikush tjetër ka nevojë shumë më shumë se ne. Këta janë personat, të cilëve u duhet dhënë prioritet në këtë moment shumë të vështirë”, – shkruhet në njoftimin e publikuar na faqen zyrtare të klubit të drejtuar nga Ronaldo. Një gjest që është përshëndetur nga të gjithë në Spanjë dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje