Nga Alfred Peza
Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, mori shumë herë më pak vëmendje sesa meritonte në Shqipëri, në raport me ato që ofruan mediat botërore, e veçanërisht ato amerikane e gjermane. Këtë radhë ndoshta nuk kanë edhe shumë faj, megjithëse sebepi gjendet kollaj, sidomos tani në kulmin e luftës. Fokusi i shqiptarëve si i gjithë njerëzimit, është tek lufta ndaj Covid-19. Ndaj, për të gjithë ata që skanë qenë të vëmendshëm e mund të kenë interes, po ofroj një pamje të asaj që ndodhi në prapaskenë.
Rrëzimi i Kryeministrit, nuk ishte një betejë e thjeshtë mes të rinjve dhe elitës së vjetër politike, në Kosovë. Aktorëve të kësaj shfaqje që u mbajt në sallën e Parlamentit në Prishtinë, për shkak të pragmatizmit politik, iu desh që të rreshtoheshin pro ose kundër Albin Kurtit. Sepse loja këtë radhë, ishte shumë më e madhe, se ata vetë. Pasojat e saj, është e sigurtë, që do të bien nesër vetëm mbi ta. Duke u reflektuar, në karreierat e tyre, të sotme dhe të ardhme.
Ranë në sy shumë qartë, dy linja jo paralele qëndrimesh publike, të përfaqësuesve të SHBA dhe BE përpara mbajtjes së séancës parlamentare. E në harmoni me to, u dukën të pozicionuar, edhe liderët politikë. Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj& Co, u perceptuan gjerësisht se materializuan në praktikë, linjën e politikës amerikane. Ndërsa Albin Kurti, Vjosa Osmani& Co, në minorancë, u perceptuan si pranë linjës së BE. Ndaj, me rrëzimin e qeverisë pas votimit në Parlament, u tha se triumfoi SHBA.
Si sebep për rrëzimin e Albin Kurtit, u sajua debati rreth vendosjes ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si masë për përballimin e pandemisë në Kosovë. Ndërsa si shkak, u konsiderua qëndrimi i tij, për çështjen e taskës 100%, mbi mallrat e Serbisë. I dërguari i Presidentit Trump, Richard Grennell tha se kur janë takuar për këtë çështje, Kryeministri e ka parë në sy dhe i ka premtuar se do e heqi atë. Ndërsa Kurti thotë që ka këmbëngulur, se kjo nuk do të ndodhte, pa reciprocitet nga ana e Serbisë.
Ironia është se edhe vetë taksa,duket se është përdorur si sebep, në gjithë këtë histori. Sepse si shkak për rëzimin e Albin Kurtit, mediat gjermane dhe ato amerikane, shohin arritjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd për të cilën është investuar drejtpërsëdrejti Presidenti Trump. Kryeministri tashmë në detyrë ka dashur që ta udhëheqë vetë këtë proces, pasi deklaroi se ka dyshime që Thaçi dhe Presidenti serb Vuçiç, kanë një projekt të fshehtë i cili në fund, do të çojë tek shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve.
Ambasadori Grenell e mohoi kategorikisht këtë fakt, duke dhënë garancitë e duhura se, për SHBA ajo nuk ekziston. Por edhe prapa vetë marrëveshjes, duket se ka edhe diçka tjetër. Ka një nxitim të administratës Trump,- sipas mediave,- për ta arritur doemos një marrëveshje për shkak të dështimeve në politikën e jashtme gjatë këtij mandati. Ndaj po bëhet presion, që marrëveshja Kosovë- Serbi të përdoret në funksion të fushatës elektorale, për zgjedhjet e këtij viti në SHBA.
Eliot Engëll, kryesuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, u shpreh se është “gjithnjë e më shumë i shqetësuar, me taktikat e ashpra që po përdor administrata Trump ndaj Kosovës. Presioni i vënë mbi Prishtinën, për tarifat e saja (ndaj Serbisë), është tejet i pabalancuar. Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë atë”.
Kritikat adresohen së pari, mbi faktin se SHBA nuk po i bën presion Serbisë për ta ndalur fushatën e saj të pisët, kundër njohjeve të Kosovës nëpër botë. Dhe së dyti, sipas një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016, Administrata e Presidentit Trump duhej që të vendoste sanksione mbi Serbinë, për shkak të blerjes nga ana e saj të sistemeve ruse të armëve.
Të dyja këto pika, ka pak gjasa që të realizohen, të paktën tani shpejt. E si të mos mjaftonte kjo, në vend të Serbisë, kërcënimet kanë ardhur mbi Kosovën. Djali i Presidentit Amerikan, Donald Trump Junior bëri thirrje para rrëzimit të Kryeministrit Albin Kurti, për tërheqjen e trupave amerikane nga baza ushatarake e Bondstil. Megjithëse nuk ka asnjë funksion zyrtar, deklarata e tij u lexua si një kërcënim i drejtpërdrejtë, mbi qeverinë e Kosovës.
Në këto kushte, rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, ishte “kronikë e një vrasje të paralajmëruar”. Kritikat më të shumta janë adresuar mbi faktin, se përse kjo gjë duhej të ndodhte, pikërisht tani në kulmin e luftës kundër Covid-19?! E sigurtë është se, Albin Kurti ka ditur më mirë se kushdo tjetër, që ta lexojë qartë këtë situate në të cilën ndodhej. Ndaj e cilësoi ikjen e tij, si “një rënie të domosdoshme, për ngritjen e nevojshme”.
A do ia dalë vërtetë pas kësaj, që të rikthehet sërisht, në krye të qeverisë së Kosovës? Kjo tashmë ka më pak rëndësi. Për aq kohë sa qytetarët duan që të mbarojë më parë, me sa më pak humbje njerëzore, lufta ndaj koronavirusit. Deri atëherë edhe nëse bota do jetë ende si më parë, pas kësaj e sigurtë është që Kosova, do të jetë ndryshe!
Te urtet e mocem thonin gjithmone–mikun ta doni e ta respektoni POR KURRE ZOT SHTEPIE ATE MOS TA BENI.
Eshte fiks VRASJA E PARALAJMERUAR!
Rreziku I Kosoves jane feudalet e saj,Ramushi,Hashimi,Limaj,Mustafa,dhe i fundit sherxhiu tinzar Albin Kurti.Kosova ne keto momente te veshtira ka nevoj per nje lider unifikus,si Rugova,i cili megjithe shume te metave mbetet lideri me popullor ne Kosove.A do e gjej,te presim dhe te shohim,Albini mund te kete disa gjera pozitive,por eshte sherxhi dhe i pa bese.
T,qifsha robt, shkerdhire.
Bravo! Sh i sakte
Te huajin me fjale mos e poshteroni
Buken para por t’ ja shtroni
Ne shqiptari si a ken zakoni
ME I BESU MOS I BESONI
Me siguri e ke fjalen per Serbin. Serbi eshte I huaj dhe asnjehere nuk duhet besuar. Sikur kjo vjershe te ishte per mikun vjersha jote do tingellonte:
Mikun me fjale mos e poshteroni
Buken para por tja shtroni
Ne shqitari si e ka zakoni
Dhe fjalen t’ja degjoni.
Vetem ke zoti te besoni!
Ketu bie ere tradheti burra!
Nga gjithe shkrimi siper e vetmja fjale e vertete eshte “e paralajmeruar”. Renia e Kurtit nuk eshte “vrasje e paralajmeruar”, por “vetevrasje e paralajmeruar”. Te gjitha ato qe thote Peza per Ameriken dhe Evropen, mund te jene genjeshtra, te verteta ose gjysem te vertea. Supozojme se Kurti kish kuptuar kompllotin Amerikan, qe ne bashkepunim me Thacin do arrinte paqen nepermjet “shkembimit te territoreve”. Supozojme se Kurti nuk ka genjyer Gernelin. Supozoojme se cdo gje qe autori fantazon jane te verteta. Pyetja shtrohet: Ne kushtet kur Kurti kish kuptuar kete kompllot te Amerikes kunder Kosoves, pse nuk hoqi taksen? Valle kaqe e rendesishme ishte mosheqja e takses per Kurtin?
Llogjika ime thote qe ashtu si dhe ne Rambuje, qellimi i heqjes se takses, ishte nga Amerika qe te leshonte cekanet mbi Serbine. Duke hequr taksen(qe e kerkon dhe Evropa), Serbi nuk do kish me arsye qe te mos merrte pjese ne bisedime. Nga Kutri kerkohej vetem vazhdimi i bisedimeve. Kurti e sabotoi ate. Po te kish ndodhur kjo, qe Shqiptaret te ishin terhequr nga bisedimet ne Rambuje, faji do u binte shqiptareve dhe Kosova akoma do ishte pjese e Serbise….Ne menyre te gjashme, Kurti i lidhi duar Amerikes dhe Evropes per te arritur paqen.
Pra rrezimi i qeverise nuk ishte “vrasje” por “vetevrasje” e Kurtit. Problemi perseri shtrohet se pse Kurti vrau vehten. Ai qe kur morri pushtetin po ecte drejt “vetevrasjes”. “Vrasja” apo “vetevrasja” e qeverise si sot dhe gjithmone eshte plan Serb per ta bere Kosoven rrumpalle. Pse Kurti ne momentin me te keq per Kosoven beri “vetevrasje”?
Eshte e dhimshme te them se ketu nuk eshte fare fusha e politikes. Ketu eshte fusha e veprimit te agjentures Serbe qe po duket se ka sukses ne berjen e Kosoves rrumpalle. Veprimet e Kurtit nuk kane llogjike. Ato kamuflohen me “patriotizmin” anarshist, por qe ne thelb i cojne ujin ne mullirin e Vuciqit.
E vetmi kuriozitet ketu eshte se kush ja dha urdherin Kurtit te “vetevritej” C’rol ka Sali Berisha ne kete
lajm ogurzi??
Besoj se eshte mjaft me kaq.
Sebep pa sebep, Albin Kurti i mbajti premtimet zgjedhore, e deshmoj se nuk eshte i “ri-programueshem” nga lart sapo te ulet ne pushtet siq propagandonin ngelaqat dhe kriminelat se ai ende nuk e ka provu “mjaltin”. Europa e qmoj ecjen drejt te tije, kurse Grenell nuk e gjeti “demokratin” qe e priste per misionin tije, prandaj i dha krah “te keqes me te vogel” qe e ndeshkoj populli me vote. Kurti u shfuqizua, por pa u “qmontuar” si lider i rangut Dr Rugova, gje qe tash po mundohen ta bejne “gazetaret e pavarur”.