Fabregas “çmendet” në karantinë, bërtet në ballkon: “Mirëmëngjesi fqinj!" Merr përgjigjen: “Ik q**u!”

18 Mars 2020, 19:47Sport TEMA

Cesc Fabregas vërtetoi se shpirtrat njerëzorë janë fort të trazuar gjatë karantinës së këtyre ditëve, për shkak të “Coronavirus”, teksa rikrijoi shkëlqyeshëm një skenë nga filmi i Eddie Murphy, “Coming to America”.

Spanjolli mbetet i ngujuar në banesën e tij në Monako, pasi infeksioni i rrezikshëm vazhdon të përhapet globalisht. Pas ditës së katër të izolimit, ish-lojtari i Barcelonës, Chelsea dhe Arsenali ka filluar të mërzitet.

Fabregas, i cili kohët e fundit tregoi një video të tij, duke luajtur (bërë shaka) me Willy Caballero, doli në ballkonin e shtëpisë dhe bërtiti me të madhe: “Mirëmëngjesi, fqinjët e mi!” Njëri prej fqinjëve iu përgjigjet me zë, sa për t’u kuptuar edhe në video: “Hej! “Ik q**u!”

Me pamje nga porti mahnitës i Monakos, Fabregas reagon me të njëjtën monedhë: “Po! Po! Ik q**u edhe ti!” Krahas klipit, i cili imiton një skenë nga filmi kult i vitit 1988, ai postoi në rrjetet sociale: “Dita 4 e izolimit dhe njerëzit po bëhen vërtet të tensionuar këtu…”

Ndjekësit e tij në rrjetet sociale e panë si qesharake këtë situatë në mes të pandemisë, por vlerësuan Fabregas që ktheu një buzëqeshje në fytyrat e tyre. Një tifoz i Arsenalit tha: “Ky gjithmonë do të jetë kapiteni im”. Një tjetër shtoi: “Për sa kohë që Cesc vazhdon të postojë, mërzitja do të lehtësohet”. Një i treti nënvizoi: “Ky e kthen futbollistin në një komedian”.

Day 4 of isolation and people are getting really tense up here… ? #CoronaVirus #YoMeQuedoEnCasa ?? pic.twitter.com/oK0i6YK6Qk

— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) March 17, 2020

1 komente në “Fabregas “çmendet” në karantinë, bërtet në ballkon: “Mirëmëngjesi fqinj!” Merr përgjigjen: “Ik q**u!””

  1. Fuck you ,you looser says:

    Fuck you too ,you tosaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje