Lanë në burg një të dyshuar për vjedhjen e 1,200 lekëve (i cili vrau veten), kërkohet ndëshkim për gjyqtarët dhe prokuroren

27 Mars 2020, 18:46Kronika TEMA

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kërkojnë Inspektorit të Drejtësisë Artur Metani të hetojë tre gjyqtarë të apelit të Tiranës një të shkallës së parë si dhe një prokurore pasi gjykohet se kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri, i cili, pavarësisht se akuzohej për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë, u vendos në masë sigurie arrest me burg. I pandehuri më vonë kreu vetëvrasje në burg.

Disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësuan se masa e sigurisë Arrest me Burg për një të pandehur të akuzuar për vjedhje dhe që më pas vrau veten në qelitë e paraburgimit, është dhënë në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe duke cënuar të drejtat themelore të të pandehurit, i cili ishte me aftësi të kufizuara.

Organizatat i dërguan një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga shqyrtimi i rastit nga juristët e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, këta persona dhanë masë sigurie arrest me burg duke i mohuar të pandehurit të drejtën për avokat mbrojtës si dhe duke përdorur me tepri këtë masë sigurie ndërkohë që kishin dijeni se i pandehuri ishte me aftësi të kufizuara.

Shtetasi Bilal Hasani vari veten në njësinë e paraburgimit në Tiranë njohur si burgu 313 “Jordan Misja” në Tiranë më 21 shkurt 2020. Ai ishte 43 vjeç.

Vendimi për masë sigurie për të u denoncua fillimisht nga emisioni Stop në TV Klan, ku familjarët argumentuan se Hasani nuk duhej të gjykohej me masë sigurie arrest me burg për shkak se vuante nga skizofrenia.

Regjistrimi audio i seancës gjyqësore u publikuar në media duket se mbështet pretendimet e familjarëve.

“Nga materiali i publikuar në media rezulton se gjendja shëndetësore e personit nën hetim, të ndjerit Bilbil Hasani, është anashkaluar edhe nga ana e prokurores znj.Elina Kombi,” shkruhet në letrën e firmosur nga nëntëmbëdhjetë organizata.

“Rezulton se gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë Z. Ardian Kalia, i cili ka realizuar vleftësimin e masës arrest në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ka qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore, për shkak se 3 (tre) epikriza janë depozituar nga ana e mbrojtëses së zgjedhur dhe janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor,” vijon më tej letra.

Gjykatat shqiptare janë të njohura për përdorim me shumicë të masës së sigurisë arrest me burg, një tregues ky që sipas studiuesve, përbën një neglizhencë të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe brendësim instuticional të prezumimit se kushdo që përfundon në gjykatë duhet me doemos të jetë fajtor.

“Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj shtetasit Bilal Hasani dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta të kësaj mase,” shkruhet në letër.

“Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim solli pasoja tragjike në jetën e tij,” vijon më tej letra.

Organizatat i bëjnë gjithashtu thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të “kontribuojnë në ndërgjegjësimin e aktorëve të sistemit të drejtësisë që masa e sigurimit “arrest në burg” të zbatohet në mënyrë përjashtimore si masë e fundit, konform standarteve ndërkombëtare por dhe kërkesave të Kodit tonë të Procedurës Penale.”

8 komente në “Lanë në burg një të dyshuar për vjedhjen e 1,200 lekëve (i cili vrau veten), kërkohet ndëshkim për gjyqtarët dhe prokuroren”

  1. Baton DR says:

    Vetë e pati fajin i ndjeri….duhet të kishte vjedhur 1 milion e 200mijë evro…kështu dilte edhe për gjykatësit e shkretë se kanë çilimijtë pa bukë

    1. EO says:

      Kur tju vjedhin juve pyeteni njeher ne eshte i semur pastaj denoncojeni ose luteni tju vjedh prap

  2. Tirona says:

    …. dhe keta gjyqtare dhe prokurore hane dhe pine si derra, si dhe jom i sigurte qe keta lloj njerezish nuk do ta bojne gjumin e qete deri sa zoti t’jua mori shpirtin dhe ti coje ne xhenehm ku do te digjen dhe nuk do te rilindin perseri ne nje bote tjeter, sic do te rilindin te gjithe Ata qe Zoti i ka cu ne xhenet.

  3. Timi says:

    Gjyqetare e prokurore drunj pa piken e “common sense”-it. Keto holba nuk duhet te kene vend ne sistemin e ri te drejtesise….Nuk dua te zgjatem ne sd fo fillok ti shaje mbare e prape.

  4. Hako says:

    Portofoli aq kishte 1200 leke.Kush e ka fajin ketu?,a mos valle e ka fajin viktima e vjedhjes qe kishte kaq pak?,apo vesi i keq i vjelljes?. Jo,jo,faji eshte e hajdutit dhe vetem i atij Sepse kerkoje qe te jetoje mbi fatkeqesite e te tjereve,duke u marre mundin dhe djersen.

  5. Labi i zemeruar says:

    Vete e ka fajin i ndjeri! S’ka vjedhur si ILIRI I METAJVE qe eshte bere si sheik e shkuar sheikeve,duke ia kaluar dhe sheikeve arabe dhe as si KRIMINELI SALI BERISHA,qe eshte bere i paprekshem nga gjykatat e prokurorite shqiptare,pavaresisht se eshte akuzuar per vrasje,rrembime e zhdukje personash,per korrupsion stratosferik dhe si personi me negativ ne ballkan,europe e me gjere.Ndaj tij jane mbyllur jo vetem gojet e veshet,por gjithcka ne kete vend.Do levizin ndonje dite amerikanet e europianet per kete perbindesh me fytyre te percudnuar njeriu?!!!Neqoftese SPAKU nuk hap dosjet e ketyre te dyve si fillim kot jane lodhur Amerikanet e europianet per ngritjen e tij.Sic thoshte dhe i madhi Ndrec Luca ne filmin “Duel i Heshtur” kjo do te ishte nje Loje”!.Shikoni pasurite e politikaneve e gjyqtareve .Shikoni dhe pasurine dhe CV -ne e ketyre gjyqtareve qe e denuan kete fatkeq dhe krahasoni vepren penale qe ka bere ky i varferi (1200 leke!!!!) dhe nxirrni konkluzionin se kush duhet denuar e futur ne burg.Por ky i varferi nuk kishte njeri e vizme as ne politike e as ne sistemin gjyqesor e prokurori.Keshtuqe ndaj e rrasen ne burg,pavaresisht se duhej apo jo!Kjo eshte fatkeqesia jone!

  6. Alb says:

    Ca thua o koqe ai denimin e kreu ramet past 40 vjet burg do bente per 1200 lek ca lloj njerzish mban kjo tok bejn si vensa drejtesie edhe hakmarres me fatkeqa.

    1. petrit says:

      Robo,kur te te vjedhin te gjitha ,portofolin dhe telefonin,dhe te bejne qe te kerkosh leke te panjohurve qe te paguash autobuzin qe te kthehesh ne shtepi,atehere do te kuptosh demin qe shkakton ne komunitet nje tip i tille qe vetem hije ben kot ne kete dynja.Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje