Nuk është kohë eksperimentesh

27 Mars 2020, 18:30Blog TEMA

Nga Isa Mustafa 

Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, na takon ne të ulemi dhe të gjejmë rrugën e duhur për të ecur përpara.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë. I besojmë edhe tash dhe jemi të bindur se Amerika do t’i bindë edhe aleatët tjerë perëndimor të Kosovës për të qenë bashkë edhe në procesin që na pret. Marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila vendin e bën subjekt të plotë ndërkombëtar dhe ia hapë perspektivën integruese euro-atlantike.

Beteja politike e zhvilluar, sidomos kohët e fundit në Kosovë, nuk duhet të vazhdoj më. Jam i bindur se kjo betejë politike, përveç se dëmton aspiratat legjitime të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aleatëve tanë ua vështirëson përpjekjet për të siguruar unitetin euro-atlantik për Kosovën.

Kosova duhet t’i lexoj drejt porositë e aleatëve. T’i interpretoj drejt ato. Ndaj ftoj të gjitha subjektet politike të Kosovës të flasim me një zë. Të tejkalojmë vetveten për interes të Kosovës. Ta lëmë prapa garën meskine e të mos punojmë duke menduar vetëm ditën e votimit. Të mos kultivojmë pritje iracionale përmes populizmit. Por, të bëhemi bashkë për ta rikthyer Kosovën në drejtimin e duhur. Kah orientimi euro-atlantik.

Kosova duhet të flas me një zë. Me zërin e arsyes. Me zërin e së vërtetës. Kosova nuk ka alternativë. Kosova ka të ardhme vetëm në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

Kosova, sot ka nevojë për një klasë të mençur e të urtë politike. Ka nevojë për liderë që kapërcejnë bindjet e tyre ideologjike dhe interesat elektorale për hir të Kosovës. Për hir të së ardhmes së saj.

Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë. Aleatët tanë, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë, duhet t’i dëgjojmë. Sepse secilën herë që i kemi dëgjuar, na ka rënë mirë. Edhe në vitet 90-ta që na sugjeruan të mos bëhemi tabelë qitjeje kur republikat e ish-Jugosllavisë po luftonin për interesat e veta. Edhe kur na e orientuan qëllimin dhe mënyrën e luftës çlirimtare. Edhe kur na premtuan çlirim nëse pranojmë marrëveshjen e Rambujesë. Edhe kur na garantuan shtetin po të pranonim Planin Ahtisaari. Edhe secilën ditë deri sot. Që Kosova nuk ka mbetur asnjë moment pa mbështetjen politike e ekonomike të aleatëve të saj.

Ata i kemi edhe sot përkrah. Për ta mundur pandeminë që po na rrezikon shëndetin e jetën. E që do të na shkaktoj destabilitet ekonomik. Me aleatët, ne mund t’ia dalim. Pa ta, jo vetëm që është e vështirë. Por, është e pamundur. Të mos e gënjejmë, as veten, as qytetarët.

Prandaj, t’i dëgjojmë ata edhe kur po na thërrasin të ulemi e të gjejmë zgjidhje kushtetuese për situatën e krijuar politike në vendin tonë.

Nuk është kohë eksperimentesh. Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional për ta përballuar pandeminë dhe krizën që do të pasojë.

Pasi ta kalojmë këtë krizë, duhet t’i kthehemi qytetarëve për vlerësim përmes zgjedhjeve. Me vizion të qartë euro-atlantik dhe me oferta objektive programore.

8 komente në “Nuk është kohë eksperimentesh”

  1. Jon says:

    z.Mustafa, deri diten qe Rusia nuk do shqetesohet per tu bere pjese e grupit megociator per marrveshje Dardani-Serbi, do te thote qe nuk e shef te nevojshme sepse ka njerezit e vet ne krye te qeverise se Kosoves. Deri tani me Rramushin dhe me Albinin, nuk ka treguar kurrfar shqetesimi.

  2. jo per gje... says:

    Ju jeni nje aleance UDB-je, turqish, evgjiterish, sllavesh e boshnjakesh. Prandaj e keni te veshtire te perdorni fjalen “SHQIPTAR”…. !
    90% E popullit Kosovar eshte popull shqiptar autokton ne ato troje me mijra vjet dhe perderisa te shporreni ju nuk do te jete i lire. Megjithate vazhdo beso tek Amerika se andej do i vij liria shqiptareve dhe ata si ju tek LDK do te zhgenjeheni dhe do ta ktheni pllaken kunder Amerikes.

  3. Lil Toronto says:

    Mjere Kosova ne duart e kujt po bie.

  4. Trotski says:

    Thirje Racionale.Lideret e Kosoves duhet te behen bashke per te Miren e Kosoves dhe te Popullit.Mendoni qe po te kishte degjuar Zotnia “DRU ME PRE” Macronin dhe Merkelin ,sot Kosova do te kishte Liberalizimin e Vizave dhe te mira te tjera PLOT.

  5. Ai qe te q... says:

    Me bushter njeri nuk ka shum keq

  6. Baliu says:

    Ajo qe duhet bere tash eshte qe Vjosa Osmani te inicoj mocion mosbesimi ndaj kryesise se LDK-se.

  7. Star says:

    E cfare ka ndryshuar qysh se inicove shkarkimin e qeverise,more maskara,more pusht karakurve serbe. Tashti e kuptove qe virusi ka ardhur edhe ne Kosove. Tashti qe e realizove detyren karshi eproreve te Beogradit po ben te urtin dhe kerkon zgjidhje kushtetuse,per te formuar nje qeveri tjeter. Jo more pusht jo nuk ka zgjidhje tjeter kushtetuese vec zgjedhje te reja mbrenda afatit kushtetues,dhe qeveria e shkarkuar te mbetet ne detyre deri me caktimin e kryeministrit te ri te dale nga keto zgjedhje. Kete don ti dhe te shikosh se ku do perfundosh. I more disa vota padrejtesisht rradhen e kaluar sepse perdore imazhin e Vjoses,por tashti qe te ka dale bytha jashte po mundohesh te ruash vrimen. Kot e ke , do cuditesh shume se cfare ka per te hequr ajo bire. Poligon citjeje do behet. Kujtove se me shkarkimin e qeverise mbaroi missioni. Jo more maskara tashti filloi loja realisht. Cdo gje qe bete me rrezimin e qeverise ne bashkepunim me te gjithe te regjistruarit ne borderote e Beogradit , do ju kthehet ne bumerang, sepse z Kurti do kthehet shume me i fuqishem se me pare, dhe fillimi i ri do jete realisht dhe te gjithe kriminelat dhe hajdutet qe kane abuzuar me pushtetin do marrin ate cfare kane kerkuar,si ato te luftes ashtu edhe te paqes.

  8. SHQIPETARI I SHQIPNISE says:

    Isa Mustafa:Keni bere nje Shkrim ” Te shkerdhyer” themi ne Shqipetaret e Shqiperise se Jugut….me thene Shkurt nje Shkrim QE ESHTRE VETEM NJE “LEPIRJE BYTHE” E Ne Kuptimin e Fjales qe Bene LDK-ja…dhe PERSONALISHT Isa Mustafa Kundrejte Amerikaneve..
    1-Isa Mustafaovici..NESE DO TE KISHTI PRINCIPE KOMBETARE,dhe Do te ishit VERTET POLITIKANE..DO TE MBETESHIT PJESE E QEVERISE SE @Albin Kurtit, dhe jo te na Filloni dhe “Ziheni si Kurvat” e Bulevardit,se po Hoqe ate apo kete Minister NE DO TE PRISHIM QEVERIN, dhe Koalicjonin Qeverises…
    2-Ne Syrin e nje Shqipetari nga Jugu i Shqiperise, ju Isa Mustafa,jeni nje “Lolo” i Serbise,nje Njeri i Pa-vlere, qe Kerkoni te FSHIHENI, pas “Deklaratave” TE “Aleateve Strategjike”…qe kerkoni te Fshiheni,pas Atyre Deklaratave ,qe ju Deklaron i me siper…
    3-Nje Politikane VIZJONARE DHE ME PRINCIPE KOMBETARE,Nuk do te Kerkonte Mocjone Mosebesimi ne nje Kohe KRIZE MBAREBOTERORE…..por ne te Vertet Kriza Midis jush dhe Albin Kurtit ka qene me Kohe, dhe e Hapur..NE Shqiupetaret qe jemi Shqipetare kete e dime….Jo me Kote para disa Kohesh ju “I Lepiheshit” Ambasadorit Amerikane Granell, nje “PÖolitikane i Deshtuar”, qe ne Berlin nuk e Priti asnje Politikane i Rangut te Larte, pervec se z.Jens Spahn Ministrit te Shendetesise…qe te dy (Kodosha)…pa pasur Kompleksin e te Gjykuarit nga Orjentimi Seksual i te dyve,them se z.Granell nuk eshte n je Politikane qe Munde te Udheheqe, Negocjatat Midise Serbise dhe Kosoves…”Kuptoj” Nxitimin Tuaj, per tju “Lepire” Ambasadorit Amerikane..sepse ju Kurdohere jeni Mesuar me “Lepirje Bythe”…vetem dhe vetem PER TU BERE I “BESUESHEM DHE I DASHUR” Per Ameriken…Por jo per Perenedimin…
    Isa Mustafa:Ju jeni Perfaqesujes i LDK-se n je Partie qe u “tHEMELUA” Me “Bekimin” e UDB-se….Ju dhe Hashim Thaci…Ne Rastin Konkret…NUK U SHGERBENI INTERESAVE KOMBETARE…Por me shume atyre te Serbise…dhe Investitoreve Amerikane ne Serbi.
    @@Nje Pyetje e Hapur:PSE AMERIKA NUK MBESHTET NISMEN SHQIPETARE TE HEQJES SE TAKSES???Por Mbeshte Serbine kur kjo e Fundit eshte Hedhur ne nje Ofensive DIPLÖOMATIKE.Per Mosnjohjen e Kosoves?????????????DHE JO VETEM KAQ??????????????
    Amerika ishte Ajo qe beri Shtetin e Kosoves!!Athere pse Amerika NUK ESHTE NE “KRAHE”TE KOSOVAREVE KETE RADHE????Te ta Them Une:QEVERITE KOSOVARE..te Meparshme kane DESHTUAR NE DIPLOMACI….Nje Politike Uniukale per Problemet KOMBETARE ne Koeove nuk Ekziston…Por “Po ja fusni njeri tjetrit” themi ne kendej nga Jugu i Shqiperise…dhe ne Kete Raste PO JA FUSNI KOMBIT SHQIPETARE NE PERGJITHESI…me Papergjegjshmerine tuaj…dhe me Interesat tuaj Personale…Mustafa..jeni shume i Peshtire..dhe nuk keni Njohurit e nje “Mesuesi te Fillores” dhe jo te jeni Politikane….ju jeni dhe do te MBETENI GJithmone Lolo i UDB-se…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje