Legjenda e Milanit dhe djali i tij, me koronavirus

21 Mars 2020, 21:03Sport TEMA

Klubi i Milanit ka konfirmuar përmes një deklarate për mediat se drejtori teknik dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, Maldini kishte mësuar se kishte pasur kontakte me një person të infektuar dhe pasi kishte shfaqur simptoma kishte kryer edhe testin, rezultatet e të cilit dolën pozitive.

Milani gjithashtu njoftoi se edhe djali i tij, Daniel, sulmues i skuadrës së të rinjve, ka rezultuar pozitiv.

“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar dy javë në izolim siç parashikohet nga protokollet mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Periudha e izolimit do të zgjatet deri në shërimin e plotë të të dyve”.

1 komente në “Legjenda e Milanit dhe djali i tij, me koronavirus”

  1. TIRONA says:

    O ZOT ,MJAFT ,KTHEHU NGA RRUGA E MBARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje