Vuçiç paralajmëron lojtarin e Real Madrid: Do shkosh në burg, po dole nga shtëpia!

20 Mars 2020, 15:01Sport TEMA

Luka Jovic dhe Nikola Ninkovic janë kthyer në çështje shtetërore në Serbi. Të dy lojtarët braktisën karantinën në ekipet respektive, duke u kthyer në shtetin e tyre, Serbi.

I radhës që paralajmëroi dy futbollistët ishte presidenti Aleksander Vucic.

“Nëse ndonjëri nga ata do të dale nga shtëpia do të arrestohet në vend. Mendoj se atyre i vjen keq për atë që kanë bërë, por ia bëj të qartë atyre se jeta e njerëzve tanë është më e shtrenjtë se milionat e tyre”, u shpreh Vucic.

Sipas mediave serbe, prokuroria do të nis një proces penal ndaj sulmuesit të Real Madrid i cili e theu karantinën duke festuar ditëlindjen e të dashurës së tij.

Jovic rrezikon një super gjobë ose në rastin më ekstrem, që vështirë se mund të ndodh, rrezikon deri në 12 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje