Misteri i vetëvrasjes së ministrit gjerman dhe politikanët shqiptarë

29 Mars 2020, 20:17Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Ministri i Financave i landit të Hessenit në Gjermani ka bërë vetëvrasje.

Kufoma e tij është gjetur në një linjë hekurudhore.

Mediat po supozojnë se politikani Thomas Schäfer ka bërë vetëvrasje nga tronditja se nuk do të mund të plotësojë të gjitha pritjet që populli mund të ketë në kohën e koronavirusit.

Kryeministri i Hessenit Volker Bouffier tha: “Ma merr mendja se këto shqetësime e kanë shkatërruar”.

Thomas Schäfer ishte politikan i përzemërt. Doktor i drejtësisë.

Në kohë të lirë i pëlqente të ziente ushqime të ndryshme.

Një gazete gjermane ai i tha: “E kam sqaruar raportin tim me të dashurin zot”.

Politikani gjerman bën vetëvrasje nën barrën e përgjegjësisë që ndien ndaj popullit. Tepër tragjike.

Ndërsa politikani kosovar (shumica e tyre) këtë hall nuk e ka.

Hall i vetëm i politikanit kosovar është pushteti.

Edhe politikanët e Kosovës janë njerëz. Shpeshherë të papërgjegjshëm. Dhe gjithnjë e më shpesh: të ndyrë.

Asnjëri prej tyre nuk do duhej të bëjë vetëvrasje, larg asaj, por secili do të duhej të ishte përgjegjës para votuesit.

Dhe secili duhet t’i lë anash interesat elektorale apo interesat primitive personale.

7 komente në “Misteri i vetëvrasjes së ministrit gjerman dhe politikanët shqiptarë”

  1. Lona says:

    E forte …krahasim i bukur

  2. Hoxh Armandi says:

    Ne fillim mu duk si Igli Tare

  3. Dajti says:

    Kosova fatekeqesisht eshte ne feudalizem,atje disa feudal injorant bejne ligjin.

    1. Lani says:

      Po pse jetu ne Tirane mos ndryshojne shume?!

  4. Hetimi do ta tregoje says:

    Nuk do ta besoj te jete kjo arsyeja e vetvrasjes. Duhet te pritet ta nxjerre hetimi. Nuk me duket te jete keshtu se thote nje politikan, nuk eshte ne temperamentin e ftohte gjerman te vrase vehten se nuk kishte shume para per te ndihmuar njerezit nga koronavirusi. Gjermanet sikur derdhen lume miliardash.

  5. HAJDUTI says:

    Ndjese paste dhe tu prefte shpirti ne paqe…. shyqyr qe ska jetuar ne kohen e Hitlerit se do e kishte vrare vet…si mund ti besh minister keta njerez te dobet…imagjino te ishte ushtar ne lufte, ne llogoren e pare ky…!!!!

  6. Nje M… jemi ne dy anet e kufirit. Nuk kemi pse qesendisim/fyejme apo tallemi me njeri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje