Koha e kaluar në karantinë, duket se ka frymëzuar mjaft shqiptarë që t’i këndojnë luftës kundër koronavirusit.
Gazeta “TemA” ka përcjellë herë pas here disa nga videot amatore me tinguj të bukur, tekste epike apo momente komike, për të ç’tensionuar sadopak lexuesit, të cilëve krahas informimit të saktë dhe të fundit, i nevojiten edhe disa doza argëtimi për ta bërë më të lehtë kohën e kaluar në karantinë.