Nga Artur Ajazi
Departamentet e Partisë Demokratike, nuk e di përse më kujtojnë gjithmonë ish-këshillat e lagjeve, ose më saktë ata që merreshin gjithë ditën me antenat e televizorëve, basetat e gjata të djemve, apo me pantallonat kaubojë. Edhe në ditët e vështira, departamentet e ish-opozitës së vjetëruar , po merren me qyfyre katundi.
Çdo 2-3 ditë del nga një “këshillar lagjeje” u jep leksione specialistëve të Ministrisë Shëndetsisë, specialistëve të Ministrisë Financave, specialistëve të Ministrisë Mbrojtjes, Brëndshme, kurse kryetari këshilltarëve Lulzimi, i jep “direktiva” edhe kryeministrit Rama.
Nga distanca, dhe nga bunkeri ku janë ndrydhur, drejtuesit e departamenteve të ish-opozitës, nuk e kanë kuptuar akoma se ku jetojnë, se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka nisur të ndodhë, duke treguar se janë dhe do të mbeten edhe pas virusit, ata që ishin dikur.
Drejtuesit e departamenteve të ish-opozitës së plakur, nuk e kanë kuptuar akoma se situata e jashtëzakonshme, kërkon bashkimin në një front të vetëm, dhe jo qëndrimin si sehirxhi, apo dhe daljen ndonjëherë nga ekrani për të “zbuluar” defektet e qeverisë, apo për ti treguar kryeministrit Rama se “ku e ka gabim, dhe çfarë duhet të bëjë”. Bëhen qesharakë dhe të “ditur” dështakët, dhe ata që kanë vendosur të bëhen “heronj” nga bunkeri, duke mos u dalë në ballë halleve dhe problemeve të shqiptarëve.
Dalin dhe japin deklarata “si duhet të mbrohen qytetarët”, dhe si duhet të jenë “masat dhe aktet normative të qeverisë”, ata që nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë për hallet e shqiptarëve, por ngrohin prapanicat në vilat e tyre luksoze.
Duke e prezantuar vehten si ish-këshilltarët e lagjeve, si ata që dikur shihnin kush kishte vendosur ndonjë antenë nga Beogradi dhe Shkupi, edhe drejtuesit e departamenteve të ish-opozitës së vjetëruar, vendosin lupën dhe shohin “kush mori ndonjë qese me ndihma dhe kush ka mbetur ende pa e marrë”, ose “kush e bëri testimin për virusin dhe kush nuk e ka bërë”, dhe lloj-lloj budalliqesh të tjera.
Ka edhe më keq se kaq, tek dëgjon “specialistët” e shëndetsisë tek dalin mes 4-5 qytetarëve, dhe u tregojnë atyre si “bëhet tampon, si mbahet maska, si vishen dorezat”, duke fajësuar qeverinë edhe për gjëra të tilla.
Thirrini rrakades o drejtues të departamenteve, o këshilltarë të lagjeve, o përfaqësues të ish-opozitës së vjetëruar, ejani në vehte dhe ftillohuni, për çfarë flisni dhe çfarë nxirrni nga goja.
Shkoni atje, në frontin e luftës, pranë kolegëve tuaj, jepni shembullin personal, pastaj e shohim kush kujdeset dhe po ndihmon shqiptarët. Lërini daljet publike nga deriçkat e SHQUP-it, lërini deklaratat on-line dhe leksionet bajate se nuk ju dëgjon, njeri.
Nuk ju dëgjojnë jo vetëm ata që që janë në frontin e kësaj lufte të vështirë, por as shqiptarët që ashtu si pas tërmetit edhe sot, nuk po gjejnë tek ju njerëzit e duhur për të mbajtur gjallë shpresën, besimin, dhe dashurinë njerëzore.
Nuk e mbyllen gojen halet e PD es.I frymzon Doktor “VDEKJA”
GBV ( GRUP BASHKUAR VULLNETAR ) , PD, PPSH, PK JANE NJESOJE VOTO P.D KE VOTUAR ENVER HOXHEN KRYETARI P.D SHOKU SALI BERRISHA 30 VJET SEKRERAR PARTIE NDEROJE XHAKETEN NGA TE KUQE E BERI BLU NDERSA SHOQJA LULE E P.D ESHTE SI LENKA CUKO
Ke ngaterruar dicka Ajazi….jo si keshillat e lagjeve sepse ato kishin fuqi ,te jepnin pune,shtepi,zgjidhnin mosmarrveshjet….Ishin ata te Frontit Demokratik qe merreshen me antenat,floket..etj.Bile njeri nga keta,babai i nje te njohuri,i kerkoje llogari sekretarit te partise te nje rrethi te madh per antenen..Ishin me te vertete te bezdiseshem,pasi ne pension kerkonin akoma pushtet…
Ne u kemi var k..in me kohe keshillave dhe departamenteve.
Une e kam mbajtur antenen e s’me kane thene gje, por me ndodhi diçka se nje djale, duke menduar se une i merrja kanalet me antene, ma vodhi nje nate naten. Ngrihem ne mengjez dhe nuk e gjej. Te nesermen me thane qe ta ka marre filani. E kap ate djalin dhe i theme, ai me pergjigjet se une e kam mare dhe e pasi e provova, e nuk merrte kanale, e hodhe atje ne baçe , atje eshte. I theme une, po ti e di qe ajo do nja kanaçe qe te marre kanalet? Jo me tha , une e di se vetem antena duhej. E pra, mos e beni dreqin me te zi se ç’eshte se degjoj shume gjera te ekzagjeruara per ate kohe dhe tani qe eshte coronavirusi, qesh me vete se s’kam me ke te qesh! Pa lere ato “dokumentat” qe i rregullon Dashnor Kaloçi si ne teater.
te lumte,