Lutja rrënqethëse e Papës përpara sheshit bosh të Shën Pjetrit në Vatikan: Zot beko botën, mos na braktis

27 Mars 2020, 22:13Sociale TEMA
Lutja rrënqethëse e Papës përpara sheshit bosh të

Ne jemi “të pangopur për fitim”, “ne e lejojmë veten të zhytemi në gjërat dhe të hutohemi nga nxitimi”. “Ne nuk kemi ndalur para thirrjeve tuaja, nuk jemi zgjuar përballë luftërave dhe padrejtësive planetare, nuk kemi dëgjuar britmën e të varfërve dhe planetit tonë të sëmurë rëndë.

Vazhduam të padënuar, duke menduar për të qëndruar gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, ndërsa jemi në një det të ashpër, ju përgjërohemi o Zot!”.

Pra, është “koha për të zgjedhur atë që ka rëndësi dhe për të ndarë atë që është e nevojshme nga ajo që nuk është”, tha ndër të tjera Papa Francesku, ndërsa përsëriti: Mos kini frikë. Dhe ne, së bashku me Pjetrin, ‘hedhim të gjitha shqetësimet tek Ti Zot, sepse Ti kujdesesh për ne’.

Lutja e Papës Lutja e Papës Françesku E duke i ftuar të gjithë ta përqafojnë kryqin e Krishtit me jetën e tyre, sepse vetëm kështu do të përqafojnë shpresën, Papa Françesku u lut:

“Të dashur vëllezër e motra, nga ky vend, që dëshmon fenë shkëmbore të Pjetrit, sonte, dua t’ju besoj të gjithëve në duart e Zotit, përmes ndërhyrjes së Zojës, shëndeti i popullit të vet, ylli në detin e stuhishëm. Nga ky kolonat, që përqafon Romën dhe botën zbrittë mbi ju, si përqafim ngushëllues, bekimi i Hyjit. 

O Zot, bekoje botën, dhuroju shëndet trupave dhe ngushëllim zemrave. Ti na kërkon të mos kemi frikë. Por feja jonë është e dobët e ne kemi frikë. Por Ti, o Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë. Na thuaj prapë: ‘Mos kini frikë’. E ne, bashkë me shën Pjetrin, ‘ta lemë Ty çdo shqetësim, sepse Ti kujdesesh për ne’ (shih 1 Pjt 5,7)”.

Bekimi “Urbi et Orbi” e Ndjesa e Plotë Në fund, pas litanive të Zojës, Papa Françesku lartoi të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin bekoi Romën e botën.

Të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës.

Pra, të gjithë atyre, që, në këto kohë emergjence, janë rrëfyer shpirtërisht për mëkatet, janë kunguar shpirtërisht e tani, u lutën sipas ndjetit të Papës. Kërkohet gjithashtu edhe një vepër tjetër “ndjese”, siç mund të jetë thënia e Rruzares, e Besojmës, e Atynës, pjesëmarrja virtuale në meshë, një lutje për Zojën, leximi i Shkrimit Shenjt për të paktën gjysëm ore e të tjera si këto, që mund t’i lexoni në dekretin e fundit të Pendestarisë Apostolike.

9 komente në “Lutja rrënqethëse e Papës përpara sheshit bosh të Shën Pjetrit në Vatikan: Zot beko botën, mos na braktis”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    a shikoni more beqira sunite se si greket ortho/xe edhe papa katolik i lutetZotit ne dobi te njerzimit!?
    po kene bese e fe ju more edepseza,ju mohoni origjinen tuaj [qofte edhe ajo arabe] duke share prifterinjet greke qe i luten Zotit per ruajtien e njerzimit nga corona…………..ptuuuuuuuuuu kolofara!

    1. dikushi says:

      O Mero, do behesh shkak qe te vendoset censura ne Shqiperi se boton çdo lloj jashteqitjeje perversesh pa pike etike qe nuk i gjen ne portalet e tjera, vetem per ca klikime me teper. TE ndjekim me interes (nuk e di se deri kur), por po na e shpif me keto ndyresira

    2. Edk says:

      Harrove palikari kur ebrenjte po zhdukeshin nga hitleri dhe vatikani nuk hapi goje mos vazhdo te na cash janullen me provokimet prej idioti

  2. nikolini says:

    Zoti i madhe na ndimofet ne e gjith boten Zote ke meshire per ne amen

  3. degelisi says:

    Dite edhe nate te lutet papa Franchesku nuk ndihmon askend ne luften kundra Korona virus
    Be so do te kishte zot, ai zot sic pretendohet nga besimet fetare do kishte fuqi te mbronte njerezimit nga viruset
    Zotin e shpiken njerzit e zgjuar per te lehtesuar sundimin e shumices me gogolin “zot”
    Shkence ka cuar dhe vazhdo. te coje perpara njerezimin

  4. Beni says:

    O zot ruaje njerezimin dhe falu mekatet njerezve

  5. Dori says:

    Hipokrizi. Papa i Romes duhet te kerkoje falje publike per propaganden shkencore te Planifikimit familjar”

  6. Baba Mondi dhe zlefter Maliqi says:

    Sepse ne sdime te lutemi se e kemi mendjet te hame nga qorat qe japin leke ,mish dhe raki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje