Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri.
Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është ne gjendje tepër të rëndë.
Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura.
Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës.
Mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me vdekjen.
Pershendetje i nderuari Skender Kurti!
Shtimi yt ne spital eshte nje lajm i trishtueshem per kedo, veçanerisht per ne qe te njohim si koleg dhe figure e shquar e sportit shqiptar.
Uroj sherim sa me te shpejte. Dalsh sa me pare i shendetshem, i sheruar dhe i gezuar per veten, per familjen, per shoket dhe sportin tend aq te preferuar!
Zoti do ta shpetoje kete njeri te mire, shembull i karakterit te mire e te forte.
Mos u dorzo Ner Kurti ! Nuk ka ren gongu qendro , lufto!
Nje njeri i shkelqyer, jam rritur me Ner Kurtin , uroj sherim te shpejt .