Wuhani njofton bllokimin thelbësor të përhapjes së COVID-19

27 Mars 2020, 15:40Bota TEMA

Infeksioni i koronavirusit në Wuhan aktualisht është bllokuar thelbësisht në mënyrë të konsiderueshme, deklaruan sot autoritetet shëndetësore kineze.

Ky është vlerësimi i bërë sot pasdite në një konferencë për shtyp nga Liu Dongru, zëvendësdrejtor i komitetit të shëndetësisë të Hubeit, provinca epiqendër e infeksionit.

”Liu shpjegoi gjithashtu se pse niveli i ashpërsisë së rrezikut ishte ulur nga ‘i lartë’ në ‘i mesëm”, njoftoi gazeta kineze ”People’s Daily”.

Autobusi i parë, i cili u nis sot në mëngjes në orën 05:25 nga terminali i stacionit hekurudhor të Hankousë, zhbllokoi stacionin e transportit publik të Wuhanit pas 9 javësh nga masat drakoniane të 23 janarit kundër pandemisë së COVID-19.

”Qyteti, ku shpërtheu pandemia, rigjeti normalitetin e tij me riaktivizimin e 117 linjave të autobusëve duke rritur menjëherë në 30% volumin e kapacitetit transportues të tij”, tha sot bashkia e Wuhanit.

1 komente në “Wuhani njofton bllokimin thelbësor të përhapjes së COVID-19”

  1. C'a bohet says:

    Eh mer Liu propogande vetem propogande, si kinez vazhdo me kinezerite, e moret boten ne qafe.
    Pas Covid-19 na thuaj bartes te kujt kolere tjeter jeni si rrace?
    Covid-19 eshte i pranishem ne Kine, por nuk e pranon propoganda e Diktatures Komuniste, te shpifur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje