Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

22 Mars 2020, 16:26Sociale TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nga dita kur koronavirusi i ri u përvodh jashtë qytetit të origjinës (Wuhan), vende të ndryshme, në kohë të ndryshme, kanë marrë masa nga më të ndryshmet për parandalimin e përhapjes së tij. Masat sa vijnë e bëhen më shtrënguese, dhe në disa raste, kanë ndryshuar nga dita në ditë (sepse edhe alarmi ndaj virusit rritet nga dita në ditë).

Masa më e fundit shtrënguese e qeverisë shqiptare ishte kufizimi i lëvizjes së popullsisë (karantinimi) gjatë gjithë së djelës. Por të hënën në mëngjes, njerzit do të jenë përsëri të lirë të dalin nga shtëpitë deri në orën 13. Dhe mendja ta do se do të përsëriten skenat e së shtunës, kur njerzit u turrën në dyqane për të blerë apo në sheshet para pallateve për të thashethemuar.

Në qoftë se qeveria do vërtet që të mos ketë nga 13 e më shumë raste të reja të koronavirisut çdo ditë ndër shqiptarët, duhet që t’i detyrojë ata të rrinë 24 orë në shtëpi, siç i detyroi këtë të djelë.

Vetëm punonjësit e bizneseve që do ta vazhdojnë punën duhet të pajisen me leje për të shkuar e ardhur nga puna, ndërsa të tjerët duhet ta justifikojnë me një kupon tatimor ose diçka të barazvlefshme daljen nga shtëpia. Dalje për të thashemuar poshtë pallatit apo për të bërë xhiro krah për krah nuk duhet të ketë më, nëse duam që të mos na përhapet virusi i vdekjes si në Itali.

5 komente në “Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë”

  1. Marco says:

    Keni te drejte.

  2. Www says:

    Dalin të gjithë më katolikë se Papa. Ç’të re po thotë ky?

  3. Diktat says:

    Êshtë vonē!

  4. Greta says:

    Shtet rrethimi duhet te filloje ne oren 00.01 te se premtes e deri ne 24.00 te se shtunes cdo jave!

  5. Nina Bracaj says:

    I shpjegoni njerezve cdo te thote te monitorosh veten, te izolohesh dhe karantimi. Kur e keqperdoring gazetaret imagjino cfare injorance eshte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje