Presidenti i Fiorentinës tregon gjendjen e të prekurve në klub nga Koronavirusi: Tre i kemi në spital

19 Mars 2020, 13:09Sport TEMA

Italia po kalon kohë të tmerrshme teksa Koronavirusi ka mbërthyer vendin dhe në çdo ditë regjistrohen një numër i madh të infektuarish dhe viktimash.

Secili po lufton në mënyrën e tij për të ndalur virusin vdekjeprurës, ndërsa një pjesë e madhe e klubeve të Serisë A kanë dhuruar fonde për spitalet të cilat janë të gjunjëzuara para së keqes.

Një nga klubet që ka nisur mbledhjen e fondve është edhe Fiorentina. Presidenti i vjollcëve tregon se gjendja është e rëndë, ndërsa te Fiorentina mes lojtarëve dhe stafit teknik janë diku te 8-10 përsona të prekur nga Koronavirusi. Ndërkohë, Komiso sqaron se tre veta të stafit janë të shtruar në spital.

“Kemi tre pjesëtarë të familjes vjollcë të shtruar në spital dhe disa të tjerë që kanë rezultuar pozitiv janë në shtëpi. Mes tyre janë edhe tre futbollistët, Vlahoviç, Kutrone e Pezela.

Flitet për 8-10 persona të kontaminuar, minimumi është të mundohemi t’i ndihmojmë. Ashtu siç është një detyrim të ndihmojmë ata që punojnë në spitale.

Dua të falenderoj Riberi që ka bërë një donacion prej 50.000 euro. Një djalosh që vjen nga Franca dhe si unë që vij nga Amerika, ka gjetur në Firence një shtëpi. Dhe, për këtë është detyra jonë t’i japim diçka mbrapsht Italisë dhe Firences”, u shpreh Komiso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje