Manastirliu jep lajmin e mirë, shërohen 14 persona të tjerë nga koronavirusi

27 Mars 2020, 08:52Sociale TEMA

Pas lajmit të keq të vdekjes së personit të shtatë nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe një lajm të mirë në mesnatë, duke bërë të ditur se gjatë së enjtes janë shëruar edhe 14 persona, të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Deri tani, nga 174 persona të prekur, janë shëruar 31 prej tyre, ndërsa fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.

Personi i fundit që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes ishte një 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites së kaluar në spital, në gjendje të rëndë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje