‘Pas Stambollit vjen Athina’, Milani mesazh për situatën që po kalon Italia: Lufta e sotme na bën më të fortë nesër

19 Mars 2020, 12:10Sport TEMA

Klubi i Milanit ka dashur të japë një masazh të veçantë për situatën e vështirë që po kalon Italia në lidhje me koronavirusin.

Kjo pandemi vetëm ditën e djeshme i mori jetën 475 personave përtej Adriatikut dhe për t’i dhënë sadopak shpresë popullit Milan ka publikuar një foto me një mesazh inkurajues.

Në foton e publikuar lexohet: “Çdo gjë do të shkojë mirë, pas Stambollit vjen Athina.” – Milani këtu i referohet finales së Champions League të humbur kundër Liverpool në 2005 të luajtur në Stamboll.

Një ndeshje ku kuqezinjtë po fitonin 3-0 pjesën e parë, ndërsa e humbën në goditjen e 11 metërshave.

Gjithsesi në 2007 ‘djalli’ arriti të hakmerrej pasi në finalen e Athinës mposhti 1-0 Liverpool-in. Sakaq në diçiturën e fotos Milan shkruan: ‘Lufta e sotme na bën më të fortë nesër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje