Në Lombardi – rajoni më i prekur nga koronavirusi – çuditërisht ka disa vende pa infeksion, në mesin e tyre Ferrera Erbognone, një qytet me pak më shumë se një mijë banorë në zonën e Pavias, e cila tani bëhet objekt studimi nga Instituti Neurologjik Mondino.
Qëllimi është që të ekzaminohet gjaku për të zbuluar praninë e antitrupave. Dje, kryetari i bashkisë (njëkohësisht mjek në profesion) Giovanni Fassina bëri një njoftim për qytetarët, pasi ishte nënshkruar një rezolutë e këshillit për këtë çështje. Banorët mund të rezervojnë deri më 2 prill për t’iu nënshtruar një ekzaminimi hematokimik në laboratorin e Sannazzaros.
“Ne kemi zgjedhur Ferrera Erbognone – shpjegoi menaxheri i përgjithshëm i Mondinos, Livio Tronconi – sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka ndodhur asnjë rast i prekjes nga koronavirusi: rrjedhimisht studimi i popullatës mund të na sigurojë të dhëna të rëndësishme, që më pas do të ndahen me virologët dhe me komunitetin shkencor të rajonit të Lombardisë”.
Jane arbereshe me origjineMe sakte nga Vlora