COVID-19: Numri i të papunëve arrin shifra rekord në SHBA

26 Mars 2020, 15:23Bota TEMA

Numri i personave pa vende të punës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde, teksa ekonomia përballet me vështirësi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, ështët thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.

Rekordi i kaluar ishte shënuar më 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.

Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.

Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimatrinë, përderisa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa rreth 1,046 kanë vdekur nga kjo sëmundje.

1 komente në “COVID-19: Numri i të papunëve arrin shifra rekord në SHBA”

  1. Pseudogazetari says:

    Gazetare loqe, nuk quhen te pa pune, perderisa ceku javor i depozitohet ne banke apo i vjen ne shtepi, mua me njoftuan qe mos te vij ne pune per dy jave si pasoje e kesaj situate, por cekun javor ma depozituan ne ne banke dhe si thoni ju, un quhem i pa pune.
    Medet cna ka rene per hise te lexojme keta gazetare medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje