Nga Kimete Berisha
1.Kam punuar shumë për koalicionin LVV-LDK.
Kam shku aq larg, sa edhe babës ju kam ‘përzi’ n’votë.
Kam besu shumë në rininë (pastërtinë) e Vetëvendosjes dhe në përvojën (dijen) e LDK-së.
Por edhe unë si ata dervishët që sillen rreth zjarrit e në zjarr nuk bien.
2.Qeverisja LVV-LDK kishte aq shumë energji negative, sa që nevoja e Isa Mustafës dhe e ministrave të tij për t’u prishur me Albinin ishte më e madhe sesa nevoja për pushet.
Sepse Kryeministri ishte i prirë të kontrollonte.
Donte që çdo lëvizje të ministrave ta kishte nën kontroll.
Nuk i lejonte ministrat të ishin të pavarur në punët e tyre.
Kërkonte raport për secilin veprim të vogël të tyre.
E kur e kontrollon dikë, do me thënë dyshon në të.
LDK janë të tillë që krejt t’i falin, veç lirinë Jo.
Dhe këtu jam plotësisht dakord me ta.
Nëse për Isa Mustafën nuk do të ishte më e rëndësishme Liria e LDK-së sesa Pushteti, atëherë si e shpjegoni Ju faktin se Isa Mustafa hoqi dorë nga mundësia për t’u bërë President (sipas marrëveshjes së koalicionit me Albin Kurtin)?
Çfarë vurmaku pati Isa Mustafa që iku nga qeveria e cila për disa muaj do ta bënte President?
Kush e bën tash President?
Në momentin që Kryeministri e shkarkoi Agim Veliun (pra, nuk e respektoi marrëveshjen për koalicion me Isa Mustafën), a e dha (me apo pa vetëdije) Kryeministri mesazhin se me lehtësinë më të madhe e shkel marrëveshjen, sa herë që mendon se dikush dyshon në lartmadhërinë e tij!
3.Unë nuk kam idhuj, nuk kam idole, si me qenë ‘ekstremiste’ as skulpturat s’i dua, as si fëmijë nuk më kanë pëlqy’ kukullat, prandaj nuk e kuptoj kur dikush e do dikë aq shumë sa nuk e sheh, nuk e dëgjon…ia mohon vetes të vërtetën, veç mos me ia prish vetes merakun.
E vërteta e prish secilin merak.
Mjafton me shiku veten në pasqyrë dhe sa e sa gabimin ia sheh vetes, lëre më tjetrit, që ia sheh gabimet pa dhimbt.
Si bën që një mendjemadh si Albin Kurti, të bëhet aq mendjelehtë dhe ta prish qeverinë për Agim Veliun?
Është ‘për mashalla’ mendimi i atyre që thonë se demek qeveria Kurti do të prishej gjithsesi, si u shkarkua Agimi, si nuk u shkarkua.
Ne nuk e dimë, nuk kemi fakte (që thotë shpesh Kryeministri: nuk merrem me parashikime), sepse Albin Kurti nuk na dha mundësi ta kuptojmë të vërtetën.
Nuk ia mori argumentet Isa Mustafës.
Por i dha përparësi egos së tij.
Kënaqësia që ka ndjerë Kryeministri kur e ka shkarkuar Agim Veliun (shikoje me vëmendje videon e konferencës së tij), është më e fuqishme sesa pushteti.
Ai thjesht ishte i tepër i mllefosur e i zemëruar (‘Ndërsa luftëtari më i madh kurrë nuk është i zemëruar’).
I mllefosur pse ia kishte kthyer fjalën ministri, dhe kur Albin Kurti tha ‘Agim Veliu, tash që u shkarkua ka të drejtë në fjalën e ‘lirë’, m’u kujtua vetja.
Do t’më vinte rendi edhe mua që punoj në qeveri?
Ka ndodh (në qeverisjen e LDK, PDK dhe AAK) me kompjuterin e qeverisë kam shkruar kundër qeverisë dhe kurrë askush nga politika nuk ka kërkuar nga unë ta mbyll gojën.
Kurrë.
Më përpara vdes sesa që pranoj m’u tutë në një sistem demokratik.
Edhe LDK më përpara rrin pa pushtet sesa që pranon m’u tutë me zor.
4.Kush ka faj pra?
Ka faj Albini.
Për mua personalisht, Albini ka faj.
Sepse me çdo kusht është dashur ta respektoj marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.
Duke e shkelur marrëveshjen, ka treguar se kur e lëndojnë emocionalisht (që emocione s’duhet me pas hiç në këtë mesele), i shkel krejt, i harron premtimet dhe nënshkrimet.
5.Albin Kurti ia dha (që thonë në teatër) shllakvortin Isa Mustafës.
Se askush nuk e ka parashikuar që Kryeministri do ta shkarkonte Agim Veliun.
Pra askush nuk ishte i përgatitur si do të duhej të reagonte.
Papritur Kryeministri e preku në ‘tel’ Isa Mustafën, aty ku nëse Isa Mustafa nuk do të kishte reaguar, do të dukej si një ‘fans’ i çmendur i Albin Kurtit, si një palaço ose si bashkëpunëtor i Albin Kurtit me ia heq qafesh nga partia Agim Veliun.
Isa Mustafës nuk i la rrugë tjetër, përveç ta prishte koalicionin për ta shpëtuar partinë e tij.
Isa Mustafa asgjë nuk ka fituar që ka ikur nga pushteti me LVV, përveç lirinë dhe pavarësinë e tij dhe të LDK-së.
6.Kush ka fituar pra?
Dikush duhet të ketë fituar nga shkarkimi i qeverisë Kurti?
Cezari thoshte se fajtor është ai që ka përfituar nga rasti?
Kush pra ka fituar nga shkarkimi i qeverisë Kurti?
Askush, përveç Albinit.
Sepse rrëzimi e ka edhe anën e ndritshme, i ka disa dobi: kur të rrëzojnë (përtoke, pa faj, gjynah) afrohen shumë veta për të ta dhënë dorën.
Cila parti ia pa hajrin shkarkimit të qeverisë Kurti? Asnjëra, përveç LVV.
Ato partitë tjera duhet t’i kenë apo t’i krijojnë për vete dramat dhe katarsiset e tyre për të përfituar diçka në dobi të tyre, nuk huazohen dramat dhe katarsiset e askujt për t’u rritur në emër të tyre.
Askush nuk mund ta rikthej simpatinë e votuesve për PDK-në (shembull), përveç veprat e mira të PDK-së.
Që bën keq Albin Kurti, bën në dëm të tij, jo në dobi të PDK-së apo të partive tjera.
Nëse shkarkimi do të ishte i organizuar, pra nëse Isa Mustafa (bashkë me Hashim Thaçin) do t’ia kishin çel gropën pas shpine, fajtorët do të shiheshin prej aeroplani.
Por, shkarkimi ishte i papritur, siç janë ndjenjat e superioritetit e krenarisë.
Gjithkund në literaturën botërore kam lexuar se si krenaria të bën të dukesh artificial dhe është ves, veç në kronikat tona historike, krenaria përzihet me dinjitet dhe merret si virtyt.
Krenaria dhe mendjemadhësia janë vese, nuk janë virtyte.
Përulësia, thjeshtësia, sakrifica, falja etj. janë virtyte.
Kur lëndohen ndjenjat e krenarisë, njeriu merr vendime impulsive. Me qenë impulsiv, nuk ka ku shkon më keq.
Këtu unë e shoh vetëm një fajtor: Albin Kurtin. Sipas Albin Kurtit më i rëndësishëm është shkarkimi i Agim Veliut sesa shkarkimi i tij.
Me logjikën time prej ‘Lutajke’ kjo i bie se Albini më shumë ‘e do’ Agimin sesa veten.
Sepse veten e shkarkon veç me pa Agimin e shkarkuar.
7.Albini dhe Vjosa nuk janë për politikë.
M’sa unë. Bile unë kam aftësi (pyetni) m’i bë njerëzit për vete, sidomos me ua heq mërzinë dhe m’i shti me qesh, por nuk mundem gjatë me bë politikë sepse nuk besoj në idenë m’i ‘rehatu’ njerëzimin dhe me qenë ‘nana e kombit’.
Më shumë më pëlqen me qenë e bija, se nana.
8.S’janë politikanë, sepse Albini dhe Vjosa janë veç të mirë dhe të ndershëm, të afërt me popullin, janë të dashur dhe të dijshëm.
Por për të qenë politikanë, duhet të jenë të aftë ta bëjnë ‘ujkun-dajë’, e jo si këta ia kanë dhënë vetes luksin të prishen me krejt dynjanë.
Nëse krejt janë të kqij e veç ti i mirë, diçka nuk është në rregull me ty.
Sepse, në secilën parti ka njerëz shumë të mirë. Pra, mund të afrohesh me ta.
E jo të kënaqesh veç kur ‘dallohesh’, ti, açik krejtve.
Në politikë kjo nuk shkon.
Me çdo gjest superioriteti t’ua kujtosh të tjerëve, se si ata nuk e meritojnë me pi një kafe me ty, se si ti je ndryshe, i jashtëzakonshëm, je me nishan.
Bash që ‘je me nishan’, duhet m’i fsheh nishanin.
9.Albini dhe Vjosa janë për të udhehequr naj organizatë humanitare të tipit ‘Firdeuz’, të mbajnë vajs, të merren me fe apo t’i edukojnë masat, t’u prijnë protestave, ama vetëm deri në çlirim, sepse nuk dinë të bëjnë sikur nuk ua ndin kur ua ndin dhe anasjelltas.
Nuk kanë sherr, në profesionin që më së paku lyp njerëzi e më së shumti sherr.
10.Askund nuk mbërrin me ndjenja, bile me ndjenja ndaj dikujt tjetër, ndoshta arrin diçka, ama me ndjenja dhe mendime superlative për vetveten, nuk mbërrin askund.
11.Politikan për shembull është Hashim Thaçi, që me vota të vetë rivalëve të tij i udhëheq rivalët e tij dhe i sjell në gisht prej se Rugova s’është më.
E pse jo?
P.S. Tash votuesit dhe aktivistët e LVV po i sulmojnë edhe ata (si unë) që i
kam përkrahur hakikat.
E unë vetes ia marrë inat kur dështoj, jo Albinit.
Por kam mirëkuptim. Asnjë shamje nuk ua kam censuruar.
Të gjithë duhet me pas mirëkuptim për nervozën e votuesve të LVV-së, mos me ua matë fjalët në kanar, ata janë shumë të mërzitur pse u shkarkua kaq shpejt lideri i tyre i adhuruar.
Dhe assesi mos prisni nga ata që do ta kërkojnë te Albini, armikun e Albinit.
Ata nuk e pranojnë se si lideri i tyre i prekur në sedër e provokoi shkarkimin e tij.
Ata janë të rinj, kanë energji, prandaj duket se bëjnë shumë zhurmë.
‘Fati është gjithmonë në anën e të rinjve’, prandaj ata nuk duhet të urrejnë në emër të dashurisë. Sepse do të kenë kohë të bëhen të lumtur.
– Duhet ta mirëkuptojmë edhe LDK-në.
Ata nuk kanë kohë të eksperimentojnë dhe të nënshtrohen, janë në fund të karrierës së tyre politike…e as nuk kanë zë të mjaftueshëm për t’u dëgjuar, sepse kanë folur kaq gjatë kohë.
Nuk kanë rini, prandaj duken të urtë, por urtia e tyre është lodhje.
– Veç Vjosa ka kohë, ka vota, ka rini pas vetes, por s’ka parti.
– Edhe në PDK, në AAK, në NISMA, ka shumë njerëz të mirë, që duhet t’i respektojmë.
Jo t’i përjashtojmë.
Nuk e kemi luksin me zgjedh, Albin.
Prandaj, nuk është fundi i botës.
Herë bie njëri, herë ngritet tjetri.
Kryesore, ne me qenë njerëz të qytetëruar, me dallu të mirët te i keqi, të keqen te i miri, me kuptu se ai që nuk është me ty, nuk do të thotë që është kundër teje.
Për mendjemadhësinë dhe për impulsivitetin nuk ka analizë politike. Këtu kish qenë mirë me marrë rastin n’dorë psikologët.
Ti besh presione Presidetit si talibane ,
kjo ska te bej aspak me Demokrati e as me Europianizem ,
eshte per te ardhur keq se ku po e cojn Kosoven kta pseudoPolitikane
aventuriere qe per te kapur pushtetin ule ne cdo preher te Huaji ,
madje edhe ate te Serbit ,
pa kuptuar se po bejne vetvrasje !
Dhe gjithe kjo loje behet per te keqen e Kosoves ,menaxhuar padyshim nga te Huajt ,
mirpo kosovaret duhet te beje lojen e tyre dhe jo reagojne si talibane .
Kjo eshte Diplomacia sot ,te dish te luash dhe mbroshe interesat e vendit tend ,
jo ta shtyshe ne kaos e talibanizem.
Kur do ven mend kta aventuriere ?
Kta duan me shume pushtetin se kosoven turp
Bravo, analize e shkelqyer.
Albini eshte arrogant mendjemadh,njeri pa leadership .
Nuk eshte i afte te udheheq popullin e Kosoves.
Shikoni kush e mbeshtet ata qe duan lufte, ata qe donin ta digjnin Shqiperine por Edi Rama kurre nuk i lejoi. Ata tani jane rrugeve dhe lehin si qente.
Bushati plehra njeriu me i diskretituar mbeshtet Kurtin dhe ben thirrje per lufte. Lufte me ke vallau me vellaun.??? Poshtersi e madhe.
Bash ia bete qejfn serbit. Turp ,mortja i heqte qafe Bushatin dhe larot si ai.
Vetem lufte dhe gjullurdi dine te bejne per kete popull
Mallkuar qofshi.
Shkrim perfekt.
Shume je lodhur moj zonje a zonjushe qe te mbrosh Isa kurven. Po me Vjosen cfare ke gjanem. Apo se ajo u perdor nga Isa per te dale para popullit si fytyre e re ne luften kunder korupsionit. Ti thua qe Vjosa ka elektorat por nuk ka parti. U cfare llogjike mjerane . Pse moj truthare kush eshte partia Isa Kurva me bashibozuket qe po cojne uje ne mullirin serb. Jane anetarsia e thjeshte dhe e ndershme e LDK-se qe perbejne forcen e partise moj sakate ne truu. Do ta shohim ne zgjedhjet e tjera se ku do veje Isa dhe ku Vjosa.
Kur hyn ne qeveri je i detyruar te jesh nen drejtimin e krye ministrit dhe nuk je aty te besh militantin partiak. Dhe mandej cfare u prish ne marreveshjen bashke qeverisese. U be qameti qe u shkarkua nje minister kur e drejta per ta zgjedhur tjetrin eshte e po kesaj partie. Cfare kujton ti se eshte Isa kurva,nje sherbetor i devotshem i Beogradit, nje gjambaz politik qe per nje minister prish qeverine. Apo nuk mundet Isa kurva te gjeje nje tjeter per te vazhduar aferen koruptuar ne bashke qeverisje.
Albini dhe Vjosa thua qe jane te mire , por nuk jane per politike.
Pse moj tru laraske cfare e din ti politiken ? Cfare eshte politika per ty, nje aftesi per genjeshtra dhe kurvelleqe poltike, nje aftesi per korupsion e gjithe te keqijat,per ti bere popullit vetem qe te mbesin ne politike ? Na kujton Thacin ne kete mes. Dhe bash per kete dhunti te tija si mjeshter per krime dhe korupsion Ai duhet te iki nje sahat e me pare. Dhe populli kerkon fytyra te reja ne drejtim qe nuk jane perfolur per korupsion. Dhe bash per kete jane votat qe ka marre Kurti i VV dhe Vjosa e LDK. Dhe votat per LDK nuk ishin per Isa kurven.
Albini dhe Vjosa thua qe jane te rinje dhe nje dite do vije koha e tyre. Jo koha e tyre eshte sot sepse per kete kohe votoi populli, pamvarshisht se llumi e ka mbuluar Kosoven.
Presidenti mbas konsultave qe kerkon te beje per zgjatjen e agonise se Kosoves, duhet te caktoje daten e zgjedhjeve te reja, qeverija duhet te mbese si qeveri ne detyre deri ne caktimin e kryeministerit te dale nga keto zgjedhje. Dhe LDK-ja te inicoi mocion ndaj Isa Mustafes, ne menyre qe partia e Rugoves te mos largohet nga skena politike kosovare.
Po mundohem te replikoj me ty Star.
1-E quan Isen kurve dhe mendon qe te jesh “kurve” nuk duhet te jesh politikan! Ne te vertete kurveria nuk ka te beje fare me aftesine per te qene nje politikan i zoti. E rendesishme eshte qe “kurveria” te shfrytezohet nga politikani per te bere miq, per te miren e Kosves. Nje “kurve” mund te jete me mire se nje “burre zamani” ne politike. Nuk thone kot qe politika eshte kurve. Edhe Evropa, megjithese per ne shqiptaret eshte “kurve e vjeter”, eshte shpresa dhe endra jone…Vleresime te tilla per nje politikan thjeshte jane vleresime sipas fshatit ku ke lindur.
2-Me te drejte thua qe minisrti nuk duhet te jete partiak kur behet minister. Po kryeministri a duhet te jete partiak? I dashur Diell I Shkelqyer, normalisht kryeministri zbaton politiken e tij partake, kur merr pushtetin. Kjo presupozon qe edhe ministrat te jene te se njejtes parti. Ne rastin e Ksoves, Kryeministri me 25 perqint ndertoi nje qeveri te pakices. Ne kete menyre ai detyrimisht duhej te respektonte edhe qendrimin ndryshe te ministrave dhe te gjente gjuhen me ta. Ky koncept prej bajraktari i tij qe reflektohet edhe ne idene tende se Ministri nuk mund te jete militant i parties nga ka dale, eshe e gabuar. Ketu eshte edhe qellimi i zgjedhjeve. Qevera e dale nga zgjedhjet do te perfaqesoje perqindjen e caktuar ne vendimet e marra dke respektuar edhe interest e parties(ve) qe i dhane voten. Mendimi se vetem Kurti mund te jete bajraktar ne qeveri eshte idjotesi dhe moskuptim i demokracise.
3-Ceshtja e Vjoses eshte kompleks. Ishte “mjeshteria” e Ises qe la ate te perfaqesonte LDK, por kjo nuk do e thote qe ajo te dale jashte politikes se LDK! Tani qe ajo doli nga LDK, shume bukur mund te bashkohet me Kurtin. Ajo thjeshte beri zgjedhjen e saj si politikane dhe ketu nuk ka asgje te keqe.
4- Kurti beri gabime te pafalshme, sidomos me mosheqjen e tases. Teoria e reciprocitetit nuk ka llogjike. Nuk mund te kete reciprocitet pa bisedime, sepse thjeshte, reciprociteti nenkupton qe te jene dy pale te merren vesh. Reciprociteti i tij ishte nje idjotesi edhe me e madhe se venia e takses. Ai pandehu se mund te lunate me Ameriken ashtu si luan me ju idjotet e te njejtit fshat, sipatizante te tij qe vleresoni politiken sipas “kurverise”. Ne te vertete Kurti eshte nje “kurve” qe nuk ja var asnjeri, pervec serbit dhe fshataret e ndershem te “fshatit pa emer”.
Kurti eshte ose idjot ose i dyshimte.Ai ne asnje menyre nuk duhet te mbeshtetet nga shqiptaret. Nuk thote kot populli : Me mire djepi bosh se djalli ne te. Kurti eshte djalli i zi! Ti qe e quan vehten star kursesi mund tejesh me djallin e zi. Ishte ndryshe po ta quaje vehten “vrima e zeze”….
Kurvar por patriot – Pse humbe kohen me shkru per dicka te pa thene ?
Komentuesi Star, tha per Isa Mustafen qe eshte ” kurve ” e jo ” kurvar “.
Kurva dhe kurvari kryejne profesion te njejte, por mendimet i kane ndryshe.
Kimeti iu kthye grazhdit të vjetër sepse mendon se është në anën e fituesve.
Por si nuk të shpëtoi goja ta thuash :
– se para popullit dolën me Vjosa Osmanin kurse vendimet i bie dikush që nuk ka guxim të matet me vota (isa, Agimi, Luta … )
– që marrëveshjën e nënshkruar shkelën të parët nga LDK duke mohuar reciprocitetin
– që Agim Veliu u reshtua në anën e Hashim Thaqit duke kërkuar shpalljen e gjendjës jashtëzakonshme që pushtetin ta marrë Hashim Thaqi
– që u bënë të gjithë bashkë kur panë propozimin e ligjit mbi verifikimin e pasurisë (vetingun)
– se u zbuluan shumë vepra penale duke pasur qasje në dokumenta mbi privatizime dhe tendera
dhe shumë e shumë gjëra tjera
DUKET SE E HENGRI EDHE KJO PILIVESKA TASIN E CORBES SE HELMUAR NGA THAQI DHE ISA MUTI
Kimja me rreshta telegrafik e shpall Albinin “guilty”, dhe pike. Me shum vlen nje fjale e Kimes se perkrahja e 30 profesorve universitar nga e gjith bota per zotin Kurti. Edhe Kimja e vogel po e hedhe nje guralec drejt “shejtanit” per ti lare mekatet e veta.
Ne mesin e atyre 30 profesoreve universitare ke edhe te atille qe ne vitin 1999 ishin kunder bombardimeve te Natos ndaj Serbise.
Kundershtimet e bombardimeve te Natos ndaj Serbise, bahen edhe prej principeve e jo vetem prej qellimeve.
Gjithsesi ! Koha do jete ajo qe do tregoje patriotizmin e secilt politikan te Shqiperise dhe te Kosoves.
“Zhgenjimi” i Kimes eshte bere “viral” ? ? ?
Edhe kurvar edhe patriot jane dy gjera qe nuk kane shkuar dhe as nuk shkojne bashke ne psikologjine e popullit ne te dy anet e kufirit. Se ne psikologjine e popullit kur per nje politikan thuhet qe po ben gjera qe nuk jane ne interes te popullit per te thuhet qe eshte KURVE . Shume larg ke shkuar per te na bindur se kurveria ne polike qenka virtut, se polika e kurves qenka me e mire se e nje burri zamani. Krahaso ketu Isa kurven dhe burrin e zamanit Vjosen. Ne zgjedhjet e kaluar nga fytyra e re e burrit te zamanit Vjosa i mori votat LDK-ja,dhe jo nga KARAKURVA Isa. Sepse fytyra e kurves ishte e sprovur prej kohesh. Dhe aftesia e Isa kurves per te manipuluar me fytyrat e reja qe ndryshe flet ne fushate dhe ndryshe vepron ne realitet quhet Kurvellek,qe ti na e trumbeton si aftesi dhe virtyt i nje politikani. Prandaj gjykimi i veprimit te kurves ne polike sipas rradakes tende te shkretuar eshte gjykim mjeran.
2. Qeveria i dashur eshte institucion dhe duhet te flase e unifikuar. Qeveria nuk del para opinionit dhe te thote qe ky vendim i radhes este kaq perqind keshtu e kaq ashtu. Kryeministri eshte zeri i pare ne vendimet qeveritare. Ky eshte nje leksion per fillestaret, ateher pse pranove bashke qeverisje, apo se atehere ishte me e qarte rruga per zgjedhje te reja dhe kurva i kishte marre votat e burrit te zamanit qe as nuk i kishin shkuar ne mendje dhe donte te manipulonte me to.
3. Veprimi i Kurves me Vjosen nuk eshte kompleks. Eshte shume i thjeshte . E perdori fytyren e saj per te marre vota ne zgjedhjet e kaluara. Deklarata se ajo nuk duhej te largohej nga polika e LDK-se eshte nje alarm se partia e Rugoves po shkon drejt largimit nga skena e vendim marrjes se politikes kosovare. Ajo e provoi ne kurriz se cfare qelbit eshte mbledhur ne drejtimin e kesaj partie. Gjithsesi vendimi se cfare rruge do te ndjeke eshte personal dhe duhet respektuar.
4. Reciproriteti zoteri nuk don shume burokraci. Vetem te pranohet si princip, dhe te kete vullnetin nga pala Serbe dhe cdo gje eshte e zgjidhur. Por e dine mire ne Beograd se cdo te thote reciproritet. Do te thote qe praktikisht eshte nje vendosje e takses ne gjithe marredhanjen me Serbine, dhe jo takse vetem per mallrat Serbe. Reciproriteti eshte qe nqf se Serbia nuk lejon kamionet nga Kosova te hyjne ne Serbi, keshtu do ndodh edhe per kamionet qe vijne nga Serbija per ne Kosove. Pra ne rastin e takses,kamionet nga Serbia nuk mund te hyjne ne Kosove nga kostoja e larte,ne rastin e dyte nuk mund te hyjne nga pranimi i reciproriteti, Se ku eshte problemi ketu,qe kete mase Kurti e ka shpallur qysh ne fushate elektorale, kete mund ta spjegojne vetem sofizmat tuaja prej bashibozuku qe mundohesh ta kundershtosh kete mase me se te drejt,qe nuk reflekton gje tjeter vetem dinitet te shtetit te kosoves. Nuk ka asgje anti Amerikane ne keto vendime te qeverise Kurti,por keto jane argumenta nga ju trushpelaret qe ne pamundesi per te argumentuar delni me ate se po largoni Amerikanet nga Kosova. Jo more jo,kjo nuk mund te ndodhe se politika Amerikane ndaj kosoves eshte ne radhe te pere per vete interesat gjeostrategjike te saj. Eshte njo politike qe eshte edhe jashte kohes se nje presidenti kuzhdo aorte Ai . A e keni verejtur se si nje fare Greneli del si perfaqesuesi i nje presidenti republikan. Nuk ka se si te jete e vertete qe nje pederast te perfaqesoje shtetin amerikan te drejtuar nga republikanet. Ky person nuk eshte as me shume e as me pak por nje i perdorur nga Tramp deri afer Nentorit. Kjo vertetohet nga ajo se edhe si ambasodor ne Gjermani e kane larguar
Ti thua qe Kurti eshte ose idiot ose i dyshimte. Se nuk eshte idiot kete e thone te gjithe. Se eshte i dyshimte kete po e pranojme. Por fakti qe Ky person nuk eshte i perfolur ne asnje afere koruptive e hedh poshte ne menyre automatike kete version te perhapur nga korupsioni galopand i kosoves i drejtuar nga Presidenti i cili duhet te jape llogari per krimet e pas luftes dhe aferat e pa numerta koruptive te perfolura ne hapesiren kosovare. Dhe bash per kete ndodhi dhe rrezimi i qeverise sepse kjo qeveri po afronte kohen kur gjithe hienat dhe karahurvat politike te jepnin llogari perpara organeve te drejtesie.
Na kendej kufinit kena nje shprehje te kahereshme e nderuar Kimete ku thojna:As Isai e as Musai(Albini),akoma nuk i ashte gjetur faji!Kja ndoshta eshte edhe esenca e gjithe ketij shkrimi nga ana juaj!Populizmi si dhe narsizmi i ka ikun koha me kohe!Albini donte me e kthye Kosoven ne vitet 60 pa mendue se jemi ne vitet 2020 ndaj edhe u largue siç duhej me lezet!