"Ore u jetoka edhe pa makina për të lëvizur 100 metra", Veliaj bashkëbisedim me qytetarët: Pas koronavirusit do të bëhemi më të fortë, shumë shpejt nisim rindërtimin e shtëpive

25 Mars 2020, 18:06Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Ardjan Allarait, Maringlen Ballës, Ramazan Memës e Petrit Koshit, nga Farka e Madhe dhe Farka e Vogël, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku së bashku me administratorin dhe punonjësit socialë shpërndanë pako me ushqime.

Veliaj siguroi familjet se furnizmi me ushqime nuk do të mungojë për asnjë ditë dhe për çdo nevojë tjetër, stafi i bashkisë, bashkë me administratorin, do të jenë aty për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të komunitetit. Ai u kërkoi qytetarëve, veçanërisht më të moshuarve, që të shmangin daljet e panevojshme.

“Besoj se do të bëhemi më të fortë pas kësaj historie. Si nga tërmeti, që u bë një valë e madhe solidariteti, edhe tani. E shoh te njerëzit që thonë: ore, u jetoka edhe pa makina për të lëvizur 100 metra, u jetoka edhe pa bërë xhiro nëpër Tiranë pa fund; lëvizet edhe në këmbë, edhe me biçikletë. Kam përshtypjen që njerëzit do reflektojnë një çikë më shumë si sillen me natyrën, si sillen me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i Bashkisë garantoi se, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e epidemisë COVID 19, projekti për rindërtimin e të gjitha banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të vijojë. Veliaj u shpreh se po bëhen planet dhe se familjet e mbetura të pastreha do t’i gëzohen banesave të reja, të cilat do të jenë shumë herë më të sigurta dhe mëcilësore.

“Do fillojmë shumë shpejt edhe me shtëpitë. Sa të mbarojë kjo flamë dhe do rregullohemi”, tha Veliaj, teksa dorëzoi pakot me ushqime në familjen shtatë anëtareshe të Ramazan Memës.

Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës po ndihmon me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.

Nisur nga pezullimi i frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në këtë periudhë, Këshilli Bashkiak vendosi pak ditë më parë që Bashkia e Tiranës ta përdorë sasinë e tyre ushqimore për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, që ata ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë të krijuar nga COVID-19. Ushqimet e gatshme, por edhe pakot me ushqime, do të grumbullohen dhe më pas do të shpërndahen në banesat e shtresave në nevojë nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet punonjësve të qendrave sociale, njësive administrative dhe grupeve të ngritura enkas për këtë qëllim.

5 komente në ““Ore u jetoka edhe pa makina për të lëvizur 100 metra”, Veliaj bashkëbisedim me qytetarët: Pas koronavirusit do të bëhemi më të fortë, shumë shpejt nisim rindërtimin e shtëpive”

  1. Zigur Qarri says:

    Shtatori i 2020-es po afron!Dy nga pallatet që u shembën në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme që pas tërmetit të
    Shtatorit 2019!Dikush mban pergjegjesi penale per vdekjen e mbi 20 personave.Kush eshte denuar?Dhe ky supermashtrues
    qe duhet te ishte ne burg,premton akoma!

  2. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Qerrexhinjte shesin kakardhija me makine…
    Ju duket se kane lindur ne makine dhe duan te shkojne te kafenet qe ti shikojne fshataret e vet

  3. Raul says:

    O Erjon je shume i sakte per punen e makinave, kishin filluar te rinjte, sidomos vajzat akoma pa shkuar ne provim mature shkonin ne provim patente dhe pastaj pasi e mernin per 3 jave me leke nen dore dhe fluturonin me pras ne rruge per te pire nje kafe 100m larg shtepise. Ne Shijak aq shume u hardallosen femrat sa shkonin me makine per te blere buken 120 larg shtepise tek furri , shkonin me makine tek shkolla 100m larg shtepise per te mare femijen ose ne mengjes per ta derguar ne shkolle, shkonin me makine tek mamaja ne fund te rrugices 150 larg , pra i kishin hypur kalit mbrapsht, rruges perplaseshe me femrat ne rruge se dhe kur ecnin ne kembe,ecnin gjithe rruges duke shkruar mesazhe e cel.te dashurve, hajde bote digjitale hajde,

  4. korrigjim i korrigjimit says:

    bythqir i keq

  5. Al says:

    Lali..Tirana eshte bombe ekologjike…..trotuare 2 m,ska metro,tram,autobusat katastrofe…pallatet po na bien mbi koke……dendesia katastrofe…..shtepite nuk po shiten e prape ndertohet…..kuptohet kush…..NBA bota e zeze po legalizohet me tendera shteti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje