E ka ironizuar për 17-vjet rresht, Berisha i vërsul “Portokallisë” Çlirim Pekën: Ja përgjigja e stafit pas spekulimeve për mbyllje

25 Mars 2020, 14:10Sociale TEMA

Portali i Çlirim Pekës që financohet nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha,  në vijim të sulmit të nisur ndaj Top Channel, ka publikuar një lajm ku disinformon publikun se emisioni i humorit Portokalli do të mbyllet.

E gjitha kjo lidhet me mllefin e akumuluar nga ish-kryeministri ndaj programit pasi ai ka qenë objekt talljeje nga aktorët për 17 vjet me radhë.

Ka qenë vetë stafi i cili i ka qetësuar qytetarët, duke përgënjeshtruar lajmin.

“Kushtet e karantinës  e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë.Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm.

Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm.

Projekti jone i vetëm është ai me Top Channel,adresa  ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.

Ju duam shumë”, shkruan stafi i Portokalli.

Gazeta Shqip shkruan se ky nuk është rasti i parë që portali i Çlirim Pekës publikon një fakenews, pasi sipas saj janë mbi 200 artikuj kundër Top Channel. Pak javë më parë, ky portal u shpall shpifës nga Gjykata e Tiranës, për shkrimet kundër Top Channel.

Sipas saj, Portokalli, jo vetëm që nuk do të mbyllet, por do të vazhdojë të jetë emisioni numër një i humorit në vend dhe do të vijojë të imitojë Sali Berishën dhe të gjithë politikanët shqiptar.

Portokalli në karantinë!

Por si qëndron e vërteta? Portokalli u përshtat hap pas hapi me masat e qeverisë, fillimisht duke mos lejuar publikun në skenë. Por pas vendimit të qeverisë në 15 mars, ishte e pamundur që spektakli të vijojnte.Ky akt normativ nuk lejonte më shumë se dy persona në një studio televizive, ka detyruar spektaklin e humorit Portokalli që të pezullojë përkohësisht transmetimin deri në një vendim të dytë.

Tentativa e fundit për ta realizuar emsionin nga shtëpia, i vuri në vështirësi aktorët e humorit. Në një situatë të tillë, deri në një vendim të dytë, emisioni është pezulluar, por jo mbyllur.

Në të gjithë botën janë pezulluar evente të rëndësishëm, si Kampionati Europian, spanjoll, italian, anglez etj. Të gjithë yjet e futbollit po qëndrojnë të izoluar në karantinë, për shkak të pamundësisë që sjell Covid-19.

Jo vetëm Portokalli, por janë një sërë programesh në të gjitha mediat që janë pezullua, nisur nga vendimi i qeverisë dhe kushteve tepër të vështira për të prodhuar spektakle në këtë kohë epidemie.

Por, Berisha gjeti rastin, që me portalin që financon i biri, Syri, të hakmerret nga frika pasi emisioni Portokalli do vazhdojë të tallet bashkë me çimkat e tij.

Reagimi i aktorëve: Lajm i rremë dhe dashakeq

Pas publikimit të lajmit të rremë nga Sali Berisha kanë reaguar edhe aktorët, të cilët nuk e fshehin habinë. Aktori i dashur Rezart Veleshja  shkruan se lajmi është dashakeq dhe i rremë.

“Nuk e kuptoj qëllimin dashakeq se pse duhen këto lajme fake. Ma vërteto o syri I bukur blu këtë që ke thënë”, shkruan ai.

Praktika e vazhdueshme e lajmeve të rreme

Publikimi i lajmeve të rreme nga portali i Sali Berishës është kthyer në praktikë të vazhdueshme. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë makthin që shkaktoi publikimi i një lajmi të pavërtetë dhe kriminal ku njoftohej për tërmet të fuqishëm në Tiranë dhe Durrës. Çlirim Peka nxorri të gjithë qytetarët nga shtëpia, kurse pronarit të këtij portali, Berishës nuk iu realizua dëshira për futjen e vendit në një kaos.(gazeta Shqip)

 

13 komente në “E ka ironizuar për 17-vjet rresht, Berisha i vërsul “Portokallisë” Çlirim Pekën: Ja përgjigja e stafit pas spekulimeve për mbyllje”

  1. zefi says:

    E nese kjo gazete thot qe ky portal financohet nga djali i kriminelit
    Sali Tradhetari pse nuk i perpilohet nje dokument dhe ti dergohet
    gjykates per investigim
    Dihet boterisht nga shqipetaret se ket jane vrases e hajdut por duam ti shikojme pas hekurat
    per oferat qe u bejne mediave te ndryeshme duke transformuar te verteten
    Kerma e vicidolit do vdese se qen pas hekurave

    1. Enco says:

      Sepse eshte lajm protokallie prandaj

  2. Juristi says:

    Edhe Portokallia,nje program me se banal.Niveli i dobet edhe i kritikes,qe kete program e ngren ne qiell.

  3. Taku says:

    Portokallia, “humor” per njerez primirive

  4. Kritiku says:

    Portokallia nuk eshte programi me i mire por jeton se te tjeret jane me te dobet.Ne te gjithe programet e humorit mbreterojne banalitetet.Nuk eshte mire kur genjehet me qellim keqdashes.

  5. Kritiku pa kritika says:

    Tek “Portokallia”, hiq 2 ose 3 aktor, qe jane humoriste, pa te tjeret jane “dru me pre”. Ajo “aktorja”e re e sezonit, ajo kosovarja, qe kur ka ardhur, vetem me fjale banale mundohet te beje humor. Edhe ata te ashtuquajtur shkrimtar, qe shkruajne tekstet, jane ku the-
    rret qameti, nga gnuha shqipe, vetem fjalet e pista njohin. Shkurt ky format televiziv, qe quhet humor, eshte ” bir Selman i nenes, ke te qaje me pare” duke filluar nga Xhemilja alias Xhemi e deri tek doktori etj etj. Bene mire te mos jepet me. Nuk ka mbushur ndonje boshllek ne jeten e popullates.

    1. Na mbyten idiotet says:

      E kuptuam o Kritik “i paanshem”.
      Ti pelqen humorin “e larte” te Syrit dhe Qim Pekes.
      Apo je nga ata qe thone:
      “Pse humor kemi ne? Humor kanë ata jashtë.”
      Do apo s’do ti, Portokallia ka qene shkolle aktoresh.
      Ajo Xhemi Shehu qe thua ti, eshte prezantuese e shkelqyer dhe vajze qe zgjon respekt.
      Ndersa ata qe shkruajne humorin, Jani Duri dhe Vangjel Kozma jane me te miret ne Shqiperi.
      Por ty te kane prekur ne kocke kur shajne Berishen. S’ke faj. Ke shume te drejte. U bene ata pizevengë te shajne Berishën – heroin e katunarëve.

  6. Vedat Shehu says:

    Portokallia, teater shakash te mrekullueshme shqiptare sioas parimit gazmor, qe nga argetimet e mocme, “hidh e prite”. Lavdi krijuesve te humorit, artisteve dhe Regjizorit te Portokallise.

  7. Konica Usa says:

    Programet e humorit ne tv shqiptare 80% jane banalitete qe te bejne per te vjell,me vjen sinqerisht keq qe Agron Llakajt edhe pse i kane shteruar idet vazhdon me batuta bajate qe nuk i duhen askujt.

  8. Genti says:

    rendesi ka qe Sali Berishen e bejne mut

  9. hrushovi says:

    qe ka humbur shkelqimin portokallia eshte e vertet po kjo nuk ndodh se nuk kan humor dhe jan aktore te keqinj po nuk konkurohet me idiosit e emisioneve analisteve politikaneve dhe ca me shum parlamentit harruat te enjteve rrinin perpara tv te shihnin parlamentin qytetaret asnje skenarist e rregjizor nuk i konkurronte dot ata shiko numurat e shikimit qe bente te enjten ne mes dit parlamenti me cdo lloj tjeter progami humoristik

  10. Lutabi says:

    C. Peka nje sherbetor I S. Berishes. Humori ne pergjithesi she ai I portokallise ne vecanti kane nevoje per krijimtari qe to sherbejn me mire jetes te vendit . Tensionin krijues te artit e percakton cilsia artistic e jo pershtypjet e SB e zagarve qe I sherbejne atij per para e politik destructive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje