Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka deklaruar se me shumë mundësi një pjesë e të burgosurve të një katëgorie të caktuar do të dalin nga qelitë me leje të posaçme.
Në një lidhje me Skype, në “Report Tv”, Ismaili tha se ata që arrestohen së fundmi, fillimisht futen në dhoma të posaçme për të kaluar periudhën e karantinimit dhe më pas bashkohen me të tjerë.
Ai shtoi gjithashtu se janë marrë masa për ndalimin e takimit të të burgosurve me familjarët, duke i zëvendësuar ato me biseda online.
Ndërsa ajrosja, sipas Isamilit bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ai shtoi gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë rast, por edhe nëse do të ketë, pavioni është ngritur dhe është gati.
“Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Po shihet mundësia e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces.
Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje. Deri më tani nuk kemi asnjë rast, janë detajuar protokollet e distancimit, ndonëse ka përqendrime. Kemi kufizuar takimet familjare, i kemi zëvendësuar me video kështu që realizohet më së miri distancimi social dhe minimizohet futja e personave nga jashtë. Ajrosja bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet.
Ka raste kur vijnë të rinj, ata nuk futen në sektorë me të tjerë por vijojnë karantinimin në dhoma të posaçme. Janë marrë masa nëse do të ketë të dyshuar. Në spitalin e burgut është bërë gati pavioni nëse do të shfaqet ndonjë,”– u shpreh drejtori ndër të tjera.
Më datë 3 mars u hapën dyer e burgjeve dhe lanë qelinë 175 të burgosur, emrat e të cilëve janë pjesë e listës së amnistisë së fundvitit.
Kriminelave te ’97 futuni nga nje plumb.
Kjo esht nje ekskjuz per me liru kriminelat.Jan kriminelat qe lshojn kriminelat jasht n liri.
Sipas parimit ujku mjergull do.
Edhe kta,shfrytzojn situaten e vshtir virusale dhe duke gjet shesh bejn pershesh.
E ça llogjike esht kjo kur,ndersa merren masa urdhna trupa ushtatake policore neper rrug per me ndalu njerzit e lir t dalin t lir ,e ne t njejten koh ata qe e kan bo veten per “karantin socjale” dhe s meritojn liri i nxjerr t lir !???
Thon shqeto shqip,burgos t nershmit,liro kriminelat.
Kshtu osht ky muhabet.
A ka nanji ven tjeter qe po bo amnisti?
Italia pse s bo.amerika.jo
Vec shqipnija,dhe don me na hudh trut e gamorit..
Vend shkerdhat..
Llogjikisht osht qe edhe ata qe perfitojn ulje denimi,apo qe edhe kan maru denimin,t mahen myll,me reduktu rrezikun e perhapjes s virusit