Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.
Ndihmat mjekësore që peshonin 8 ton, përfshnin 550,000 maska kirurgjie dhe pajisje të tjera mbrojtëse se syze, doreza e mbulesa këpucësh.
Ambasadori kinez në Greqi, Zhang Qiyue, i kaloi furnizimet ministrit grek të shëndetësisë Vassilis Kikilias, dhe tha se mbledhja e transporti i materialeve është bërë prej tetë ditësh, kohë kur Kina ishte ende nën presionin e pandemisë së koronavirusit dhe kur furnizimet mjekësore ishin të pakta.
Një tjetër ngarkesë prej 10 ton erdhi në të njëjtin fluturim si donacion nga kompani dhe organizata kineze.
Dikush duhet ti kujtojë edi ramës se duhet të heqi dorë nga Facebook-u nga show dhe nga thashethemet pa bereqet dhe ti kthehet politikës dhe ti ofrojë diçka popullit të tij ..ja shembulli greqia. .di të bëjë politikë greqia dhe i mori ndihmat nga kina. .ndërsa edi u tha shqiptarëve mbylluni në shtëpi dhe hani bar se unë nuk u ndihmoj dot. .
Kina po del vendi me i pergatitur per te perballuar situata te renda sepse ka ekonomi dhe private por dhe ekonomi shteterore te forte.Kurse shtetet e tjera kane ekonomi vetem private dhe privati shikon interesin personal.Mbase duhet te reflektojme se cila forme ekonomie dhe sistemi siguron funksionim dhe mbrojtje me te mire.