Dy mjeke shqiptare ne SHBAm burre e grua
Nga Blendi Salaj
Ju ka qëlluar t’i shihni në televizion? A i keni vënë re? E kam fjalën për shqiptarët në diasporë që lidhen në Skype me studiot televizive këto ditë e netë të koronavirusit.
Ju ka bërë përshtypje sa të dijshëm janë? A ju ka rënë në sy thjeshtësia e tyre?
Po flas për mjekë, artistë, shkencëtarë e njerëz biznesi të shkëlqyer.
Vajza dhe djem, gra e burra që kanë arritur pa grabitur, janë shkolluar pa plagjiatura dhe janë pasuruar pa vjedhur.
Nuk kanë injorancën e deputetëve, arrogancën e ministrave e as “rrufjanizmin” tipik të pushtetarëve tanë.
Nuk reklamojnë syzet me skelete ari që mbajnë “elitat” e Tiranës, as kostumet milionëshe të “analistëve të pavarur”.
Më intrigon sesa shumë ndryshon shembulli që përfaqësojnë këta, nga fytyrat e zakonshme të ekraneve tona.
Mendojini pak ato fytyra. Krahasoji këta shqiptarë të diasporës me ata që na përfaqësojnë në partitë politike, kuvend dhe institucionet e tjera. Diçka nuk shkon.
Të kesh potenciale si këta dhe të përfaqësohesh nga rrugaçët, është çmenduri.
Çmenduri është edhe niveli i hipokrizisë që kemi përtypur. Zgërdhimat që kemi duruar.
Zyrtarët e korruptuar për të cilët bëjmë sikur s’dimë gjë, apo harruam.
Deputetët që të shkruajnë s’dinë as emrin e tyre janë buçko ku-mi-gjen, unë më problem kam kryetarët e bashkive njëherësh anëtarë bandash, ministrat KÇK, kryetarët e partive sekte mbushur me qurrashë plot oreks që pretendojnë të jenë ata të korruptuarit e së nesërmes.
U zgjata pak, por dua të them; I keni parë sa të mirë janë shqiptarët andej? Ka edhe këtu plot të mirë ashtu, por është (ende?) koha e maskarenjve.
Brovo e madhe per ju zoti Blendi!
Do zot qe dhe keta horrat e politikes shqiptare te fillojne e te qyteterohen.
Rrofte Edi Rama!
Sa injorant! Ide tipike kooperativiste!
TE GJITHE E DINE , DERI KURE ? UNE MENDOJ VEC DREJTESIA ; DREJTESIA I BENTE GJITHE ‘THJESHTE’!!!
Te shajti Edi Ramen dhe plehrat qe e rrethojne?
Pse te djeg?
Me fuoristrada luksoze , me shtepi ne qytet, mal, fushe, bregdet , aksionere ne shume biznese, vetem ministra dhe politikane ne shqiperi gjen.
Ne cdo qender rezidenciale moderne ku shitet minimalisht 2500 euro metri , po te shkosh, nuk eshte e veshtire per te pare politikane, gjykates, prokurore, drejtore institucionesh etj, rast unikal ne bote
Nuk eshte rast unikal fare, keshtu eshte ne gjithe boten.
Ende nuk e ke kuptuar pse ndodh? Nuk e ka fajin individi, e ka fajin SISTEMI I PARASE o vogelush.
Ashtu eshte vertet…por pse ndodh, dhe ka shekuj qe ndodh!
Bravo, thjeshte, qartë dhe shumë e vërtetë!
Bravo ashtu esht, te miret kan ikur dihet, megjithse edhe ti bledi je djal flori. Por ndyresira te tipit GD jan mjerimi i ktij vendi.
Qeni qe rritet në shtëpi, me rrugulla dhe me ushqim të garantuar, ka sjellje tjetër nga qeni që i duhet të rritet rrugëve, ku ushqimin duhet ta gjej vetë sepse nuk ka rregulla. Kështu e ka jeta. Mjedisi të kushtëzon sjelljen.
TE GJITHE E DINE , DERI KURE ? UNE MENDOJ VEC DREJTESIA ; DREJTESIA I BENTE GJITHE ‘THJESHTE’! SI TE NEW YORK , BERLIN LONER A TIRANE ,.
Normal se I ndershmi ketu ngel specialist i shtypur….horrat hajdutet injorantet blen shkollat blejne dhe punen….90% e drejtoreve blejn vendin e punes……pa diskutim….shikoni nivelin mizerabel e pasurite qe kane.
Une si person njohur qe ne cdo spital te italise (Qytetet e medha, sidomos ne Veri) Jane Shqiptare qe punojne dhe japin kontributin e tyre… psh aty nga fundi i vitit 2019 ne nje spital te venetos punonin si infermier dy persona dhe gezonin respekt nga koleget italian pasi ishin me te vertete professioniste dhe s’eshte e lehte ne ket lloje pune ne nje vend te huaj te gezosh shum respekt pasi ka shume konkorrence ndermjet vete italianeve.
I keni pare ata qe dolen per Meten Blloku ne dore 75 % .. ata te gjithe barkun e kishin mbushur me buke ,,vetem.per ate dite ..Te nedermen therisnin ne Shtepite e tyre ..Duha buke !
Keshtu qe kjo pjese e njerezve e meritojne MOS DGE me keqe..Fatekeqesi per ata njerez te thjeshte e te Nderuar qe duhan te Jetojne te qehte dhe me Djersen e tyre..
Nje shkrim shume domethenes! Koha per reflektim, populli t’i tregoje vendin politikaneve palaco e te korruptuar
Nuk me vene re gjeje me te bukur…te gjitha majeket ose infermjeret e kane buzeqeshjen aq te mire sepse nuk i kane frure buzet me silikon dhe faqet me botoks…dhe mbyllja duhet te ishte: te na rrojne kuckat tona( ne shqiperi)
Valle a vjen behari,dmth SPAK kurre ?
Ata te miret, te ndershmit, te edukuarit e zgjuarit sot jetojne ne europe.a me kuptoni ne europe.ne jetojme ne shqiperi, e plehu qe shkruante dje ai filozofi per kosoven nuk lejon qe feudalizmi shqiptar te lejoje zhvillimin ne kete vend. Ky eshte dallimi.
Bledi ke shruar shume pak por ke thene shume.Vetem ne New York mund te kete me dhjetra e dhjetra vetem nga Tirana qe jane diplomuar dhe punojn ne shtet dhe kompani prestigjoze private;si jurist, mjek,inxhinier,economist,pedagog,etj.Duke patur gjithe keto resurse, vendi yne drejtohet nga injorant hajdud dhe kriminel. O POPULL kjo esht nje fatkeqesi shume e madhe.Mos u shisni per nje these miell apo per 30-50 mije lek te vjetra,por mendoni per te ardhmen kur te vije koha e votimeve,Boll me,ka 30 vjete qe e ropen kete popull keto kriminel ne pushtet.Ju uroj gjithe shqiptarve kudo qe te jene,ta kalojne kete fatekeqesi pa deme.
Nje pyetje kam une, keta politikanet tane kush i zgjedhe?
Sipas kokes dhe kapelen. Dhe rrini ne shtepi. Ruajuni vet qe t’ju ruaj Zoti.
Bravo mor Blendi..!! Të lumtë pushka. ..ku u fshehët ju delirantët e edit mër daku po ju të saliut dhe të metës a e morët mesazhin se për ju e ka fjalën ky boti. .të gjithë duhet të qëroheni
Ehaaaaaaaaaaa, nuk u qeruat ju bastardet e kolaboracionisteve, qe hengret palloshin per 50 vjet dhe prap keni guximin e pellisni ende sot. E jo me te qerohen keta bajgat e sotme. A kupton o kokpatate!? Kjo pune do revolucion politik komunist, o budall!
Te lumte pena! I ke thene te gjitha. Po ketu pak lexojne. Nuk ndryshohet kjo gjendje e mjere, e varfer ne mendim e shpirt. Si nuk degjova dhe nuk po shoh nje politikan milioner qe te jape dicka per te lehtesuar sadopak te prekurit nga covid-19, spitalin infektiv, qendrat e karantines, shtepite e te moshuarve, shtepite e femijes, komunitetin rom qe jeton ne mizerje! Perse i votojme keta muter, legena, keta shushunja qe i thithin gjakun dhe palcen e kockave Shqiperise sone te gjore?! Perse?!
POEMA E MJERIMIT
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
ose bahesh fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
RECITAL I MALESORIT
0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke të rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.
Fiks fare . Konstatim shume i drejte . Kjo tregon se sa poshte na kane futur keto funderina ketu. Nderkohe duhet te jete nje kembane alarmi per cdo shqiptar te ndershem ketu qe te zgjohet dhe te kerkoj me force qe gjerat te ndryshijne . E kemi bete ne dore
Shqipetaret kane jetuar gjithe kohen ,,nepermjet zakoneve , traditave ,kodeve ligjeve fisnore ,; pra nuk kane patur shtet te organizuar ,si gjithe popult e tjere , reth tyre . Perseshumti jane organizuar , familje shtet , dhe pak ,qytet shtet ,kurse sa per shtet te te gjith popullit – kombit –,as behej fjale . Pikerisht kjo forme organizimi ,ka sjelle nje ser menyra te gabuara qeverisie por edhe mangesi te theksuara ne sjellie , dhe ne kundershtine e ligjeve pozitive –institucionale –. C’do shtet funksionon nepermjet ligjeve ,rregullave ,disiplines , si dhe mirkuptimit ,kurse tek ne ,keto jane vetem ne leter , shoqeria jone funksionon , nepermjet tradites , kodeve te ngrira fisnore , zakoneve qe vijne nga erresira e kohes ; ; euforise kombetariste , himnizimi i traditave ,i kanuneve mesjetare , ekzaltimi ngjer ne dehie ,prej vyrtyteve te races *burrerise , beses , kultit te nderit ,*te cilat sjellin nje prapambetje te rrezikshme ,duke penguar seriozisht emancipimin e shoqerise ,e cila ka vuajtur , me qindra vjet sundim nga perandori te ndryshme . Sa me shume njohie , sa me shume dije ,,aq me shume urtesi , sjellie ,respekte , vyrtyte . Faleminderit .
Argument pikant.
Shume e vertete. Krahasim i bukur. Te lumte dora dhe mendja .
Me pak fjale i ke than te gjitha .
Bledi ke te drejte dhe jot shoqe erdhi nga hici drejtoreshe…..nuk e meritonte vetem se shoqja vet u be drejtoreshe…..perbuzi e shtypi ata qe gjeti,keqtrajtoi me paditurine e saj…shume iken nga puna disa jashte…iku shoqja drejtoreshe iku dhe jot shoqe…realitet Shqiptar…ndodhur 4 vjet me pare.
Shume e vertete Blend. Pikes i rene.