Nga Astrit Patozi
Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ishte një gjest i bukur, që ia vlen të përshëndetet dhe për këtë nuk ka nevojë të jesh patjetër shqiptar.
Zihuni gjithë ditën me Tritanin, po të doni, se e kujt është merita, se nuk na prish shumë punë. Ti bërtit sa të mundesh që i dërgoi qeveria dhe i përcolle me dorën tënde 1 metër larg në Rinas, ndërsa ai të këmbëngulë gjithë ditën se ata i çoi atje vetëm ndërgjegja e tyre.
Por ndërpriti ato tenderat e turpshëm, se nuk mund të bëhet dashuri në kohën e kolerës. Ndryshe i bie që kjo luftë nuk qenka njësoj për të gjithë, por vetëm për një pjesë të popullit. Nuk ka asnjë kuptim që në këto ditë të adresohen fonde për rehabilitimin e qendrave të qyteteve, ndërkohë që, nëse armiku na vë përpara, nesër mund të mos na duhen më fare qytetet.
Në rast se shumica e popullit po sillet dhe po jeton realisht si në luftë, nuk mundet që një pjesë e vogël zyrtarësh apo shqiptarësh të zgjedhur të hanë e pinë njësoj si në kohë të Zogut.
Masa e parë që ka vlerë në këtë rast është që të ndërpritet çdo shpenzim i panevojshëm apo që mund të shtyhet në kohë, në mënyrë që Shqipëria të ketë, jo arnime që ndryshojnë përditë, por një buxhet të plotë lufte.
Ndryshe, zhvlerësohet çdo sakrificë që po bën një popull i tërë në karantinë dhe hidhen në kosh edhe akte të tilla vetëmohimi dhe soledariteti si ai i ekipit sanitar, i cili mbërriti sot në Romë për t’ju gjendur në krah Italisë mike, që po e vuan më shumë se kushdo tjetër pandeminë botërore të COVID 19.
Si kon honger ne koh te zogut o o astrit o sumkapuç kur nuk kish as elektrik naj thuj pak , njerzia nuk kish asgje veç morrave , naj tregon kohen e zogut sikur ka qen parajs , debil . Na myten debilat ne kte politik shkerdhat ktu tek ne.
Ne shqiptaret e kemi ne gjak edhe atje ku nuk ka vendi, sado mire te jete bere nje pune, ne pa tjeter do ti veme nje bisht ! Edhe ky i “Moderuari”, Na”i “shau” nje cike Trtanin, ate po pastaj tha : Shiko qeveria mire e beri ate pune, po nuk i falet qe merret me sheshet e qyteteve!? Me demek o Tapoz. ti thua: Jeta deri ketu ishte, keshtu qe ju mos u lodhni kote dhe mos i harxhoni ato para, se keto sheshe do te mbeten bosh!?
Surrati duket qe ke te zi, po ke edhe shpirtin katran.
Edhe ti ore patoz, turp. Plehrat pavaresisht se nga vijne, te gjithe qelbin mjedisin.
Zoti Patozi- sado qe te mundohet te tregohet ndryshe nga SHQUPI-stat e tjere, me ato qe shkruan, tregon se i perket se njejtes familje.
Kjo situate qe po kalon mbare bota, dhe ne kete kuader edhe vendi yne, eshte kalimtare dhe nje dite do kthehet normaliteti, prandaj puna dhe programet e ndertimit dhe zhvillimit ekonomik te programuara duhet te vazhdojne.
Tamam shkim i denje per nje eunuk te krye kriminelit te shqupit.