Gjest humanitar! Igli Tare, merr në shtëpinë e tij lojtarin shqiptar Dean Liço

18 Mars 2020, 19:00Sport TEMA

Igli Tare tregon edhe njëherë madhështinë e tij, jo vetëm si drejtor sportiv me vlera të mëdha, por edhe një njeri me shumë virtyte. Kështu sipas asaj që raporton “Sporti sipas Bakut”, Tare ka strehuar në shtëpi Dean Liçon.

Bëhet fjalë për talentin që deri para pak muajsh po stërvitej te Skënderbeu.

Duke pritur përgjigjen e dokumentave për të kaluar te Peruxhia, erdhi edhe oferta nga Igli Tare për t’u transferuar tek të rinjtë e Lacios, që nuk mund të refuzohej nga Liço.

Në këto kohë të vështira dhe kur kampionati tek të rinjtë është mbyllur në Itali, ashtu si edhe në të gjitha nivelet e tjera, gjen strehimin në shtëpinë e Tares.

1 komente në “Gjest humanitar! Igli Tare, merr në shtëpinë e tij lojtarin shqiptar Dean Liço”

  1. Tironci says:

    Bravo Igli, cun i mire ke qene qe i vogel dhe ashtu mbete. Kjo eshte edukata familjare kur jane edhe prinderit e mire.
    Uroj tja kalosh sa me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje