Prof. Artan pak - Toccata, hiç- Fuga

28 Mars 2020, 13:18Blog TEMA

Nga Ilir Metaj 

“Toccata e Fuga” , eshte forme muzikore e viteve 1500. Toccata i sherbente muzikantit si pjese hyrese-“shkrythje” dhe per terhequr vemendjen e publikut per ate qe vinte me pas -“Fuga”, qe ishte pjesa kryesore,me komplekse dhe e perqendruar.

Per te hyre ne teme, une u cudita nga nje opinion i Prof.Fuges(“Virusi logjik i tautologjise”,gazeta Panorama), rreth tematikes se ketyre diteve, ku telendiste perqasjen optimiste ndaj situates qe po jetojme, per shkak te coronavirus. Profesori na avitej prane karantinave tona dhe na flladiste me ate qe kishin nevoje buzet tona te plasura, pesimizmin e fresket.

Ja si e fillonte Profi: “Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin : keni për të parë nuk do të bjerë më! E kishin mirë! Edhe e mbyllnin me notë pozitive dhe hiqeshin si optimistë, edhe dukej sikur dinin diçka.

Sikur ëngjëlli Gabriel u kishte ardhur te veshi, kishte gjetur njeriun e shenjtë, të pastër si fëmija, pa mëkate dhe ja kishte dhënë lajmin e mirë.

Qesharake! Dhe llogaritë i kishin bërë mirë kodoshat – në kuptimin pozitiv të fjalës, sepse, nëse tërmeti nuk binte, atyre u dilte fjala, nëse tërmeti binte përsëri i fortë, na çonte në dreq të gjithëve dhe atyre nuk kishte më kush t’u thoshte: More kodosha – në kuptimin e mirë të fjalës, ju na thatë se nuk do të binte më!”

Une u cudita qamet! More Prof, po cili paska qene ai kodosh-ne te gjitha kuptimet e fjales, qe paska thene se nuk do binte me termeti?! Per bese, nuk me vjen ne mendje, askush qe ta kete thene kete ne publik.

As degjuar nga une vet, e as treguar nga ndonje mik a shok. Se thagma te tilla shperndahen me gezim. Pa le pastaj, qe ky kodosh te ishte edhe I kategorise qe vlente te merrte hapesire ne memorjen tuaj, per te ndejtur krahe per krahe me filozofet e korifejte me te cilat koka juaj eshte plot me siguri.

Se ndonje idiot ne ndonje cep rrjeti social edhe mbase ka thene qe nuk do binte me termet, po ju betohem qe me duket e papranueshme qe nje filozof dhe akademik si ju e paska lexuar dhe I paska kushtuar kohe nga e vetja e cmuar, per rregjistrim/reagim.

Ne vend qe, pershembull, te na dergonte nje fllad nga idete brilante te ndonje te mencuri, nga ata qe te mesojne si te mbijetosh duke mundur stresin.

Pra,c’eshte kjo hyrje e sforcuar me dike qe paska thene dicka dikur per termetin?! Eh, Prof, kur nuk ke gje per te thene,me mire hesht, ti i di mire keto shprehjet…

Se nuk e lë me kaq, thjesht per “tocata”, por e zgjeron me tutje dhe thua prap: “Luanin me qarrin duke bërë shkencëtarin.

Poker!” Po pokeri c’lidhje ka o Prof?! “Bingo” edhe mbase, ngase eshte loje qarri dhe loje televizive, qe e njohin gjithe pensionistet. Dhe ti me siguri per ata e ke kompozuar opinionin, se ata jane me te rrezikuarit e temes tende, coronavirusit. Pokeri, nuk eshte loje qarri o Prof.

Eshte dicka qe kerkon mendje, llogaritje, intuite, ndjesi, analize, madje edhe filozofi. Nje nga ato shprehjet e tjera, qe i di edhe ti, e qe vlen per rastin, eshte “inkopetenti qe nuk ka asgje per te thene, behet qesharak nese thote asgjene e tij.” Duke kembengulur ne premisen e ekzistences se kodoshit, Profi,që duket mjaft i vendosur te “na ngrejë” moralin e karantines, vazhdon: “Dhe tani thone : Koronavirusi do te mundet patjeter! Si tërmeti! Po u mund – do të thonë: E e patë? Vetë Marie Magdalena kishte folur me mua dhe më erdhi dhe ma dha lajmin e mirë! Mua, të pastrit, mua të mirit, mua shpirtdlirit, mua që kurrë nuk kam bërë mëkate, mua të dashurit me shokët dhe … me shoqet, mua zemërbardhit, mua që nuk kujtoj fare se ju jeni budallenj!

Pa studime, pa prova, pa shkencë, deklarojnë, deklarojnë, deklarojnë: Virusi do të mundet! Po nuk u mund dhe larg qoftë na zhduk, e kush do t’u thotë: Pa hajdeni ju kodosha këtu – pse na gënyet? Kush do t’ua thotë ? Macja e lagjes, qentë e rrugës, cakejtë e malit, arinjtë e murmë, kush?” Aha! Kjo pra ishte “Fuga” pas “Toccata”. Profesori po kerkon qe askush te mos na beje te shpresojme se ndoshta, edhe kete here, sic gjate gjithe historise se tij mbi toke, njerezimi do triumfoje mbi fatkeqesine. Profesor, qe njerezimi do triumfoje edhe mbi coronavirusin, pavaresisht humbjeve te kesaj lufte, per kete nuk ka nevoje te jesh as shkencetar, as filozof, as profesor. Kjo eshte aksiome, nuk ka nevoje per vertetim.

Po, njerezimi do triumfoje! Coronavirusi nuk do sjelle fundin e botes sone. Ai do na shkaktoje plage, te renda madje. Ai do na jape mesime, te paguara shtrenjte madje.

Po jeta do triumfoje permes dhimbjesh, edhe permes pergjakjesh po te duash. Por, do triumfoje! Por profesori nuk dashka qe kjo te permendet fare. Profesori dashka vetem qe te shtrihemi e t’ja marrim vajit me oi! Oi se nuk e njohim coronavirusin!

Ne vend te na japesh dy-tre ide, nga ato qe supozohet te kesh lexuar apo te kesh filozofuar, qe tregojne sesi njeriu ja ka dale mbane kunder forcave te natyres me mendjen dhe zemren e tij.

Mund te shkosh edhe me tutje, e te tregosh se si jane ca ligje te natyres e te demokracise qe jane shkelur e qe ndaj ndoshta po perpelitemi mes paqartesise per te nesermen dhe humbjeve te sotme. Ketu duhet te ishte lëmi yt! Per kete te ka paguar ky popull e keto ekrane gjithe keto vite.

Por ti, jo! Ti mendon ndryshe. Ti mendon se mund te pertypesh fjale e mendime sporadike neper goje njesoj si berberi i lagjes e pastaj te na i vervitesh per ripertypje. Ne kete pike,nuk mund te mos mendoj: “moj e mjera Shqiperi, kë paske mbajtur ne krye te elites, ne krye te akademise se shkencetareve!”

O lumëmadhja Shqiperi, po mire qe me ndonje ide shkencore tipat si ky nuk te hyne ndonje here ne pune, po as me nje fjale te mire e te mencur kur je tkurur nga lengata nuk te gjenden?! More mos u ka hyre coronavirusi ne tru ketyre, apo keshtu kane qene qe te vegjel e nuk e paskemi ditur?! Prof, jeni bere per te ardhur keq! Nuk di nga ta kap e nga ta zë të te deftoj sa qesharake jane keto qe thoni. Po nje gje me vjen kollaj ne mendje te ta them: paske qene ti doktor Adhamudhi.

Per bese je fiks! Gjitheperfshirja juaj ne çdo lëm e ceshtje eshte ne rregull me te qenurit filozof, se filozofi eshte erudit ne shume fusha. Po ama, nese je filozof, jo nese punon si filozof. Se, a ma thua dot Prof, cila shkolle apo doktrine e mbeshtet kete tezen tende? Doktrina e “Qametit”? Prof tregohu i sinqerte.

Thuaj qe ke vendosur te behesh gazetar. Dhe ketu jam ok, do jesh gazetar medioker, po pune e madhe. Ketu ka plot e nuk vihesh re.

Po ama do jesh i kuptueshem. Se keshtu, pak filozof ne tentative i perzier me aspirant i fshehur per gazetar, del nje sharlatan në profesion të lirë qe here mbulon plehraxhinjtë (në konotacionin pozitiv të profesionit me pak nuancë nostalgjie fëmijërie), here mbulon ekonomine, me një penelatë nga poshtë-lart të punëve të taksave, cikesh pak me sportin, prekesh me marketingun, futesh me koke te “nderzimi artificial i lopëve” e nxjerr perfundimin te shkak/pasojat e coronavirus. Ja dhe ku thua : “Te ishte Emanuel Kanti t’i dëgjonte këto tautologjira do ja jepte vetes me revole: bam! Por, kjo nuk i pengon të hiqen si profetë ! Virusi do të largohet, do t’a mundim…Cfarë fatkeqësie!

A thua se e bëjnë të na japin optimizëm. Se na dinë spurdhjakë! Frikën e tyre na e japin ne!” Po jo o Prof,jo, cilit mund ti shkoje ne mendje qe ju te jeni spurdhjak?! Ju jeni goxha profesor…ju dini edhe si do sillej Kant ne nje situate te caktuar… Une psh mendoj, se Kant do ja jepte vetes me revole,kur te shihte ne ç’koke ka perfunduar filozofia kohet e sotme. Prof, behuni optimist! Mbahuni! Mos u dukni me ne publik dhe jeni ne rregull. Se punen si filozof do e keni edhe pas coronavirusit. Por filozofin vet…aha, nuk ka gjasa. Po as ky nuk eshte qameti.

16 komente në “Prof. Artan pak – Toccata, hiç- Fuga”

  1. Ada says:

    Bravo!
    Keshtu e meriton ky pseudo akademik!

  2. Mariglen says:

    pak i gjate per nje idiot delirant si Fuga po sidoqoft shume zbavites si shkrim. urime autorit.

  3. Llaman says:

    Humbje kohe te lexosh Fugen . Edhe sikur te me paguajne nuk do te lexoja medemek filosofite e tij.

  4. Çentrale says:

    O Ilir thuaji të vijë e bëjë profesor në Universitetin e Çentrale se ka vend akoma. E meriton një katedër në Çentrale

    1. qazim says:

      Shkrim brilant ne rradh te pare per idiotin profesor qe me shkrimet e tije na can b…n pothuaj cdo dite,e me pas per lloj delirantesh qe kerkojne protagonizem sidomos ne keto kohe te veshtira. Duhej ky shkrim per idiotin profesor per kedo besoj qe pyeste vehten kur lexonte shkrimin e tije,se si ky i manget nga trute jep leksione per studentet????????

  5. EsterEster says:

    Ke shum t drejt Ilir. Profi i leshit ka pjerdh me koh po nuk esht se m par ishte i sakt. Vetem se ishte ende i ri dhe kishte shprs se mos piqej e permirsohej. Shpresa u shua pra duke par q tani esht von.

  6. Miri says:

    Shkrim i merituar per nje pseudo intelektual si A. Fuga.

  7. Arian says:

    Bravo kshu i do mushka drute

  8. Pelioni says:

    Të nderuar lexues sa për këtë Fugën ky edhe nga mëndja është fugë ,se për filozof sikurse kërkon të prezantohet,as ka qënë ndonjëherë dhe as ka për të qenë. Realisht ky nuk ja vlen as për çoban lopësh apo dhish e delesh se më darkë nuk sjell asnjë në vathë se deri në 10 di të numurojë.

  9. Josif says:

    Bravo …mbase do ti hyje ne koke prof..”filozof i gjithanshem” qe te frenoje idiotesirat qe ia nxjerrin disa media per te shkaktuar humor..me emrin e tij.

  10. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Pash zotin, o Ilir, ala nuk e din se Fuges i ka fugua mendja tash sa vjet, sidomos kur nuk e vune ne krye te ASH, ka perfundua ciklin. Nuk di a i lexon marrinat qe shkruan perdite. Une , te them te drejten, i lexoj, se me zbavisin , sidomos ne kete kohe izolimi. Mendoj se mos ka ba ndonje dekade burg me Tosin e Todit, se s’ka si shpjegohet ndryshe kjo tretje petulle prej tij…

  11. Ledion says:

    Ky Fuga di si milen lopet?

  12. rita nga vlora says:

    O CENTRALE,ike bere nder PROFESORIT duke ecuar ne centrale,ATY ESHTE {APO ka qene mrekulli ,ullinj ,deti perballe ,}Coje ne LLONXHE nqs e di.Atje e meriton.

  13. Jimi says:

    Artikull i qendisur, por ky mender profi nuk e meriiton kete, sic thote nje komentus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje