“I mbijetuari”: Britania cakton pasuesin, nëse kryeministri preket nga koronavirusi

23 Mars 2020, 08:45Bota TEMA

Britania e Madhe po përgatitet për skenarin më të paparashikueshëm nga koronavirusi, edhe nëse ai do të përfshinte vdekjen e kryeministrit Boris Xhonson nga pandemia. Parlamenti britanik ka zgjedhur tanimë edhe pasuesin e tij, e cilëuar si i “mbijetuari”.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab është caktuar nga Downing Street të zëvendësojë  Johnson ose ai, apo ndihmësit e tij më të mirë sëmuren ose ndërrojnë jetë gjatë krizës së koronavirusit.

Raab, i cili është gjithashtu sekretari i parë i shtetit, ka rezultuar dy herë negativ për COVID-19. Si i “mbijetuari” i zgjedhur, Raab pritet të qendrojë në shtëpi dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë dalje publike apo mbledhje të kabinetit, për të shmangur infektimin.

Britania e Madhe është shumë e shqetësuar se virusi mund të mbërrijë në nivele të larta pasi i gjithë kabineti i Johnson, zyrtarë të tjerë të lartë dhe përfaqësues të Parlamentit po zhvillojnë një sërë takimesh të njëpasnjëshme për të hartuar strategjinë e përballimit të koronavirusit.

Takim et kanë ngjallur frikën se anëtarët e kabinetit mund të infektohen. Nëse Johnson sëmuret ai do të zëvendësohet nga Raab, por çfarë ndodh nëse i “mbijetuari” infektohet po ashtu me koronavirus.

Sipas planit të ri, nëse ndihmësi më i vjetër i Johnson-it, Dominic Cummings, ose Drejtori ni Komunikimit me mediat Lee Kain, janë pasuesit e mundshëm. Nëse edhe ata sëmuren, do të zëvendësohen nga Isaac Levido, drejtori i fushatës se Jonhson gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, ose Paul Stephenson, drejtori i Komunikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje