Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 186 persona.
“TemA” po përcjell shpërhapjen e koronavirusit sipas moshës, dhe gjinisë në bazë të të dhënave zyrtare që paraqiti ditën e sotme ministria e Shëndetësisë. (TemA)
Deri në 27 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 186 raste me COVID 19
Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të ditëse respektive të mëparshme
Midis të prekurve janë 108 burra dhe 78 janë gra. Mosha mesatare e personave të prekur është 50,4 vjeç.
Deri tanë janë 31 raste të shëruara, ose 17 %. Mosha mesatare e personave të shëruar është 40,6 vjeç.
Deri tani janë shënuar 8 fatalitete, 6 burra dhe 2 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 65,5 vjeç.
Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve është 4,3 %.
Sipas grupmoshës, rastet dhe fatalitetet kanë këtë shpërndarje
Grupmoshave 55 – 64 vjeç rezulton grupmosha më e prekur me 26 % të të gjithë rasteve. Ndërsa fatalitet janë kryesisht në grupmoshën 65 – 74 vjeç.