Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi është bërë e ditur që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së koronavirusit.
Sipas mediave kineze, Xi ka thënë se Kina dhe SHBA-ja “duhet të bashkohen në luftën kundër virusit”.
Ai po ashtu ka insistuar që Pekini ka qenë gjithmonë transparent rreth shpërthimit fillestar të virusit- duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump që kinse Kina e ka njoftuar botën shumë vonë për koronavirusin.
Presidenti kinez po ashtu ka thënë t’i ketë ofruar mbështetje SHBA-së dhe se shpreson që Uashingtoni do të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në tokën amerikane.
Ndërkohë Trupm e quan koronën si “virusi kines”, pasi ky virus shpërtheu në Kinë.
Fillimisht për këtë virus ishte raportuar në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që para SHBA-së, Italia ka qenë vendi i prekur më së keqi nga ky virus, meqë deri më tani është raportuar për 8,215 persona të vdekur.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë prekur nga kjo sëmundje mbi 85,991, derisa 1,296 kanë vdekur.
komunistat nuk jan per tu besuar mbasi ja hapen gjith botes tani thon qe ne i tham botes i tham mbas 2 muajve kur minjt kinez brodhen gjith boten dhe kush foli i futen brenda tani na thoin qe i tham botes por pak me vones komunistat nuk e pranoin kurr gabimin
KU ISHTE PERGJIGJIA E ASHPER KETU?E NGATERONI TRUMPIN ME ATA LEGENAT E EUROPES ME DUKET.APO KESHTU JU THOTE GJYSHI SOROSI?