Nga Skënder Minxhozi
Ky është ndoshta vendimi më i bukur i ndërmarrë nga Edi Rama, qëkurse ka shpërthyer kriza e koronavirusit. Është një vendim i guximshëm, i vërtetë, me risk njerëzor, sakrificë dhe kosto. Sepse është i tillë, është edhe një akt i fortë e i sinqertë miqësie ndaj një populli që na është gjendur në çfarëdo rrethane në dekadat e fundit.
Vendimi për dërguar 30 mjekë shqiptarë në rajonin e Lombardisë, i bën nder Shqipërisë. I bën nder vendimmarrësve të saj, institucioneve dhe të gjithë shqiptarëve, në këto momente kur në Bergamo, Breshia, Milano e kudo tjetër në Veriun e Italisë, po përjetohet ferri i vërtetë. Ky veprim na rreshton përkrah atyre vendeve që kanë dërguar ndihma e personel në ndihmë të rajoneve italiane të prekura nga pandemia.
Pa qenë patetikë e hipokritë, meriton të kujtohet në këto momente shumë të vështira, se për ne shqiptarët bregu tjetër i Adriatikut ka qenë një strehë e vërtetë dhe e sinqertë në kohët tona të më të ashpra. Ka qenë një fqinj mikpritës që na ka hapur derën, na ka strehuar, na ka ushqyer e integruar, duke na pranuar siç jemi, me emrat, fenë dhe identitetin tonë etnik, fetar e kulturor.
Me respektin më të madh për të gjithë fqinjët që na rrethojnë, nëse hedhim një sy në pjesën e Evropës ku na ka rënë të jetojmë, ne shqiptarët nuk do të gjejmë miq e komshinj më të mirë se italianët. Është një aksiomë që s’ka nevojë për vërtetim. E ka vërtetuar jeta, historia, faktet.
Nuk është e lehtë të dërgosh mjekët e tu, bashkëqytetarët e tu, në një rajon të shkretuar nga epidemia dhe ku janë infektuar deri më sot 2629 mjekë e sanitarë dhe ku kanë vdekur 50 infeksionistë, penumologë, reanimatorë e pediatër. Pikërisht se nuk është e lehtë, pikërisht se është e vështirë, është kurajoze dhe e domethënëse.
30 mjekë janë një shifër simbolike në një dramë kaq të madhe sa ajo e Italisë së sotme. Por janë një gjest i një vendi që ende nuk e di sesi do të dalë nga tuneli i koronavirus, që nuk ka as mundësitë dhe as forcën ekonomike të vendeve të tjera. Kjo krizë po provon të jetë një sfidë e tmerrshme për jetët njerëzore, por edhe një shkatërrim i pritshëm ekonomik e financiar për vende si ky i yni.
Është mirë që qeveria ka ndërmarrë hapin për të treguar një gjest afrimiteti e miqësie edhe në këto kohë shumë të vështira për ne. Sepse ka të tjerë, siç janë më së pari italianët, që po përballen me situata shumë më të rënda e komplekse se vendet e tjera. Italia e meriton ndihmën tonë simbolike. Meriton shumë më tepër se kaq: mirënjohjen tonë kolektive si shqiptarë!
Jane fjale qe i ndjejme te gjithe ne qe jetojme ne itali
Te pershendes Biagio
jam shum dakort me shkrimin tuaj Skender,ishte nje levizje e duhur nga kryeministri Rama,sigurisht edhe nje falimnderit per ata mjek qe e pranuar pa asnje medyshje vendimin e kryeministrit,italia duhet ndihmuar o sot o kurre aq sa cdo shtet te ket mundesi qe ta kaloj kete periudhe shume te keqe e e ka kapur vendin fqinj,uroj qe sa me shpejt te shikojme nje drite jeshile per popullin italian dhe here tjeter te jete me i pergatitur per te tilla raste,itali eshte ne nje situat qe duhet ndihmuar edhe nga vendet e tjera.
??????
Ky shkrim kam bindjen se perfaqeson ne menyren me besnike,mendimin dhe ndjenjen qe kane Shqiptaret per Italine.
Italia nje vend i dashur, i kultures diturise dashurise miqesise muzikes , civilizimit e cdo gjeje te mire qe ekziston… Uroj ta kalojne sa me shpejte kete situate bashke me shqiptaret qe banijne ne Itali !
Eshte nje akt i madh njerezore nga vete ata mjek ne radhe te pare, si dhe nje ide brilante nga ajo mendje qe e ka ideuar ate. Kjo ide nuk eshte e mendjeve te plakut te PD-se,apo dordolecit te tije,dhe as e lakejve te tyre me dhe pa cizme.
Italia dhe Spanja , jane shtete nga ku ka lindur Europa dhe kane kontribuar me shume per zhvillimin kulturor te Europes , por keto dy shtete po e vuajne me shume Conardin kriminal . Uroj te lirohen sa me shpejt , nga ky armik i pa dukshem . Zgalem
I lumte atyre mjekeve dhe infermierve te cilet kane shprehur gadishmerine dhe sot jane nisur ne ndihme te popullit italian, te cilet jane ne nje situate teper alarmante.
I uroj suksese dhe dalshin faqebardhe ne realizimin e ketij misioni kaq te veshtire.
Nje falenderim edhe per KM tone.
Po interi që na ka djegur sa e sa herë – apo ajo nuk quhet
Po interi që na ka djegur sa e sa herë – apo ajo nuk quhet
Bravo Skender. Ke folur ne emer te te gjitheve.
bravo. vendim njerezor e human. suksese dhe i ruajtte zoti mjeket
Le te jemi krenare qe ne keto caste te veshtira per tere boten ne arrijme te ndihmojme nii vend fqinje si Italine qe eshte ne gjendje me te veshtire se ne,me personel mjekesor nga Shqiperia ,pa harruar edhe ata dhjetra mjeke shqiptare qe punojne e jetojne atje!!
Le te jemi krenare qe ne keto caste te veshtira per tere boten-,per shkak te Cov=19, ne arrijme te ndihmojme nii vend fqinje si Italine qe eshte ne gjendje me te veshtire se ne,me personel mjekesor nga Shqiperia ,pa harruar edhe ata dhjetra mjeke shqiptare qe punojne e jetojne atje!!
Nje gjest i madh njerezor. Ne duhet ti gjendemi vehtes dhe njeri-tjetrit ne keto dite te veshtira. Bashkohem me gazetarin Minxhozi dhe komentuesit.
O Mut ….
Je me te vertete i madh….
Na shkrive gazit.
Edhe mua me shkriu gazit….duket si humor vlonjat, sepse Vlora ka shume interiste te djegur dhe milaniste te perveluar si une.
O Mut ….
Je me te vertete i madh….
Na shkrive gazit.
Kishim nevoje per humorin tend…humor tifozesh skedinaxhinj…
Jashte shakase…
Eshte nje shkrim i goditur,nje shkrim.qe çdo shqiptar me zemer e shkroi,e Minxhozi mblodhi e artikuloi ate qe ne shqiptaret thame copa -copa.
Respekte per Minxhozin,respekte per shkrimin,respekte per Ramen ,e mbi te gjitha respekte per ata 30 djem e vajza te gatshem per sakrificen me te madhe.
Kjo trupe spitalore ne kete kohe lufte i ngjan atyre mijera djem e vajza ushtarake qe kontribuan ne luften e madhe kunder terrorizmit anembane botes duke dhene edhe jeten per te nderuar flamurin kuq e zi.
Ne vertet jemi te vegjel,te varfer,po prandaj jemi miq te mire se kemi zemren bujare e jemi mirenjohes per ate qe italianet bene per ne.
Italia do ta mposhte virusin,do te dale me e forte,me e bashkuar e do te dije t’i dalloje miqte.Miqte e vertete.
Sepse miku i mire ne kohe te veshtira njihet.
Italia gjithmone ka qene prane nesh. Duhesh bere edhe me pare. Bravo
undefined
Vendimi me i bukur – shkruan Minxhoja!
U bera kurioz, kujtova se e kishte per marrezine me te fresket te Rames, ate ‘Masen’ e re te super-karantines qe fillon te henen me vetem 1 ore leje nje njeri per shtepi qe te beje pazaret!
Por, jo, Minxhoja e paskesh shkrimin per matane detit…
Ore Minxhot si mizat e mutit ne prapanice te qeverise!
Jeni ju te paret gadi nga e hena te dilni vetem 60 minuta ne dite dhe ne ato 60 minuta te blini ato qe ju nevojiten? Keni pensioniste ju Minxhot neper farefis qe jetojne vetem e nuk ka kush ti furnizoje po nuk dolen vete apo jo?
Keto na sqaroni ju Minxhot dhe…beni nje gje te vlefshme meqe jeni ne furrikun e qeverise!
Shpjegojani (po arritet t’ja shpjegoni) atij Rames se ata qe i fusin ne vesh te tilla ‘Masa’ te reja Karantinash, po duan ti nxjerrin bojen e ta diskretitojne si rob!
Hajt njatjeta o Minxho, te fala nga shtepia…
vetem komenti yt eshte hane shan hane bagdat.Te ka rene korona ne tru
RRESPPEKTE, NË RADHË TË PARË PËR ATA QË PO NISEN DREJT NJË LUFTE DHËB PËR DHËMB ME PANDEMINË NË SHTETIN FQINJ DASHAMIRËS SI GJITHMONË.
RRESPEKTE EDHE PËR KRYEMINISTRIN QËMORI KËTË NISJATIVË.
Me ëndje i lexoj shkrimet e Minxhozit. Përveç aftësisë profesionale si gazetar ka edhe njerzillëkun qytetar.
Kryesorja eshte qe nuk duhen harruar edhe tragjedite. Ne 28 Mars 1997 anija Sibila ne kanalin e Otrantos, pa asnje arsye goditi – mbyti anijen Kateri i Rades, duke mbytur 105 personi.
E kujtova duke u nisur nga shkrimi i ketij analisti.
Ka lindur Evropa nga Spanja dhe Italia zoti me comentin Zgalem?
Po vete Italianet dhe e gjithe Bota i thone Evropi,emertim Grek i Mithollogjise se famshme Greke.
Evropin,hallen e Ilyrios tregon Mithollogjia Greke e dashuroi Zeusi ne Liby.
Vete Italianet dhe bota e tere i thone Mitho-llogji,Dhimo-Krati,Mathimatiki,Theatro,Koloseu etj o kandar.
Kur Greqia organizonte Lojerat e para Olimpike per Perendite e Olimpit be 776 P.E.S Roma nuk ishte krijuar akoma si qytet.
Veprim i mire nga Albanasit per ndihmen e popullit Italiane.
Vete Emrat e Planeteve jane te Mithollogjise Greke qe jane kopjuar nga Latinet.
Zeusi si Perendia e Perendive dhe Njerezve eshte Jupiteri etj.
Jo o kerma e kolonelit Janullaqis , jo ! Sa here degjojme
apo shohim te flitet per ju , mendja na shkon kurdohere
per djallezite , pabesite dhe dashakeqesine nder shekuj ,
qe kisha greke dhe politikanet tuaj , vegla qorre te asaj
kishe , armike per jete a vdekje te kombit shqiptar dhe
na vijne zorret ne gryke . Nuk duam t`iu degjojme , as
kur nxirni fjale te mira hipokrizie nga goja juaj , sepse e
dime mire se kush jeni . e mira per ju do te ishte heshtja ,
si puna e m***t kur ze kore dhe i paksohet disi era e rende !
Çi do fkalet.
Te lumte ty!
I lumte Edi Rames
Megnithese nje pjese e kane te veshtire te thone nje fjale te mire.
Ja nje analist i mire, te cilit ia ka enda tja lexosh shkrimet e tij, ku disa politikane duhet te mesojne nga ai …..
100% dakord!
Bravo zoti Minxhozi! Ke shprehur sakte dhe ne menyre te goditur mendimet e shumices absolute te shqiptareve,te cilet ne vitin 1990 u versulen te babezitur dhe u hypen anijeve per te shkuar ne perendim,ne Italine fqinje qe i priti me guxim,dashuri dhe keqardhje.I [riti ashtu sic ishin,pa nderruar emrat e fene e tyre dhe sot shumica e tyre jane bere qytetare te denje te atij shteti te civilizuar.Kujtoj se shqiptaret shkuan dhe ne Greqi,por shume prej tyre kane nderruar emrat dhe gjeneralitetet,fene dhe sot shume prej tyre jane akoma me dokumenta te parregullta dhe nuk bejne dot dokumentat as per pension,sepse nuk jane vorioepirote…Ndaj sot Italia dhe populli i saj meritojne mirenjohjen dhe respektin e ndihmen tone te vogel…
Ato mijra muxhahedinet iraniane qe strehoi ne Manze dhe keto 30 mjeke qe po dergon ne Itali jane dy momentet me te gezuara qe na bejne te ndjehemi vertet krenar me timonierin tone apo Skenderbeun e Shekullit 21 sic e ka gradu me mallengjim shoqe Spiropalja
NJE BRAVO TE MADHE ,PER INISIATIVEN E MJEKEVE SHQIPETAR , ISHTE NJE GJEST TEPER HUMAN ,MIRENJOHES . ITALIA E MERITON KETE NDIHME ,
MIKU DHE FQINJI I MIRE , DUHEN NE DITE TE VESHTIRA .
Ka lindur Evropa nga Spanja dhe Italia zoti me comentin Zgalem?
Po vete Italianet dhe e gjithe Bota i thone Evropi,emertim Grek i Mithollogjise se famshme Greke.
Evropin,hallen e Ilyrios tregon Mithollogjia Greke e dashuroi Zeusi ne Liby.
Vete Italianet dhe bota e tere i thone Mitho-llogji,Dhimo-Krati,Mathimatiki,Theatro,Koloseu etj o kandar.
Kur Greqia organizonte Lojerat e para Olimpike per Perendite e Olimpit be 776 P.E.S Roma nuk ishte krijuar akoma si qytet.
Veprim i mire nga Albanasit per ndihmen e popullit Italiane.
Vete Emrat e Planeteve jane te Mithollogjise Greke qe jane kopjuar nga Latinet.
Zeusi si Perendia e Perendive dhe Njerezve eshte Jupiteri etj.
?????????????????
I LUMTE MJEKEVE. ITALIA E MERITON.
Zoti Minxhozi ka shkruar një artikull prekës dhe plot ndjenjë. Vendimi i Qeverisë Shqiptare për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë në ndihmë të popullit italian, është një gjest i lartë njerëzor, që i bën nder Shqipërisë. Një numur i vogël por me domethënje të madhe. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe këto ditë të vështira po kalon sot e gjithë bota, dhe veçnërisht vende si Italia, Spanja, etj. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë ndihmën që na kanë dhënë të tjerët. Këtë duhet ta bëjmë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.
Italia dhe populli italian na është gjendur pranë gjithnjë, përgjatë gjithë historisë tonë mijra vjeçare. Le të kujtojmë kohën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Heroit tonë Kombëtar, kur, pas vdekjes së tij, për të shpëtuar nga raprezaljet e turqve, mijra shqiptarë emigruan në Itali. Le të kujtojmë vitet ’90 dhe dyndjet e shqiptarëve drejt Italisë. Përsëri populli mikpritës italian, dhe jo vetëm, na u gjend pranë. Sot janë me mijra, shqiptarët që jetojnë në Italinë fqinje. Të dhëmb shpirti kur shikon e dëgjon ç‘bëhet në Itali, por edhe në vende të tjera, në luftën heroike kunder kësaj pandemie të pashëmbëllt që ka “sulmuar“ botën. I urojmë popullit italian një dalje sa më të shpejtë nga kjo gjëndje e vështirë! Jam i bindur se mbarë populli shqiptar u uron nga zemra bijve e bijave të tij, punë të mbarë në misjonin e tyre fisnik e human dhe pastaj, pas kryerjes së detyrës, kthimin e tyre shëndoshë e mirë në Atdhe!