Nga Myslim Pashaj
Jemi në karantinë, këtu në Washington DC, pak më thjeshtë Vetizolim, sikundër aty në Shqipëri. Nuk jemi të mbikqyrur ende në mënyrë dixhitale, se në fillim z.Trump hamendoi me mënyrën e tij, se ky ishte një Grip( një flu) që fluturonte e shkoi përtej… SI gjë e lehtë.
Po virusi ishte një armik tjetërlloj. Covid-19 bëri sulmin e tij të padukshëm në formacion luftarak nga Azia ( Vuhan e Kinës) sa nuk la kohë. Unë nga Shqipëria i mbetur këtu, m’u ndalua fluturimi ajror për në Europë.
Largësia gjer ne Shqipëri sa Diametri I Planetit.
Oqeani ishte quajtur i pamundur që të kapërxehej, nga virusi.
Mirpo Atlantida u kredh në oqean.
Unë kisha menduar se leksionin e parë në fillim të marsit, me Studentët e Gjeoinformatikës ta bëja në Remote Sensing, për t’u shpërfaqur studentëve ç’ndodhi të nesërmen e tërmetit në gjeohapësirën e Durrës se, Mamurras, Tiranë. Do t’ua bëja të pranishëm atë nëpërmjet teknologjive të Remote Sensing RADAR aq të e ndjeshme. Se si nga ndikimi lëvizor i përplasejs së pllakave tektonike, Durrësi historik i lëvizjeve tërmetore do të ngrihej në nivelin e ndryshimit të 10 cm ( dhjetë centimetër). Shqipëria kish marrë një goditje nga thellësia. Këtë kisha dashur që të thoshje në leksionin tim, për mrekullitë që bën shkenca. Mirpo m’u zu fjala në buzë dhe Covid-19 i padukshëm ashtu si valët elektromangnetrike (dikur) ishte ne sulm.
( O Zot sa herë në leksione kemi zënë në gojë Lakuriqët e natës që fluturojnë nëpër terr, si me valë elektromagnetike, e tiguj të dëgjimit, e këto gjallesa të territ hamendohet se janë burim i parë I teknologjive që gatuan Planeti për Covid-19, ndaj vetetes së tij të gjallë!)
U prishën të gjitha planet me një synim dhe sfidë të panjohur që I bën jeta e Planetit të Gjallë vetvetes së tij të gjallë. Atlantida ishte kredhur në Oqean me jetën e saj të gjallë matanë shtyllave të Herkulit.
Planet e mija aq të vogla, u prishën, por edhe projektet e mëdha të Botës po ashtu u gjendën në një paralizë.
Ngela në DC, me një trazim dhe hutim paraprak se ç’kishte ndodhur dhe ç’do të ndodhte më vonë. Mërzitja, gëzimi, emocioni dashuria, solidariteti si dukuri biologjike tek mua filluan të ridimensionohen me veçori të reja. Ne kujtonim se ishim të ruajtur dhe imunë, por harruam që Planeti i gjallë e ka kërcënimin brenda vetes dhe si asnjëherë. Duket sikur jemi të qetë por në të vërtetë ndodhemi në panik. Qeshim më pak, kur ka çaste erupsioni dhe qeshim si budallenj, rrudhemi në vete dhe përfytyrimi ku nuk na shkon! Alegoria e Platonit për kredhjen ( mbytjen ) e Atlantidës nuk na ndahet.
Në këtë ditar qe po e ndaj me ju, është edhe një kijesë mrekullore, një nip yni i lindur këtu larg, ORI, djali i bijës sonë Ejonta, që na shoqëron në ditë të karantinës. Ai sapo ka mbërritur në figurimin e imazheve të fillimit të përrallave. Ne nuk mund t’ia shpjegojmë dot se si na ka pushtuar një mikroorganizëm i padukshëm, si në përralla.
Ori, zanore tingëlluese, në buzë e në sy…
Ti i buzëqesh Universit dhe ai me një fluks të ri
Te gjen Ty…Komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejt…
Dhe e neutralizoni Covid-19…
Ndihmë! Thërresim ne që s’iu ndjekim dot! Vërtetë!
Ne Washington DC, 27 Mars 2020
nizam turqie,po kolise corona e hengre te ”gjatin” ,kshq bay bay……………”kufiri detar me greqine”!
myslym shurri
Respekte,ta kaloni sa me lehte kete situate qe pllakosi gjithe boten.