Tragjedia e Bergamos, aty ku me qindra po vdesin në ditë nga koronavirusi, po komentohet dhe si krisje e madhe e BE-së, pasi Italia, një prej vendeve-kolonë të saj, aluduhet se u la vetëm, pa ndihmë, pa atë solidaritet që është pretenduar se qëndron në themel të Europës.Kjo ka bërë që të kujtohet ndoshta hiti më i famshëm kushtuar BE-së, ajo e një italiani – “Insieme” e Toto Cotugno-s, i cili mekëtë hit të famshëm fitoi Eurovision e vitit 1990.
E kjo këngë Cotugno-s 30 vjet më parë, i është kushtuar një Evropë të bashkuar që sot pretendohet se nuk ka treguar solidaritet me Italinë.
Ja ç’thuhej në tekstin e saj, e cila rimerr një kuptim në aktualitet:
Së bashku (Insieme)
Me ju, kaq të largët dhe të ndryshëm
Me ju, një mik që mendova se humba
Unë dhe ju në të njëjtën ëndërr
Së bashku, Evropa e bashkuar, e bashkuar
Për ju, pa kufij
Për ju, nën të njëjtit flamuj
Ju dhe unë, nën të njëjtin qiell
Së bashku, Evropa e bashkuar, e bashkuar
Ne jemi gjithmonë më të lirë
Nuk është më vetëm ëndërr dhe nuk jemi më vetëm
Po shkojmë më lart dhe më lart
Më jep një dorë për t’u ngritur
Evropa nuk është larg
Ka një këngë italiane për ju
Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.
Për ne, një milion violina në qiell
Për ne, dashuri pa kufij
Ju dhe unë ndajmë të njëjtat ideale
Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar
Ne jemi gjithmonë më të lirë
Nuk është më vetëm ëndërr dhe nuk jemi më vetëm
Po shkojmë më lart dhe më lart
Më jep një dorë dhe do të shohësh si fluturon
Evropa nuk është larg
Ka një këngë italiane për ju
Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar
Ne jemi gjithmonë më të lirë
Yjet tanë, vetëm një flamur
Ne jemi gjithmonë më të fortë
Më jep një dorë për të fluturuar
Evropa nuk është larg
Ka një këngë italiane për ju
Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.
Evropa nuk është larg
Ka një këngë italiane për ju
Së bashku, Evropë e bashkuar, e bashkuar.
Uroj qe Italia ta kaloje sa me shpejt problemin e madh te pandemise. Mbas USA e Turqise ka qene vendi qe na ka ndihmuar me shume pas renies se komunizmit. Zoti i dhente force!
Ka marrë dy goditje vdekjeprurëse Unioni Europian, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit. Poshtërsia europiane kalon çdo kufi me këtë qëndrim që po mbahet ndaj Italisë në këtë situatë tragjike për të. Kënga e Toto Kotunjos tingëllon sot ironike në kulm. Të lësh vetëm një popull që ka bërë çdo sakrifië për forcimin e këtij unioni, duke pritur me bujari miliona refugjatë në brigjet e tij, duke ju dhënë strehë dhe përkrahje, kjo është e pashëmbullt. Popull më bujar nuk gjen në faqe të dheut. Për ne Shqiptarët Italia dhe Greqia janë simbole të sakrificës dhe mirësisë si popuj me zëmër të madhe. Ne duhet tu jemi përjetë mirnjohës dhe duhet të falenderojmë zotin çdo ditë që i kemi fqinjët tanë. Zoti u dhëntë forcë e guxim italianëve në këtë ditë fatkeqe për ta. Dhe ata do ringrihen siç kanë bërë kurdoherë gjatë historisë. Kjo gjëmë që i gjeti, ku ata nuk kanë pikën e fajit si popull për çka po ndodh do të kalojë. Dhe Italia ka për të qënë tjetër. Por atëhere EU ka për tu kujtuar si një ëndërr e keqe, njëlloj siç kujtohet sot komunizmi. Zoti Rama duhet të llogarisë të heqë diçka nga goja jonë dhe ta bëjë dhuratë për këtë popull bujar, kjo veç do t’na lartësonte, si një popull që kurrë nuk e harrojmë të mirë që na kanë bërë.
Ku jane mjeket pa kufi qe vinin ne itali kur vinin refugjate vec per te mar leket sot Italia eshte lene e vetmte ne kete lufte pa armiq zoti na ndimoft