Nga Shpëtim Nazarko
Nuk kam asnjë arsye të mos e besoj, se Kryeminstri ynë, kur udhëzon, ka mbrapa siç thotë ai vetë, këshillat e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë. Ndërkaq, referuar po atij vetë, asnjë nga vendet më të mëdha ku rrojnë edhe këta ekspertë, nuk ka ndonjë recetë dhe po qorrollisen në fatkeqësi nga Covid-19, ca më shumë se në vendet e varfra. Po e provon këtë tezë të thjeshtë edhe Italia, edhe Anglia, po edhe Amerika.
E gjithë kjo rrëmujë mendore, më kujton librin e njohur të Dikensit, “Oliver Tuist”, që e fillon atë, duke theksuar, se ai lindi shumë shëndetlig. Fati i Oliverit që rrojti, ishte se në atë moment, ai kishte pranë një plakë të mirë, që nuk shihte shumë nga sytë dhe jo një tufë infermieresh, sepse në këtë rast, ky libër nuk do të ishte shkruar kurrë – thotë Dikensi.
Gjithnjë më kujtohet ky pasazh i librit të gjeniut anglez, kur dëgjoj tufa doktorësh, statisticienësh, zyrtarësh, etj, etj, që flasin për lloj-lloj gjërash këto ditë, duke tmerruar njerëzinë. Një kakofoni zërash që të shpie te personazhet e librit gjeniut tjetër të letrave, Kadaresë: “Një vit i mbrapshtë”…
Jemi çmendur thua, apo po çmendemi dalë-ngadalë, nga një tmerr, ku përzihet propaganda dhe spekulimi që përhapen nga të tëra anët?
Për të kuptuar ca më thjesht, se përse bien këmbanat, shkrimin duhet ta lidhim me fjalën “pik”. Është e rëndësishme ta dimë, se atëherë, sëmundja do të bënte kërdinë e plotë. Kur vjen? Këtë javë, aty nga mesi i prillit, apo nga mesi majit, siç po lexoja pardje, një tjetër ekspert.
Po t’i besosh qeverisë, ketë javë dhe tjetrën, do të duhej të vinte. “Pacientin zero” nëse është i tillë, e kapëm më 8 mars. Meqë virusi zhvillohet nga 2 deri 14 ditë, i bie që të fillojë dhe piku. Kjo justifikon edhe strategjinë qeveritare për vetëkarantinimin, që të mos përhapim sëmundjen. Natyrisht, logjika duket normale, po është po aq normale, të thuash që një zot e di, kur ka qenë Pacienti zero në Shqipëri. Italianët që janë më të zotë se ne, e ku epidemija po bën kërdinë, nuk e dinë akoma, se kur ka qenë Pacienti zero tek ata…
Është mirë pra, të kuptojmë në formën më të thjeshtë, fjalën “pik” dhe kur krijohet ai, sesa të kërkojmë “pacientin zero”
Në logjikën elementare, kur vjen epidemia, “piku” krijohet kur një masë e madhe njerëzie mblidhen rreth njëri-tjetrit. Kur u krijua kjo masë kritike në Shqipëri?
Dhe fjalia e dytë është akoma më e thjeshtë. Kur kjo masë erdhi, a kishe në kurriz edhe shenjën e sëmundjes, që pastaj t’ua përhapte pjesës tjetër?
Këtu fillon për mua, arsyetimi real.
Në Shqipëri, shumica e njerëzisë që gjendet thuajse jashtë, mblidhet në festa tradicionale e në rastin tonë, në Krishtlindje, a Vitin e ri. Ata vijnë nga Italia, Gjermania, Greqia, etj. Në tre muajt e fundit, vetëm nga Italia, kishn ardhur mbi 120 mijë shqiptarë. A prunë gjë me vete, thua?
Po t’i besosh Drejtorit të farmakologjisë së Italisë, përgjigja është po. Ky vend ka qenë sipas tij, i infektuar që në dhjetor, bile edhe në nëntor, Kjo është normale, Lombardia në veri të Italisë, e lidhur me Kinën, si çdo qendër industriale e saj, e ka pasur mundësinë ta merrte këtë “dhuratë.”
Ajo që shihet me sy të parë, pra, është se piku i njerëzve, krijuar në Shqipëri, është në kohën e festave dhe ky pik, më pas pruri Covid. Kush nuk e beson këtë, besoj nuk i ka punët mirë, me logjikën elementare.
Po a reflektua gjëkundi, kjo ardhje e sëmundjes? Përgjigjen, normalisht ta japin shifrat, Dimë gjë, për to? Natyrisht, në pamjen e parë, jo. Kjo, sepse në janar, nuk kishim testime dhe ndiqnim si të tjerët, masakrën që zhvillohej në Kinë. Por, përgjigjen indirekte (unë besoj që është edhe direkte) e marrim nga kurba e mëposhtme. Është një e dhënë nga ISHP, andaj duhet besuar. Ndoshta duhen zgjeruar edhe ca më shumë shifrat e dhëna mbi të, sepse nuk besoj që ato të vijnë njëqind për qind në qendër, nga fshatrat e vendit.
Jep kurbën 1
Duket qartë, se ai që është quajtur te ne grip, është në shifra, më i madh se në vitin paraardhës dhe me simptoma shumë më të forta. Këtë e dinë më mirë qytetarët, që e provojnë gripin vit për vit, në këto sezone. Po a ishte grip, apo Covid? Unë besoj të dytën. Kjo nisur nga numri i njerëzisë ardhur nga Italia, ciklin 14-ditor të zhvillimit dhe pikun e tij. Që bie andej nga fundi i janarit e mesi i shkurtit.
Që kjo tablo të plotësohet shkencërisht ca më shumë, do parë numri i viktimave dhe mosha mesatare e tyre në këtë periudhë.
Kurba vjen e pakësohet në mars? Pse?
Sepse masa e madhe e njerëzisë, që vjen nga Italia, pasi pruri Covid, e çoi edhe njëherë andej nga e mori. Së dyti, shifrat pakësohen edhe nga karantinimi që urdhëroi qeveria, etj., etj.
Kurba e mëposhtme, ndërtuar tani nga ekspertët, tregon gjendjen aktuake që i ngjan asaj të Kinës, që po shërohet dhe jo asaj të Italisë. Kjo kurbë imponon, veç të tjerash, qeverinë, që të mos bjerë në skenarin Italian… Pra, të mos godiet nga piku.
Kurba 2
Po jo vetëm qeveria, por dhe të tërë ata që vijnë rotull saj dhe ekspertë, doktorë etj., etj., duhet të zënë e të kuptojnë më mirë besoj, ç’do të thotë fjala “pik”. Vetëm kështu, do të kontribuojnë realisht, për të qetësuar dhe jo çmendur njerëzinë.
Thelbi i arsyetimit, nisur nga sa u tha më sipër, është se Shqipëria e ka kaluar pikun. në periudhën janar- shkurt, si tregon edhe kurba e parë. Ajo që po shohim tani është rindezje e zjarreve aty këtu. Të provokuara nga ata që vijnë ende, apo nga ata që infektojnë njëri-tjetrin.
Shumë statisticienë, do zënë e do tallen me atë që shkruaj. Po ndërkaq, duhet të më shpegojnë më parë, se ç’do të thotë “pik” dhe kur krijohet ai. Ndryshe, do të më kujtojnë një histori, që i atribuohet një korrespodenti vullnetar të një gazete të Shqipërisë së dikurshme. I nisur nga kryeredaktori me shërbim diku, për të raportuar, ai për t’u quajtur modern përdori fjalën “pik”, që sapo ishte futur në modë. E dini, çfarë tha…
Në pikun e malit, aksionistë kanë nisur akoma më vrullshëm punën e tyre…
Le ta përfundojmë arsyetimin. Qeveria ka bërë mirë me vetëkarantinimin, po do bënte ca më mirë, të kuptonte vërtet “pikun” real. Dhe në këtë pikë, më mirë, të përdorte analizën logjike, sesa idenë që e kishte kapur armikun e parë, më 8 mars.
Kjo shaka e hidhur, duhet të marrë fund. Ndryshe, do të hedhim në erë ekonominë e vendit, duke u qorrollisur në ca skena, që nuk u kanë lezet njerëzve seriozë.
Për çfarë “piku” e keni llafnë, se çmendët njerëzinë?
Them se kjo analize e Nazarkos duhet marre seriozisht.
Bile edhe une mendoj se e kam kaluar kete virus aty nga fundi i muajit shkurt, fillimi i marsit.
Keshtu eshte kur “analeshet”, apo bythepilafet e ekraneve, behen specialiste edhe per Covid -19 !!
“Llafne” e kemi per pikun, i cili nuk ka arritur akoma, aq me pak ne Shqiperi. Shpetii e mendon si maje mali, qe pasi i eshte ngjitur, vjen zbritja.
Ne te vertete, “maja” malit eshte nje lendine, qe duhet te ecesh per disa dite apo jave, dhe pastaj vjen zbritja, e cila eshte sh me e veshtire se ngjitja. Dmth, pasi te kemi arritur nivelin maksimal te te prekurve, dhe te semureve, dhe kur te mos kete me rritje, por vetem grafik te sheshte per disa dite/jave, (kur numri i te prekurve eshte i pa tendence rritjeje), atehere fillon renia, e cila eshte me e ngadalte. Si rregull pritet qe ne rastin me optimist, te jete diku nga mesi i majit.
Shpetim (dhe kolege te tij) ekonomia do kete renie, por shendeti i pari. Kush ben specialistin per çdo gje, nuk eshte i afte per asgje, …
Shyqyr qe pashe nje mendim te hajrit. Ishalla e lexojne ata qe marrin vendime dhe jua vene veshin.
Shum qart me mir sbehet kjo logjike eshte me e vlefshme se demagogjija e ndonje shkencari .
Mire e ke o Nazarko,po’ kush te degjon .Po’ pesionistet qe i mbylli Brenda per ti vrar para kohe.Drogaxhiu AQ mend ka.Mjer ne ke kemi ne krye
O Sadush,o karabush!
Po qënke një rr…k…..!
Po ti po pate ndonjë plak në shtëpi mos e dëgjo Ramën.Nxire të vijë vërdallë që ta çosh mu në gopin e satëme.Dakort!
Piku ka kaluar,por infeksionistet nuk duan ta pranojne,ata e quajne “grip stinor”,per te justifikuar dobesit e tyre.
Ne Tirane ka nje mase te madhe njerzish,qe kane kaluar temp.mbi 39 grade,si dhe shenjat e korones.
Ketu eshte dhe celsi,keta vazhdojne te infektojne,sepse nuk merren seriozisht,nga ata qe e duan koronen mysafire ne fillim te marsit.
Tirana eshte epiqendra e korones,sepse duke filluar nga krishtlindja,aty erdhen emigrantet qe e sollen.
Shume mjek familjesh u perballen,por me vone e kuptuan se nuk ishin ne gjendje te djagnistikonin,per te kuptuar koronen.
Te moshuarit tek ne jane te sprovuar,jane plakur pa kujdes dhe kura mjeksore,me ushqim bio jane rritur.
Ka dy gjëra: E para, pas 8 marsit, “gjatë rrugës”, kemi infektime të reja, që shkojnë me progresion deri në marrjen e masave të distancës sociale.
E dyta, tani njerëzit janë më të edukuar me profilaksinë dhe jemi diku në optimum.
Prandaj, mendoj, duhet të presim edhe një 10-ditësh që të mund “të lexojmë” me saktësi.
Grande
Kjo eshte thjesht analize e nazarkos nisur nga je premise e pranuar ne krye te analizez dhe duket llogike pastaj ne zhvillim dhe fund.
Prape nuk del llogaria me gjith kto vdekje qe ka gjermania. Mire po pranojme qe perendimi po ja fut kot ne ekstrem, po Kina?
Nuk ka shance qe kina te bllokonte popullin dhe ekonomi e po te mos ishte serioze situata. Nuk do pyesnin per ca mine te vdekur po eshte dicka me serioze dhe eshte e vertete.
Ne itali ska me arkicole, i con ishtria kamjonet pot me arkicol i zbrazin e i kthejne prap bish. I japim familjareve nga nje kanoce hi e u tjone ky eshte baba a nona.
Nazarko, nuk eshte kaq e thjeshte llogaritja e pikut.
Spanja po i ka njerzit ne toke.
Duhet shtyre me masa deri ne maj patjeter ndryshe fillon kaosi sidoms ne vende si i jone ky populli merr jot per nje fjale goje
Kam lexuar dy shkrime te Nazarkos Shpetim .
Tek i pari bazohej te nje shkencetar izraletit ,Michel … ( mbiemri sme kujtohet ) .Ky shkencetar kishte parashikuar me vertetesi te habitshme ,pikun dhe fundin e epidemise ne Kine ,bazuar ne fakte dhe shifra !
Edhe ne kete shkrim ,Nazarko Shpetim ate ben…..shpjegon epidemine bazuar ne kohe dhe ne shifra !
Nga pervoja ime ,ne Janar nje miku im kishte keto simptoma qe flitet per Covid – 19 .Ma shpjegoi si perjetimin me te keq te jetes se tij te ketij gripi !
Per fat ,per shkak te punes nuk u takuam mbi 10 dite.
Nese ne Itali ,virologet thone qe Covid eshte shfaqur te pakten qe ne Dhjetor ,kuptohet qe Viti i Ri e ka sjelle virusin masivisht ne Shqiperi .
Eshte merite e Rames qe filloi me masa te ashpra qe ne fillim .Por njerezit duan te punojne qe te paguahen e si pasoje te ushqehen.
Kete te shikoje Qeveria….sa ja vlen te sakrifikojme per virusin qe te mos vdesim nga uria !!!!
Pardje ishin 27 raste ,dje 12 e sot 10 .Uroj te mbyllet kjo flame dhe te punojme …se vdiqem !!
Ndonse ka nje llogjike ne shkrim, une do ta vleresoja nqs kete shpjegim piku e ben nje doktor. Te kuptosh grafikun sepse ke mbaruar per fizike, nuk dmth se mund te japesh mend per nje fushe me kilometra larg teje. Statistika jane publikuar nga organet legale te shendetesise, lerjani fjalen atyre
Ore jeni në terezi apo genjeheni me luge bosh. Po të ecësh me analizën e Nazarkos, pa dyshim që edhe berberi bëhet virolog. Ore Shpëtim bëj mirë atë që di të bësh më mirë. Pjesën tjetër lërja specialistëve të fushës. Sipas teje këta doktorët tanë nuk kanë patur mjaftueshëm material për veçoritë e virusit të ri? Po qe simptomat nuk janë edhe aq të ngjashme, sepse një doktor e kupton kur i ka të bëjë me korona virus-in. Ti thua qe pikun e kemi patur në Janar. Po si është e mundur që deri në javën e parë të marsit , nuk çfaqej asnjë rast domethënës si ai i pacientit 1, që sigurisht hyri nga Italia dhe këtu nisi zinxhiri i kontakteve . Nuk te duket logjike që nga ai rast deri më sot, ne territorin tonë ka mbi 200 të prekur të konfirmuar ? Ne e dimë që shkalla e kontakteve është 1 me 10 . Pra sot, megjithe masat e marra, sot në Shqipëri mund të ketë mbi 5-6 mijë asimptomatike. Mos ja fut kot o Shpëtim. Me ardhjen e emigrantëve për vit të ri , as në Itali nuk kishte ekspansion të epidemisë. Rastet u shtuan fill pas pacientit 1., Deri në atë kohë spitalet nuk ishin në kolaps. E mbi të gjitha nuk vdisnin 800 vetë në ditë mesatarisht. Ka një fakt. Shqipëria edhe pse me 1 javë vonesë , gjithsesi po arrin ta stopoje në një farë mënyre. Sikur qeveria në këtë rast të konsultohej nga tregtare e bleterrites, e jo nga ekspertë të fushës, me siguri që të shtruarit do dergjeshin korridoreve. Sa për ekonominë shiko amerikanët apo të tjerë shtete të fuqishëm. Kur groposen ata, ti mendo për bukën me triska. Po ja hodhën ata, shpëtojmë edhe ne. Ja i çove në punë për nja një, dy muaj njerëzit. Po nqs falimenton ekonomia e këtyre vendeve, di gjë ti ku do blesh e ku do shesësh.? Po rri o Shpëtim mos u zbilanconi me keq se plaku i Shqupit. Bota jetohet realisht e jo në mënyrë virtuale.
Logjika e Nazarkos eshte perfekte dhe nese grafiket jane te sakta atehere ne nuk do te ndjekim trendin Italian dhe te gjithe kemi shembuj nga te afermit tane se sivjet gripi ishte i pangjashem me ata pararendes dhe me probleme ne mushkeri , gje qe perforcon idene e Nazarkos se Corona ka qene prezent tek ne shume me shpejt
Shikoni se si po vepron Suedia , i vetmi vend i industrializuar ne bote qe nuk po ndal ekonomine dhe shkollat perves universiteteve qe i ka kaluar online
Ndryshimi yne me Suedine eshte se ne nuk kemi kapacitetet mjekesore te suedise PER HOSPITALIZIM dhe cdo qeveri e cila mendon per votimet qe do te vijne pas 1 viti nuk deshiron qe para votimeve te kete nje fature me qindra te vdekur nga KY grip Cdo vit ka patur shume vdekje nga griperat stinore te zakoneshem , por e keqja eshte se ky grip u reklamua shume me shume i rezikshem se te tjeret paraardhes dhe pastaj hajde degjo opoziten para votimeve per paregjegjshmerine e PS , pandaj kemi dhe kete fature besoj te sterzgjatur ne kohen e karantines per te qene brenda dhe friken se nuk do te kemi kapacitete hospitalizuese
Kemi degjuar lloj lloj teorish si mund te veprohet me perballimin e ketij gripi , me duket se me llogjike eshte ajo e hebrejve te cilet thone se izoloni vetem te moshuarit dhe ata me semundje kronike dhe keshtu nuk do te kete te semure rende qe do te bllokojne spitalet , te tjeret me te rinjte dhe me te shendeteshmit te vazhdojne jeten normalisht ,shume prej tyre reth 80% do ta kalojne pa probleme dhe keshtu nuk bllokohet ekonomia , e cila do te sillte pasoja me te renda se cdo grip
Por qe te besh kete zgjedhje duhet te kesh b….
Aman edhe ne kete situat mundohesh te besh me nder analistin!:
Pacienti zero!! Pyeteni sali vuk berishen sepse ai e gjen direkt,ka nuhatje bastardi (kopili)…
Ky shkrim i gjithologut Nazarko eshte konfirmimi me i mire shqiptar i asaj shprehjes:
Eksperti fillon te flase vazhdimisht mbi ato pak argumenta qe njeh dhe di, por perfundon duke ia futur kot per te gjitha gjerat qe nuk di.
Karantinohu nja 40 dite nga analizat o burre. Sa te imunizohen ata pak truthare qe te japin te drejte kot. P.s. piku eshte kur arrihet numri maksimal i te infektuarve dhe ne Shqiperi eshte ende larg. Keshtu qe kjo derdellisje e gjate, me apo pa Oliver Tuistin nuk ka vlere. Madje eshte shume e rrezikshme per mesazhin e gabuar qe i jep popullsise.
Pse, vërtetë mendon zotëria juaj se kjo gjëndje zgjidhet vetëm me masa shtetërore? Gjithë kohën, sa ka dalë njerëzimi dhe deri më sot, njerzit kanë ndihmuar me aq sa mundin njëri tjetrin për ti bërë ballë sëmundjeve, sot po na dalin qeveritë që flakin tej këtë eksperiencë dhe ja besojnë zgjidhjen vetëm vehtes. Kështu siç e katandisëm këtë punë duket ka vetëm një zgjidhje; të identifikojmë vetëm ata që e kanë kaluar sëmundjen lehtë dhe nuk e dinë. Testet duhen bërë vetëm për të identifikuar këta. Të sëmurët nuk kanë nevojë për identifikim, ata ja bëjnë muuu me simptomat që shfaqin, atyre nuk ke çfarë tu identifikosh. Vetëm identifikimi i atyre që e kanë kaluar ka për të qënë e vetmja shpresë për sjelljen e situatës në normalitet. Pra, të identifikojmë të shëndoshët dhe jo të sëmurët, nga këta do tna vinte shpëtimi.
O luigj i 14. Ka nje arsye pse e zgjodha Luigj i 15 te une. Jo per gje. Per te nxjerre ne pah injorancem e Shpetimit qe ka mbetur ende ke rrefenjat e Oliver tuistit te para dy shekujsh. E na i shet per anrkfota te vyera
E pra historia e luigjit XV eshte ca me interesante se ajo e Oliver Tuistit. E mbi te gjitha eshte reale. Se dhe ai shpetoi fale nderhyrjes se dadove te pallatit qe nuk i lane mjeket t i afroheshin gjate epidemise se Lise kur ishte foshnje.
Pastaj se c mendon ti personalisht per.masat e qeverise nuk me plas fare sikurse nuk me plas se çfare ben rama apo Basha. Kir ta kuptoni qe keti te beni me shendet e jo me ekonomi do jete vone
Nazarko ka te drejte! Duhet pare ekonomia por Rama si delirant dhe narcizist qe eshte nuk do ta kuptoj. Duhet te leri gradualisht njerezit te punojne dhe nderkohe te ndjeki tendencen dhe te izoloje te infektuarit. Keto ndalime levizjesh sjellin efektin e kundert, njerezit nuk munden per nje ore te kryejne furnizim me ushqime, me ilace, te ndihmojne te moshuar kush ka, te paguajne energjine, ujin, celularin, internetin, hedhje mbeturinash etj. Rama po gabon teper rende sepse i pelqen kjo qe po ben: Po i bindet nje popull i tere!
Nuk ju mjafton Italia qe po vdesin nga 800-1000 vete ne dite? Po u hoq karantina do vdisni si mizat o popull i trashe. 80% e kalojne lehte por ata 20% tjeter nqs nuk ka vend ne spital shkojne ne te semes dhe perqindja e vdekshmerise shkon nga 2% ne 10% dhe i bie qe ne Shqiperi te vdesin nja 200 mije vete. Po pse jeni kaq te trashe o kokcepa?
Po nuk e kuptoni qe edhe sikur ta heqi ai karantinen sot pas 2-3 muajsh nuk do kete me bythe njeri te dale jashte, pra do jene njerezit ne karantine te sforcuar nga numri i madh i vdekjeve. Dhe nqs arrin kjo nuk ka me shprese per rimikembje ekonomike sic mund te kete tani. Thjeshte Shqiperia kthehet ne prehistori.
E di si e do ti Shpetim?
Te te marin dhe te te futin tek Spitali infektiv PA MASKE!
Dhe atje e sheh ti sa ka ikur PIKU!
Pershendetje Shpetim: Kemi punuar bashke ketu e 40 vjet me pare, ahere kur diskutoje edhe per teorine e Anshtainit. Kam respekt per ty por si me i moshuar po te bej nje sugjerim(si atehere): “Mos u mer me gjera qe nuk je kompetent, aq me shume kur ti je nje person publik dhe ke mundesi ti botosh mendimet e tua dhe per rjedhoje impakti te njerzit eshte i madh”. Po nuk eshte faji yt o Shpetim; e kemi ne gen ne Shqiptaret se nuk qe rastesi qe Enveri ishe edhe gjeolog, edhe shkrimtar, edhe mjek,etj. Lerja mjekeve te meren me coronavirusin se po ben kerdine ne te gjithe boten…..!
Ah, “pika” të raft, o PYKË, o farë egoiste deliranti e “Adhamudhi”. “Tamam” Adhamudh.
Ti dukesh nga shqipja e viteve ’30 të shek. XX, me ato fjalë si “LLAFNË”, trembtë “NJERËZINË”, që përdor! Po a bëre ti qoftë edhe një analizë të vetme që të bindësh “njerëzinë” se ai “soj” gripi që ra në janar ishte CORONAVIRUSI i sotëm!
Po si guxon e jep mend o i shkretë, madje me pretendime “shkencëtari”. Shkencëtarët e mirëfilltë i vërtetojnë dyshimet, idetë a hipotezat e tyre, pastaj veprojnë e në fund fare, kur janë të sigurt dhe kanë prova bindëse, flasin e shkruajnë.
—
Shpetimin e respektoj per analizat realiste dhe gjykimin me mendje te ftohte. Besoj se edhe ne kete analize ngrihen shum pikpyetje qe duhen analizuar me thelle nga vete specialistet e fushes mjeksore.
Shpetim Nazarko ne kete shkrim eshte realist. Ai nuk ben kompetentin. Per menfimin tim, shkrimi ka tone te zbutura, nje thirrje per te mos ndjelle panik kronik, por te gjithe bashke te vijojme regjimin e detyruar deri ne kthimin e aktiviteteve normale.
Nazarko ! Mendimi ka llogjik te forte dhe une ebesoj, por ti do ekishe zhveshur lakuriq si kur te kishe nxjere se sa kane qene vdekjet ” natyrore” per muajet Janar e shkurte 2020 e te behej krahasimi. se prurjet e me voneshme jane nga rreket…..