Kreu i bashkisë Pukë mesazh prekës për mikun e tij që vdiq nga koronavirusi: Virusi na mori më të mirin prej nesh, do na mungojë një prej djemve të zellshëm për vendlindjen e tij

24 Mars 2020, 12:16Sociale TEMA
Kreu i bashkisë Pukë mesazh prekës për mikun e tij që

Kreu i Bashkisë Pukë ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të drejtorit rajonal të rezervave të shtetit, Ndue Marinaj.

Në mesazhin e postuar në faqen e bashkisë së Pukës shkruhet se koronavirusi na mori më të mirin prej nesh.

Mesazhi i kryetarit të bashkisë:

Të nderuar miq, fati I keq e deshi që sot të jem I detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.

Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.

Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot.

Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu I gjendshëm kurdo e kudo.

S’fundmi si drejtor rajonal I Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit .

Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!

Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!

Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.

Personalisht do të më mungoi miku im më I mirë, I cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.

Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithve pa masë në emer të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prinderve, fëmijëve, bashkëshortës dhe të gjithë të afërmve.

Zoti na e lehtësoft të gjithëve këtë dhimbje të madhe!

Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht kërcenimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bejeni për veten tuaj, për familjen dhe Shoqerinë.

Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz !

Zoti na ndihmoft të gjithve!

U prehsh ne PAQE miku im!

Gjon Gjonaj

Kryetar I bashkise Pukë

(TemA)

3 komente në “Kreu i bashkisë Pukë mesazh prekës për mikun e tij që vdiq nga koronavirusi: Virusi na mori më të mirin prej nesh, do na mungojë një prej djemve të zellshëm për vendlindjen e tij”

  1. ALBAN DEGA says:

    NJE HERO TJETER SHQIPTAR I KESAJ LUFTE BOTERORE !

    BEJ DETYREN ZOTI KRYEBASHKIAK !

    NE NDERIM TE KETIJ SHEMBULLI BAMIRESIE DO ISHTE NE NDERIN E BASHKISE SE PUKES DHE KESHILLIT TE SAJ QE NDUE MORINAJT TI JEPET EMRI I TIJ QYSH SOT!
    Po ashtu te shpallet QYTETAR NDERI I PUKES !
    Njerezit e mire jane me te miret e njerezve!
    Drite i paste shpirti dhe emri ketij Pukiani te nderuar ne kete kohe te cmendur !
    Nje shembull per tu ndjekur edhe nga oligarket qe nuk po u degjohet as emri e as zeri ne keto kohe lufte me vdekjen !
    E per cudi e per marrezi qeveria vazhdon bamiresine e milionave te shqiptareve per keta te fundit !?

  2. Alban Dega says:

    Nderim

    NJE HERO TJETER SHQIPTAR I KESAJ LUFTE BOTERORE !

    BEJ DETYREN ZOTI KRYEBASHKIAK !

    NE NDERIM TE KETIJ SHEMBULLI BAMIRESIE DO ISHTE NE NDERIN E BASHKISE SE PUKES DHE KESHILLIT TE SAJ QE NDUE MORINAJT TI JEPET EMRI I TIJ QYSH SOT NJE RRUGE, NJE SHKOLLE APO NJE INSTITUCIONI TJETER SHTEROR PUBLIK
    Po ashtu Ndue Morinaj te shpallet QYTETAR NDERI I PUKES !
    Njerezit e mire jane me te miret e njerezve!
    Drite i paste shpirti dhe emri ketij Pukiani te nderuar ne kete kohe te cmendur !
    Nje shembull per tu ndjekur edhe nga oligarket qe nuk po u degjohet as emri e as zeri ne keto kohe lufte me vdekjen !
    E per cudi e per marrezi qeveria vazhdon bamiresine e milionave te shqiptareve per keta te fundit sikur te mos u mjaftonin miliardat e tyre !?

  3. Qifi jot says:

    Shoket e mark frrokut. Normal te gjithe llumrat qe kame ngritur bisnes me gjakun dhe shithen e femrave si qej do ngordhin. Uroj qe kjo semundje te kape te gjithe te mgjashmit pa harruar ne veçanti oligarket me soj e sorrollop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje