Mos po bëhemi qesharakë me maskat?

23 Mars 2020, 14:20Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku 

Policia, gazetarët e njerëzit e pasëmurë rrugës, jashtë sallave me të sëmurë, duhet të jenë pa maska. Duhet vetëm të mbajnë rregullin: më shumë se 1 m larg! Kaq.

Sipas specialistëve gjermanë etj., nuk ka nevojë që të pasëmurët të mbajnë maska kur janë jo brenda në sallat me të sëmurë; bile maska i dëmton!

Shoh tv gjermanë: asnjë njeri me maska në rrugë, as civilë as polici!!!

Vetëm te ne?!

Një guru i famshëm i corona v., gjermani Christian Drosten, “virologu i Merkel”, e tha qartë, sa shkrova më lart.

Mbase ndonjë këtu në fb, na sqaron, se mos po bëhemi qesharakë: nuk ka përse të marrim shembull nga demonstrimet propagandistike e “edukuese” të kinezëve etj!

4 komente në “Mos po bëhemi qesharakë me maskat?”

  1. ilir says:

    BASHKIM NON HAI CAPITO UN CAZZO…KESHILLAT NUK I JEP MERKEL O MAKRON O KUSHDO TJETER KETU RREGULLAT E LOJES DHE KESHILLAT JANE NE DORE TE PROFESIONISTEVE TE MJEKSISE,PRANDAJ SHKO E FUTI NDONJE PACE GJEKUNDI E RUAJU,POR SI I THOTE POPULI ..S’HA MORTJA MUT.

  2. Kimisti says:

    Z. Kopiliku

    Te qenurit person publik(si ish minister), te jep akses te dukshem tek publiku.

    Por ju nuk jeni ekspert i fushes, dhe kjo ka shum mundesi qe te keqorientoj mesazhin tuaj, dhe te krijoj deme ne shumfishimin e perhapjes.
    …….
    Arsyeja e vertet se perse nuk rekomandohet perdorimi i maskave nga publiku i gjere, eshte per te mos krijuar boshlleqe ne furnizimin e sherbimeve(mjeksise) qe kan me shum nevoj per to, pasi ka nje shortage ne mjetet mbrojtese per kete pune(edhe ne Gjermani)

    ………..
    Arsyeja pse duhet perdorur maska nga qytetaret Shqiptar, eshte per te parandaluar perhapjen.

    Ne kushtet kur COVID ka nje periudhe te fsheht veprimi, deri ne 14 dite, cdo individ eshte nje i infektuar i mundhshem, dhe po ashtu nje perhapes i mundhshem i Virusit.

    Perdorimi i maskes, dhe dorezave, redukton ne nje mas te madhe perhapjen e infeksionit ne mjedise publike si nepermjet Aerosolit te Frymnxjerrjes ashtu dhe nepermjet prekjes.
    ……….
    Per sa me siper eshte e keshillueshme qe;
    *Ne se nje qytetar duhet te aksesoj ambientet publike, Shteterore apo private, si Posta, Zyra shteterore, supermarkete, tregun e perimeve, etj, duhet Domosdoshmerisht te jete i pajisur me Maske dhe Doreza.
    *Ambientet publike qe ofrojne keto sherbime duhet qe, ne Hyrje te tyre,
    – te kene Dezifektues me baze Etanoli(Alkol etili/raki!) per duart
    -Te kene dizinfektues me baze Clori(Clorur sode NaClO, Ca(OCl)2) per kembet
    -Te zbatojne praktiken – Ate material/produkt qe prek e Merr

  3. drita says:

    Si gjithenje shkrimet tuaja percojne ide e mendime me vlera ,te sakta qe ndihmojne shoqerine shqiptare ,. Respekte

  4. the american says:

    Bashkim keni shume te drejte… Habitem kur shoh keta gazetaret shqiptare duke folur me maska ne studio… madje ai Gjebreja me beri te qesh te dielen, se nuk i kuptohej gjysma e atyre qe thoshte. qesharake. Thjesht ruaj distancen. Ato maskat qesharake qe perdoren ne ndertim, por jo ne mjeksi, nuk kane lidhje fare me ndalimin e perhapjes se virusit…
    Nga ana tjeter njerezit e profilit mjeksor, u justifikohen maskat, dhe tipi i maskave te perdorura per ate qellim eshte i ndryshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje