Kryeministri i hallit dhe “kryetari” i qejfit

28 Mars 2020, 16:32Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Në Shqipërinë e sotme, janë konfiguruar qartësisht tanimë, kush është kryetari qeverisë që ndihmon, sensibilizon, mbështet, këshillon,vendos dhe lajmëron çdo orë dhe minutë shqiptarët për masat dhe rrezikun, për suksesin dhe dështimin, dhe kush bën “kryeministrin” paralel dhe që merret gjithë ditën me zbulime të “rralla”.

E ndërsa i pari është i zgjedhur nga shqiptarët, dhe u ka besuar atyre gjithçka, duke i qëndruar besnik betimit “për të larguar të keqen me çdo mjet”, e ndërsa i pari kërkon dhe imponon tezën e njohur “rezistencë për ekzistencë”, duke zbërthyer para shqiptarëve që e ndjekin me interes, efektin e masave drastike për të ruajtur sa më shumë jetë, e ndërsa i pari arrin të marrë në kohë reale mbështetjen e shteteve të fuqishme të botës edhe për coronavirusin, i “dyti” një ditë po, dhe një ditë jo, nxjerr sekretarët të denoncojnë me deklarata shtypi (që nuk dihet se të kujt date janë) “aferat, tenderat’, apo dhe shpikje të tjera të llojit “shpif se diçka mbetet”.

Edhe mesditën e të shtunës, “kryeministri” paralel nxorri nga bodrumet e karantinës së SHQUP-it, sekretarin e devotshëm Alibeaj, dhe gjithë pompozitet akuzoi qeverinë Rama se “në moment të tilla, merret me tendera miqsh”. Në Tiranë i thonë një shprehje të urtë “ku më ha mu, dhe ku më krrun ti”.

Shqiptarët janë velur me deklarata qesharake dhe të pështira, nga sekretarët e Lulzimit,(njeriut që në PD, parapëlqen ti thonë “kryeministri”), por edhe me akuzat dhe denoncimet e “zbuluara” nga montazhierët e babaleve. E ndërsa vendi dhe njerëzit duan sot, të shohin dhe dëgjojnë fjalë të ngrohta, mesazhe sensibilizuese, thirrje për të qenë pranë njëri-tjetrit në këto momente, nga skutat e marrëzisë kolektive, vijnë grahmat e ndyra të një grupimi njerëzish, që me kohë duhej të kishin kyçur gojën e ligë me maskë hermetike.

Vendi ka sot 1001 halle dhe probleme, ndaj shqiptarët i kanë kthyer sytë dhe mëndjet, nga i vetmi njeri që i ka dalë zot fateve të tyre, nga Edi Rama. Eshtë ai që ka vendosur të flasë me seicilin për hallet dhe problemet, është ai që ka vendosur të drejtojë deri në fund dhe me fitore shtabin e kësaj lufte, duke mos u marrë fare me “hysët” e ish-opozitës së vjetëruar.

Kori i korbave në SHQUP, ka vendosur ti qëndrojë “besnik” mëkëmbësit të Djallit në tokë, ndaj dhe shqiptarët kanë kohë që janë divircuar nga milionerët e dhjamosur që duan pushtetin dhe vetëm pushtetin. Ata që bënë ’97 dhe ‘98, ata që ndezën flakë Gërdecin dhe u morën jetën dhjetra të pafajshmëve, ata që mendojnë dhe jetojnë me molotovin dhe shkatërrimin, ata që duan pushtetin edhe në ditët e vështira për shqiptarët, meritojnë përbuzjen e tyre.

6 komente në “Kryeministri i hallit dhe “kryetari” i qejfit”

  1. Aleksander says:

    O zotri gazetar,
    Po kujt i inereson se çfar thone zagart e pd,
    Pd nuk eksiston ne Parlamentin Shqiptan.
    Pd nuk eksiston ne Shqiperi,
    Per çfar arsyet merreni me ta?
    Mos na humni kohe me ata qe nuk eksistojn.
    Per Shqiptaret po punon Qeveria , kjo na inereson.

  2. Ndrro strategji ?ab says:

    TE PASKA SHTUAR DOZEN E INFEKTIMIT YMER GELBAZA KELLIRA SOT ME KAR NE BYTH ARTUR,I ESHTE PERZIER EDHE MUTI ME QIME BYTHE TE TAULANT BALLES DHE GRAMOZ RUCIT PRANDAJ KUR JUA KA FUT KARIN NE BYTH YMER GELBAZA JUVE ,DUKE SHUME I MORZITUR DHE TRONDITUR SOT ,POR HEREN TJETER MOS E FUT KARIN E YMER GELBAZA KELLIRES NE BYTH ,POR VETEM NE GOJE

  3. andi says:

    na e shpifet me foton e ketij fytyre-idiotit Basha

  4. Shpendi says:

    Shume i sakte shkrimi dhe komenti i Aleksandrit. Eshte e tmerrshme se si kerkojne keta edepsezet te perfitojne ne kete tmerr qe po kalojme.
    Merreni me mend ku del e flet ky banditi Alibeaj apo mjeshtri i madh i llamarines me 8 vjecare , ish ministri i shendetesise mender jush kryeedepsezi Nard Noka.

  5. nord.al says:

    Bravo ” aleksander”!

  6. Jimi says:

    Mjafte me me keta dordolecet e SHQUP-it, se na hapen barkun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje