O faqezinj

29 Mars 2020, 13:13Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Si nuk folët një fjalë të mirë o faqezinj, si nuk thatë njëherë “të lumtë” o faqezinj, si nuk lexuat njëherë një deklaratë shprese o faqezinj, po si nuk ndollët njëherë mbarë mbarësi o faqezinj.

Po si nuk dolët njëherë të flisnit dhe dërdëllisnit si njerëz normalë o faqezinj, si nuk ndryshuat njëherë kursin e drejtimit o faqezinj, si nuk u shkëputët njëherë nga e keqja dhe e zeza o faqezinj, si nuk u foli njëherë zemra fjalë të ëmbëla për shqiptarët o faqezinj.

Po si nuk e kuptuat njëherë vendin ku ndodheni o faqezinj, si nuk e pranuat njëherë të vetme se jeni fundi kavallit o faqezinj, si nuk e larguat njëherë të vetme jezitin që ju ka pushtuar mëndjet dhe shpirtin tuaj o faqezinj.

Dhe kjo po ndodh edhe në këto ditë kur shqiptarët më shumë se kurrë janë bashkuar si një grusht i vetëm, për të ndalur dhe fituar mbi të keqen o faqezinj.

Si nuk e pranuat njëherë të vetme, se nuk ju beson, dhe nuk ju dëgjon më njeri o faqezinj, sepse jeni të formëzuar nga jeziti, për të qenë deri në fund të shtrëmbër.

Po si nuk u afruat njëherë të vetme pranë sofrave të hallexhinjve o faqezinj, si nuk e pranuat botërisht njëherë të vetme, se ju kurrë nuk vini në pushtet me jezitin dhe gjuhën e helmuar që keni. Si nuk ju gjendët  pranë njëherë  të vetme shqiptarëve o faqezinj, por gjithmonë u ngjallni atyre neveri, panik, tmerr, dhe krrupë.

Po si  nuk  pushuat  njëherë  së shari  dhe ofenduari,  edhe në ditë të vështira këdo që e shihni  se nuk e përmbysni dhe nuk e shtyni dot, sepse jeni të paaftë dhe të pafuqishëm.

Keni mbetur vetëm në bunkerin e ish-Ushtrisë Popullore o faqezinj, dhe nuk dini çfarë bëhet, dhe çfarë ndodh jashtë tij, por  dëgjoni  vetëm  jezitin, dhe dridheni para kërrbaçit  të tij.

A mendoni  se do t’ua falin shqiptarët këto që bëni o faqezinj, mendoni se do të harrojnë  ata, se ju i  panikosni  dhe i  vrerosni, edhe kur ka lajme të mira, edhe kur  lind shpresa për fitoren e padiskutueshme, mbi  të keqen.

Kyçuni në bunker o faqezinj, dhe  dilni prej andej  kur tu japë leje jeziti, por pasi tu ketë zhdëpur mirë me kërrbaç, sepse vetëm ashtu jeni mësuar që në djep ju.

28 komente në “O faqezinj”

  1. Z says:

    Sado qe jam dakort me artikull shkruesin ju lutem lerini per ca kohe menjane urrejtjen ne shtyp! Thone se kur trazon dicka te ndenjur mban ere te keqe! Duhenpastruar njehere e mire!

    1. bujari says:

      Eshte e vertete..mu… mos e trazo ..se e shperndane eren…………….koleren !

    2. qazim says:

      I ke thene te gjitha ne menyren me te plote te mundeshme. Te lumte pena.

  2. ???????????????????? says:

    Jazëk ju qoftë o faqezinj !
    Atdheu ju mallkoftë o faqezinj!
    Harram , çkeni ngrënë , o faqezinj !!

  3. Timi says:

    Sakte! Faqezinj e kriminele. Keta do shkojne burg pushtetin t’a shohin me dylbi nga ajrimi ne oborrin e burgut. Jeziti Sali Brish eshte i pari qe do jape llogari per krimet, vrasjet dhe vjedhjet qe ka bere bashke me te birin dhe te bijen.

  4. L.R says:

    Super Artur..
    Ushtaret e Salehut dhe Presidentit jane….!
    Dhe rruget jane me kthesa ne gjithe boten dmth cdo njeri human dhe mjet me motor kane-ben kthesa… JO … keta deshtake-injorante ndjekin rrugen DREJTE te Saleh-Ilir kellires..
    Izolim total te vendit… mjafton te mendosh cfare politike te jashtme ndoqi Salehu? dhe ketije Presidenti qe vetem shkon per cdo vit te Arbereshet e ne Itali dhe as nje vizite zyrtare.. se njeh njeri.

  5. bujari says:

    Eshte e vertete..mu… mos e trazo ..se e shperndane eren…………….koleren !

  6. Jimi says:

    Jo mor jo, keta horra e bire kurvash qe vetem zi dine te mbjellin, nuk duhen lene me te livadhisin, se nuk po na lene rehat edhe tani qe po na vjene festja verdale nga kjo e keqe qe ka pllakosur dynjane, keta kerkojne te bejne dasem!? Derri do plumb e jo pambuk! Mjafte me me keta horra se mire qe na e nxine jeten per aq kohe sa sunduan, por edhe tani qe i shporrem nga sundimi, kerkojne t’na e nxijne prape?

  7. Dashi says:

    Malok salianus basha GD nje grigjeri e tmershme llumi shqiperis i mbledhur te PD, pun kurvash

  8. Tarrasi says:

    Keta jane funderinat e ketij vedi.keta jane njerzit me te urryer qe mund tr ekzistojme.keta nuk kane as nder.as moral.as familje.pofati mall qe ne keto situata.nuk kane gje ne dore.jane si zagare.po ky popull ju njeh mire cfare mostrash jeni.prandaj ju coi ne qenef.nuk keni turp.plehra

  9. Kristjan says:

    Nuk di Nuk mundet te kthesh nje pergjigje jan then te gjitha
    Vetem njera nuk e sht permendur ne kete artikull
    jo frika nga kerbaci por VRASJA sikur ka ber me te gjith
    i barabart me Enverin te gjith te vdekur nga e njejta semundje ne te njejtin spital
    me dy perjashtime Pashkon e ben haram megjith pilot dhe me ckish
    dhe me Gjigandin SOKOL OLLDASHI qe ju tremben pa mas dhe Në 23 vite, në Shqipëri janë vrarë e kanë vdekur 21 figura politike te PD
    Kolin Gjoka me të njëjtën sëmundje si Zhulali, Spahia, Arbnori, Hoi, Dibrai.te kuruar ne te njejtin spital ku me porosi personale te virusit Berisha u cuaan rstesisht ne te njejtin spital ne afersi te napolit

  10. Z.Ajazi, nuk ia vlen te shkruash fare qe te shkruash per faqezinjte. Leri te mbyten ne llumin e turpit dhe te keqes se tyre patologjike. E keqja e tyre te mos na behet ngjitese, te mos na infektoje mendjen dhe shpirtin tone.

  11. Isidori says:

    Populli shqiptar ju mallkon përditë se vetëm të keqen tonë dëshironi. Populli shqiptar do ju rrëzoj. Ju keni mor fund me kohë o plehrat e kombit.
    Forza Albania ?????

  12. Jorgaqi says:

    Saliu eshte burre Shteti..lereni fyrjet dhe sharjet se nuk ka lezet o shqiptare…Saliu ka ndihmuar ne ngritjen e marredhenieve te mira me Greqine vellain tuaj te madhe dhe i gjithe-ndodhur prandaj mjaft me sharje e ndytje goje se nuk eshte etike….me Saliun Shqiperia do te ishte akoma dhe me mire e me perpara

  13. Roberto says:

    Artur ! Mos prit qe FAQEZINJTE e Shqiperise te thone TE LUMTE. Atyre po ju shembet toka nen dhe ne c’do veprim dhe vendim qe Rama merr per te gjithe sepse ata masat i marrin vete se kane frike,ju dhimset jeta,nuk kane kujt t’ja trashengojne ate pasuri kaq te madhe qe kane edhe pse i kane shperndare neper miq e shoke duke investuar neper TV apo biznese ndertimi etj etj njesoj sic ben MAFIA. Ata shpirtin e tyre e kane ne nxire nga sukseset e nje pas njeshme te Rames dhe e dine shume mire qe as behet fjale te vijne ne pushtet edhe sikur pas ketyre arritjeve qe jane bere deri tani Rama “te beje gabime” keta FAQEZINJ apo SHPIRTZINJ nuk do fitojne asnjehere.

  14. Qati says:

    Mos ofendo Jezitet Artur. Ato jane fise pagane por te fisshme. Kura me mire prej faqezinjeve eshte ti injorosh deri ne ate pike sa te duken inekziztent. Te duket sikur flasin ne hapsire boshe dhe sado qe çirren zeri i tyre nuk degjohet…

  15. h says:

    Shpirtkeqësia dhe mizantropia injorante që ka mbjellur salihat ne atdhe,
    eshte beteja kulturale dhe shoqërore e brezave që do vijnë.

  16. Alb says:

    Këta faqezinj, duhet të hapin qoftë një herë të vetme fjalorin shqip dhe të shikojnë se çfarë do të thotë fjala “FISNIK”.
    Por këta faqezinj e kanë dëshmuar edhe më parë që pushteti mbahet me gjak dhe kjo gjë nuk ndryshon as tani që garda e 21 Janarit e ka emrin Covid-19.
    Rama nuk është perfekt, por të paktën një gjë ka bërë në këto 7 vite pushtet: U ka dhënë përsëri dinjitet shqiptarëve në sytë e Europës dhe Botës. Jam i sigurt që me faqezinjtë do na kishte marrë lumi në këtë situatë.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Ore, ky qe do te behet kryeminister me semese, si nuk e pashe ne terren per ndonje pako ndihme.. Ky flet per njerzit qe skane buke te hane por sa here qe flet, eshte ne zyre me “Libra” mbrapa.. Ku eshte lideri opozites qe I bie me grusht tavolines ?!?! Ne zyre?!?! Duan pushtet ne tavoline dhe kur ja merr, te vrasin.. Maloke qe I hipin kalit dhe te shtypin.. Sali, shpresoj qe ne kete kohe kolere (sic je dhe vete) te vdesesh. Se e di une qe e ke fiksim po vdiqe do gjithe turmen aty te groposesh me lavdi.. Vdis Sali Kerma vdis, te te varrosin si mbetje toksite te vetem..

  18. ILDA says:

    TURO MOS BEJ GAM GAM SE NA LODHET
    PO PATET BYTHE FUTINI BRENDA
    PO NUK PATET SALA JU QI NE BYTHE

  19. ILDAAA says:

    TURO MOS BEJ GAM GAM SE NA LODHET
    PO PATET BYTHE FUTINI BRENDA
    PO NUK PATET SALA JU QI NE BYTHE

  20. Gëzimi says:

    O sali o koke mut
    Ec e ec e ha prap mut
    Me mut ti kurre nuk u ngope
    Kthehesh prap e ha nje cope

    Pusho nji dite, mos ha mo mut
    Bjga ha po jo mo mut
    1000 here thane na t’kena
    Ai vazhdon me ato t’veta

    Ik o lul mos iu afro
    Era mut ty po t’fillo
    T’lutmi shum larg prej tije
    Karo virus ka me t’hi

    Borxhit te dola
    Mos mthuj pse s’mkallxove
    S’kam ça t’baj
    N’çoftse shkallove

  21. Me komentuesin Z kisha vatem një gja: me qe Arturi sipas jush duhet te kurseje kritikat për faqezinjet qe në cdo kohe flasin vetem keq,ndjellin vetem vdekje po ata faqezinjet ose kriminelet e popullit shqiptar a duhet ta mbyllin shkarpën pra gojen e tyre në kete situate? Ata nuk lanë gja pa thanë edhe në kohen e termetit qe nuk dhanë një ndihme sa ma modeste me qe nuk kanë gja në dore vetem te lehin, ata as sot nuk po pushojnë se lehuri,deri kur zoti Z?

  22. Tomori USA. says:

    Faqezinjte, i ka mare Monika, gruaja e Ilirit, te hane dreeke ne vilen lluksoze ne Lalaez. Atje i pret nje tjetr faqezi. Do hane e do pine si dikur , nje dite para se ti behej gjyqi ilir Metes, per vidjon E 700 mije Erove.
    Ne vend qe tu bejne thirje mjekeve lamash te PD, LsI, te solidarizohen me gjithe mjeket dhe infermjeret qe, kane dale ne pensjon por, shkuan per tu sherbyer qytetareve te prekur nga Kovit 19. rine si mumjet e e gjyptit dhe me keq shajne, e fyejne qeverine per masat e mara , per te patur sa me pak humbje njerezish.

  23. Pelioni says:

    Z. Ajazi shqetsimi juaj është më se njerëzor, më se human, më se i drejt evital ,por ata të cilëve ti ju drejtohesh gjithçka mund të jenë si vrasës hajdutë tradhtarë spiunë,e dreqi me të birin por njerës as kanë qënë dhe as kanë për të qenë ,apo për tu bërë ndonjë herë .
    Për këta dhe tërë llojin e tyre sali berishiste vlen ajo shprehja pop. muti nuk behet hallvë por .ngelet mut.

  24. Poli says:

    Te drejte ke…te njejten gje bente Edi ne opozite….vetem shante mallkonte…por shkaterroi cfare gjeti te mire….administraten,borxhin,bisnesin……eshte e thjeshte te mbyllesh njerezit brenda se Shqipot nuk jane trima por puna eshte ti ushqesh dhe te punojne….as do u japi nga dhjami shteti….skam thote….pse ska ku I coi apo pse nuk I mblodhi sna thote kush? Italia vendi me I prekur po u jep miliarda…ku I gjeti si I mblodhi se nuk I beri leket rrush e kumbulla…..

  25. qytetari says:

    Faqezinjve jepi ate qe meritojne:
    Lerini ne harrese! Dhe jo sa here ata lehin,pjesa tjeter i pergjigjet me fjale.
    Ky eshte dhe gabimi fatal,qe po vazhdon gjate.
    Lereni te merret drejtesia me ta,per ato qe kane bere ne keto 3 dekada.

  26. TIRONA says:

    Kuklla vrasese si keta :nuk japin jeten per atdheun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje