Dy të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Tropojës. Bëhet fjalë për një çift që janë nisur sot me ambulancë drejt Tiranës.
Ndërkohë, një qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga kryeministri Rama, është shprehur e alarmuar për këtë rast.
Qytetarja i tha kryeministrit se personat e infektuar janë burrë e grua, persona publikë, burri zyrtar dhe gruaja mësuese, të cilët ajo i njihte personalisht. Sipas saj prej një jave çifti është kuruar në spitalin e Bajram Currit.
Biseda:
Kryeministri: Edi Rama jam, çkemi nga Tropoja, mbahet fort?
Qytetarja: Po Tropoja, po mbahet sa mundet, mirë kemi qenë deri me këtë rastin e sotëm
Kryeministri: Çfarë problemi ke se ke bërë një denoncim këtu?
Qytetarja: Unë për këtë rastin kam denoncuar
Kryeministri: Ma thuaj
Qytetarja: Ky rasti ka një javë, që shkon në spital, bën serume, del prej spitali. E kemi marrë vesh që ka qenë me temperaturë dhe dje më ka shqetësuar. Unë kam edhe burrin e sëmurë edhe vetë jam e sëmurë.
Kryeministri: Çfarë e ke ti këtë rastin?
Qytetarja: Rastin në fjalë, me thënë të drejtën i njohim të dy. U them shërim sa më të shpejtë o Zot se ne këtu në Bajram Currë një grusht jemi dhe njihemi. Ata janë njerëz publikë me thënë të drejtën, burri punon zyrtar dhe e shoqja është mësuese. Janë njerëz shumë të mirë.
Kryeministri: Ata pse kanë nevojë që të denoncosh ti?
Qytetarja: Jo tani u bë publikë. Por unë e kam pasur që dje këtë problem dhe është zgjidhur.
Kryeministri: A po shyqyr se unë këto që kam përpara nuk e kisha me këtë dritën jeshile. Dakord shumë faleminderit.
Njeri gozhdes e tjetra patkoit
ka frike te thote se: zyrtari i semure shkon ne spital dhe del perseri…!