“Asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Bota ka përjetuar një lodhje kolektive; toka duket se po mbron veten ndaj njerëzve dhe veprimeve të tyre”. Është një nga pasazhet, siç raportohet nga Kicker.de, e konferencës së shtypit të trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loew, i cili trajtoi temën e koronavirusit, pandeminë që detyroi UEFA të shtyjë fazën finale të Europianit.
“Njerëzit mendojnë gjithnjë se dinë gjithçka e se mund të bëjnë gjithçka – ka shtuar tekniku gjerman -. Ritmi që ne kemi vendosur në vitet e fundit nuk ishte më i nevojshëm. Fuqia, lakmia, përfitimet, rekordet ishin në plan të parë. Katastrofat mjedisore në Australi ose diku tjetër na prekën vetëm pak. Sëmundje si Ebola mbetën të bllokuar në ndonjë vend.”
“Tani – ne kemi përjetuar diçka që preku gjithë njerëzimin, po kuptojmë se duhet ti kushtojmë rëndësi gjërave të rëndësishme, po realizojmë atë që ka rëndësi: familja, miqtë, shokët, qeniet njerëzore, duhet të përballemi e të respektojmë njëri tjetrin. Në këto ditë kupton se njerëzit janë përsëri shumë të kujdesshëm ndaj mbështetjes reciproke. Shtyrja e ngjarjeve sportive – përfundoi Loew – është absolutisht e drejtë. Siguria dhe shëndeti i njerëzve është një përparësi absolute. E gjithë pjesa tjetër mund të rikthehet”.
Me sakte se Loew s’mund ta thuash. Cdo pasoje e ka nje shkak. Egoizmi njerezor.