I ekspozuar ndaj “Coronavirus”, Pele merr masën drastike për veten

20 Mars 2020, 10:37Sport TEMA

Mund të godasë këdo, duke rezultuar fatal sidomos për moshat e treta. “Coronavirus” po gjunjëzon botën dhe kujdesin shëndetësor, me raste që shtohen dita-ditës. Ndërsa kombet, gradualisht u kërkojnë qytetarëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi, të moshuarit nuk duhet të dalin kurrsesi jashtë. Këtë masë po e respekton me përpikëri edhe legjenda e futbollit, Pele. Braziliani është izoluar në shtëpinë e tij.

Sulmuesi legjendar i Brazilit do të mbushë 80 vjeç në tetor dhe është në grupmoshën më të rrezikuar prej “Coronavirus”. Një karantinë vullnetare për Pele, i cili vendosi të izolohej në shtëpinë e tij në Guarujà, në shtetin e São Paulo. Masa paraprake të nevojshme në këtë periudhë të paqartësive të mëdha.

Ka më shumë se 600 raste me “Coronavirus”, të regjistruara në Brazil, me kampionatin e pezulluar ditët e fundit. Lajmi pozitiv nga vendi i Amerikës së Jugut është ai i Jorge Jesus, trajneri i kampionit kombëtar, Flamengo, i cili rezultoi negativ në tamponin e tretë.

Pele nuk ka patologji serioze, por gjatë vitit 2019 kaloi disa ditë në spitalin e Parisit për një infeksion të traktit urinar. Izolimi është i vetë-imponuar, si masë sigurie për të mbrojtur veten dhe për të shmangur kontaktin me njerëzit e tjerë pozitivë, pa e ditur.

1 komente në “I ekspozuar ndaj “Coronavirus”, Pele merr masën drastike për veten”

  1. Legjenda me e madhe e Futbollit Boteror PELE i Brazilit, padyshim do dali fitimtar si gjithmone kur luante Futboll dhe realizonte Gola qe Historia e Futbollit i ka ne Faqet e Arta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje